Emergjenca u mbyll. Shqipëria ka nevojë për vende pune. Jemi të angazhuar të realizojmë përmes projekteve tashmë të gatshme dhe ndihmës së komunitetit ndërkombëtar çeljen në periudhën 4-vjeçare të 200 mijë vende pune.
Kështu është shprehur përpara gazetarëve në aeroportin e Rinasit kryeministri shqiptar Fatos Nano ndërsa bëhej gati të udhëtonte drejt Romës, ku sot do të çelet Konferenca Ndërkombëtare kushtuar Shqipërisë. Dhe më tej, ai ka konkluduar: Suksesi është i garantuar. Por, ndërkaq, kryetari i qeverisë shqiptare ka theksuar se suksesi nuk është vetëm i qeverisë, por i Shqipërisë, i politikës, i bashkëjetesës dhe i integrimit.
Faqe 3
OSBE e shqetësuar nga qëndrimi negativ i Berishës
“Unë shpresoj që vendimi i Berishës nuk do të thotë se e tërë Partia Demokratike ka për qëllim të mos marrë pjesë në reformat”, deklaron kryetari i OSBE-së, Petersen
Faqe 2
Kryetari i OSBE, Petersen
Nano i dorëzon Prodit Urdhërin “Skënderbej”
Mirënjohje për ndihmën që Italia i ka dhënë Shqipërisë
Faqe 3
Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, priti parlamentar[in] e CDU, Frederik Shulce
Duke iu referuar dhe takimit të tij të shkurtër me Kancelarin gjerman Kohl në Strasburg, Presidenti i Republikës vuri në dukje vullnetin e plotë të autoriteteve shqiptare për të zhvilluar më tej lidhjet e bashkëpunimit në të gjitha nivelet me shtetin dhe popullin gjerman. Vendi ynë tha më tej zoti Meidani, e ndjen mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep populli dhe qeveria gjermane në të gjitha planet për rimëkëmbjen institucionale dhe ekonomike të vendit si në planin bilateral ashtu edhe në kuadër të komunitetit ndërkombëtar. Angazhimin e politikës sonë drejt europianizmit të elementëve tradicional të rajonit, Presidenti Meidani e lidh ngushtë me çështjen shqiptare, duke vlerësuar edhe mbështetjen e Gjermanisë e komunitetit ndërkombëtar që çështja e Kosovës të jetë pranueshme politikisht. Zoti Meidani shprehu edhe një herë nevojën e zbatimit sa më të shpejtë të marrëveshjes së arritur Rugova-Millosheviç si hap konkret i inkurajues drejt një klime pozitive besimesi dialogu do të jetë rruga drejt të ardhmes.
Parlamentari gjerman vuri në dukje kontributin e tij për forcimin e vazhdimësisë dhe marrëdhënieve dypalëshe dhe vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar për integrimin e Shqipërisë. Ai theksoi se Gjermania do të mbështesë zgjidhjen paqësore të çështjes së Kosovës duke marrë parasysh një situatë shpërthyese dhe se Marrëveshja e Dejtonit duhet të shtrihet edhe në planin civil.
Zoti Shulce nxiti modernizimin e realizimin e plotë të kontrollit civil në ushtri dhe vuri në dukje punën e bërë për kualifikimin e ushtarakeve shqiptare edhe në kuadër të operacioneve paqeruajtëse së bashku me kontin[g]jentë të ushtrisë gjermane.
Gjatë këtij takimi, ku mori pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit Popullor Namik Dokle, u shkëmbyen mendime edhe për investimet gjermane në fushën e ndërtimit dhe të ekonomisë sonë. Presidenti i Republikës nxiti realizimin e një projekti shkollor informatike të parashtruar nga deputeti gjerman.
Shansi i humbur
Refuzimi i ftesës për në Romë dëshmon se Berisha nuk është i përgatitur për një kurs të ri politik të PD-së
Faqe 2
Korrupsion
Nyje që fsheh miliona të vjedhura. Kërkohet ndërhyrja e Kontrollit të Shtetit
Faqe 7
Shpallet kërkimi
Pas ndalimit të tre personave që qëlluan mbi Idajet Beqirin kërkohet shoqëruesi i Berishës
Faqe 5
Sabri Godo komenton mospjesëmarrjen e Berishës në delegacionin që përfaqëson Shqipërinë në Romë