10/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 tetor 1997

Ngjarje e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë

Presidenti Meidani në Samitin e KE në Strasburg, i ftuar nga Presidenti Shirak Faqe 2

Mit ingjet e paligjshme kanë filluar pas zgjedhjeve

Pronocohet Drejtori i Drejtorisë së Policisë të Tiranës, z. Pashk Tusha Faqe 3

PD mban peng rendin dhe pushtetin lokal

Tërheqim vëmendjen: Shkodra në antk[h] Tërheqim vëmendjen: Shkodra në antk[h] PD mban peng rendin dhe pushtetin lokal Faqe 6

Jep dorëheqjen kryetari i PD-së në Shkodër

SHKODER-Kryetari i degës së PD-së për Shkodrën, Orm Rusi, ka dhënë dje dorëheqjen nga kjo detyrë. Këtë e bëri të ditur mbrëmë një burim nga kryesia e degës së PD-së në këtë rreth. Burimi në fjalë tha se Rusi e paraqiti dorëheqjen dje paradreke në aktivin e PD-së të rrethit, ku merrte pjesë si i deleguar Jemin Gjana. Aktivi ishte mbledhur për të analizuar punën e deritanishme, mirëpo menjeherë është gjendur përballë dorëheqjes së z. Rusi. Burimi nga kryesia e PD thotë se Rusi e motivo i dorëheqjen e tij duke thënë se ishte i lodhur nga puna dhe stresit gjatë këtyre 6 muajve në këtë detyrë. Por ky motivim pak duket të jetë besuar si shkaku i vërtetë që e çoi Rusin në dorëheqje. Ky ishte zgjedhë në këtë detyrë para 6 muajve. Ai pati deklaruar disa herë publikisht se do të ndikonte për ta reformuar degën e PD-së në Shkodër. Gjithashtu që ishte deklaruar për ta distancuar sa të jetë e mundur atë nga ekstremizmi. Mirëpo koha tregoi se z. Rusi jo vetëm që nuk mundi t’i arrinte këto synime, por segmentet ekstremiste do të dominonjnë thuajse krejtësisht degën e PD-së në Shkodër. Bile nga këto segmente para disa kohësh i ishte bërë thirrje Rusit që të jepte dorëheqje. Ishin këto segmente ekstremiste që e detyruan Rusin të bënte disa herë deklarata të dyshimta kohët e fundit, deklarata këto që e çonin në mënjanë e bashkëjetesën në Shkodër. Këto deklarata jo vetëm që nuk u pritën mirë nga opinioni, por pati edhe reagime. Kështu që zoti Rusi nuk mund të vazhdonte më të shërbente si zëdhënës i segmenteve ekstremiste të PD-së. Ndaj dhe zgjodhi rrugën e dorëheqjes. Pra ishte një dorëheqje e imponuar e krahut ekstremist që drejton Sali Berisha në këtë parti. Tek pjesa ekstremiste, që ka hedhur rrënjë prej kohësh në degën e PD-së së Shkodrës, Sali Berisha shpreson shumë që të zgjidhet edhe një herë kryetar i PD-së. Korresp. i “Zërit të popullit”

Sic bën të ditur ATSH, “Lëvizja për Reformimin e Partisë Demokratike” nuk e njeh kongresin e 20-21 tetorit dhe po mendon tashmë për një kongres tjetër të jashtëzakonshëm të PD.

PËRÇARJE NË PARTINË DEMOKRATIKE

Sic bën të ditur ATSH, “Lëvizja për Reformimin e Partisë Demokratike” nuk e njeh kongresin e 20-21 tetorit dhe po mendon tashmë për një kongres tjetër të jashtëzakonshëm të PD. Këtë e deklaroi të enjten pasdite një nga drejtuesit e “Lëvizjes”, Arben Meçe. “Pas kongresit të shpallur nga Berisha - tha Arben Meçe - ne do të vetëshpallim fraksion dhe do të punojmë si të tillë në Partinë Demokratike. Do të përpiqemi të krijojmë institucione në PD, me apo pa Berishën”. Arben Meçe, një nga drejtuesit edhe të “Lëvizjes së Dhjetorit ’90”, e ftoi kryesinë e PD për një debat të hapur në lidhje me temën e fundit politike. Ai akuza[...] paligjishëm kongresin e 20-21 tetorit. “Datat e kuvendit duhet t’i vendosë Këshilli Kombëtar dhe jo Sali Berisha; ai s’është as kryetar i partisë”, tha Meçe. - Por tashmë PD po punon sipas praktikave militare, në bazë të urdhrave dhe emërimeve”. “Berisha thotë se është për fjalën e lirë, por nuk tregon se cili institucion e mbron lirinë e fjalës në PD. Ne po punojmë për krijimin e këtij institucioni. Në fillim e në fund do të propozojmë asnjë kandidaturë alternative ndaj Berishës, përveçse ndonjë figure joserioze”.

Intervistë

Shteti dhe krimi nuk mund të bashkëpunojnë Faqe 5

Nënvizojmë

Berisha dhe mit-ingashë të paguar Faqe 3

Itali

Kryeministri italian Prodi jep dorëheqjen Faqe 11