12/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 tetor 1997

Shqipëria ecën pozitivisht drejt së ardhmes

Strasburg: Takime të rëndësishme të Presidentit shqiptar Rexhep Meidani — Faqe 2

Hapa të sigurtë partneriteti dhe integrimi

Bukuresht: Kryeministri Nano në Asamblenë e Atlantikut Verior — Faqe 3

Vjedhja arrin në shumën 163 milionë lekë

Dosje korrupsioni: Punëtorët e shtypshkronjës akuzojnë Xhekën — Faqe 7

BERISHA SPIUN I SIGURIMIT DHE I AGJENTURAVE

Në prag të kongresit të Partisë Demokratike

KGB

Fajdet

Përfaqësuesi i qeverisë në grupin e mbikëqyrësve për transparencën e kompanive huamarrëse Farudin Arapi konfirmoi dje 21 Tetorin si ditën e tenderit për përzgjedhjen e kompanive të huaja të angazhuara për transparencën. Arapi tha dje se tre ditët e fundit ka patur takime të vazhdueshme me përfaqësuesit e shoqërive tregtare dhe një shoqëri italiane me qendër në Bolonja e specializuar në kontrollin e shoqërive tregtare. Përfaqësuesi i qeverisë tha dhe se po punohej me përfaqësuesit e këtyre kompanive për t’i përgatitur për procedurat e tenderit. “Kanë marrë temat e ref- Më 21 tetor tenderi për kompanitë e huaja që do të bëjnë transparencën dhe secila po bën vlerësimet e veta. Të katërta kompanitë kanë shprehur angazhimin serioz për realizimin e transparencës” tha dje zoti Arapi. Fondi i çelur për realizimin e këtij procesi është në shifrën 6,5 milion dollarë. Ndërkohë që fitues i tenderit të 21 tetorit do të jetë ajo kompani që ofron shërbimin në kohën më të shkurtër si dhe kryen administrimin më të saktë. Çdo gjë në këtë drejtim lidhet me çështjet kryesore të kontrollit dhe administrimit. Ndërkohë deri më 21 tetor pranë kompanive huamarrëse do të vazhdojnë punën administratorët e përkohshëm shqiptarë. Mbikëqyrësi Arapi tha dje se deri tani administratorët vendas kanë realizuar administrimin e pasurive të kompanive. Sypnimi- tha Arapi ka qenë shkurtimi i shpenzimeve të kompanive, veçanërisht shkurtimi i shpenzimeve joefektive si pagat, shkurtimi i personelit ndihmës-rojet. Është arritur një marrëveshje mes administratorëve dhe kompanive për këtë - tha Arapi. Kryembikëqyrësi pohoi dje se po shihen kontrollet në proces, me vëmendje nga ato kontrata që riaktivizojnë prodhimin. Ai shtoi se nuk ka patur asnjë rezervë deri tani për punën e kryer nga pronarët e kompanive. Madje- tha ai- ato po kërkojnë të kryhet sa më parë transparenca nga kompanitë dhe puna të kontrollit dhe rezultati financiar të publikohet menjëherë për secilën kompani më vete.

I AGJENTURAVE TË LINDJES?!....

I AGJENTURAVE TË LINDJES?!...

. Ish deputeti i PD-së Arben Meçe hedh dyshimin e madh mbi të shkuarën e Berishës. Faqe 5. Edhe ish kryeministri Meksi kishte paralajmëruar: Në krye të PD-së ka spiunë të agjenturave të huaja