08/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 tetor 1997

Doganiërët në pranga

Korçë Faqe 4

Nderimi për viktimat e Otrantos, obligim i lartë

Zëdhënësi i kryeministrit Faqe 2

Demagogjia t’ia lerë vendin hapave konkretë

Takim Meidani - Bukoshi Faqe 2

Berisha nuk e pengon dot Shqipërinë

Nënshkruhet Marrëveshja e Angazhimit midis qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar Fatos Nano Të gjithë shqiptarët jemi në të njëjtën varkë, e në rast se fundosëmi s’ka rëndësi nëse u fundos në krah të majtë apo të djathtë, humbasim të gjithë. Por, jam i bindur se po zhvillojmë dhe ndajmë me njëri-tjetrin përgjegjësitë e rilindjes sonë europiane dhe do t’ia arrijmë. Faqe 3

Më 22 tetor Konferenca e donatorëve për Shqipërinë

Më 22 tetor Konferenca e donatorëve për Shqipërinë Konfirmon Presidenti i radhës i BE, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Zhak Pos: Konferenca e vendeve donatore për

Ushtria do të ngrihet mbi koncepte moderne

Forcohet bashkëpunimi me NATO-n Një delegacion ekspertësh të NATO-s po vazhdon kontakte të frytshme politiko-ushtarake në Shqipëri Faqe 2

Tolerancë dhe bashkëpunim për hir të së ardhmes së Atdheut

Intervistë Me zëvendëskryetarin e këshillit shqiptaro - amerikan zotin Ekrem Bardha Faqe 7

Presidenti i radhës i BE, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Zhak Pos

Zhak Pos Konferenca e vendeve donatore për Shqipërinë do të mbahet në Bruksel më 22 tetor. E ka konfirmuar këtë dje vetë ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Zhak Pos, presidenti i radhës i BE-së. “Takimi i Brukselit do të jetë një hap përpara nga konferenca ministrore, ndërkombëtare e Romës”, ka deklaruar Pos përpara gazetarëve. “Në këtë konferencë do të shqyrtohen programet e rindërtimit në favor të Shqipërisë” është shprehur Zhak Pos. Kjo konferencë do të organizohet nga Komisioni Europian dhe nga Banka Botërore, sipas skemës së tri konferencave të ngjashme, të organizuara gjatë viteve të fundit, për Bosnjë - Hercegovinën. Pos nënvizoi përparimet e dukshme në rrugën e normalizimit demokratik”, të konstatuara gjatë javëve të fundit në Shqipëri dhe, shtoi se BE-ja mbështet proceset e rindërtimit të policisë dhe ushtrisë, të filluara nga UEO-ja dhe NATO-ja, bën të ditur ATSH.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes. (Foto: M. Xhufka)

Kemi vepruar sipas statutit

Reagon kryesia e Akademisë së Shkencave Faqe 8