19/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 tetor 1997

FMN e kënaqur me reformat e qeverisë shqiptare

Mishel Kamdesy: Faqe 7

Perëndimi do të na ndihmojë të dalim nga kriza

Spartak Ngjela: Faqe 2

Merr pjesë edhe Presidenti i Republikës Rexhep Meidani

Në përvjetorin e fshatit “SOS” Faqe 7

NANO FTON BERISHËN NË BRUKSEL

Kryeministri shqiptar i vendosur të realizojë bashkëjetesë dhe integrimin e opozitës “Jemi mbetur e hapur”. Nga dje kryeministri Nano duke shprehur keqardhjen për largimin e Berishës në Konferencën e Romës, tha se i është bërë një ftesë për Berishën të udhëtonte me të në Romë, por si presidenti refuzoi ftesën pak orë para nisjes. “Vendi i Berishës mbeti bosh. Mbeti bosh jo vetëm në Konferencë, mbeti në aeroplan, në vajtje e në ardhje, mbeti në autobuzin me të cilin lëviznin nga Hoteli në sallën e Konferencës, mbeti bosh në mikrofonet e medias ndërkombëtare dhe vendase që interesoheshim për Shqipërinë. Mbeti bosh dhe pa përgjigje edhe ftesa që Konferenca në dokumentin e saj politik dhe përfaqësuesit politik të vendeve pjesëmarrëse i bënë opozitës për të bashkëpunuar me Qeverinë e re, institucionet e reja të zgjedhura nga vota e lirë e popullit për të rindërtuar së bashku Shqipërinë” (Në faqen 2)

Emergjenca mbaroi, tani rritje ekonomike, vende të reja pune

Me kryeministrin Nano pas kthimit nga Roma Synimi i qeverisë: 200 mijë vende të reja pune për 4 vjet 300 milionë dollarë për 9 - 12 muaj, 1.5 miliardë dollarë për 5 - 7 vite Faqe 3

PD nuk është opozita e vetme

Nënvizojmë Këtë gjë e konfirmoi më së miri, qoftë edhe indirekt, edhe Konferenca e Romës, ku thuajse nuk ra fare në sy mospjesëmarrja e liderit të saj Sali Berisha, i ftuar ditë më parë nga kryeministri Nano. Është e kuptueshme që më mirë do të ishte që të gjithë të ishte edhe Berisha në delegacionin që përfaqësoi Shqipërinë në Romë. Por edhe pa të prezenti si person e pa obsesionet e tij, bota demokratike që po na ndihmon, ka arritur të thyejë thellë në hallet e mëdha të vendit tonë. Komuniteti ndërkombëtar pati rastin në këtë konferencë të vlerësonte përpjekjet që po bëjnë forcat demokratike në vendin tonë, veçanërisht qeveria e dalë pas zgjedhjeve të 29 qershorit, për ta kapërcyer sa më shpejt krizën. Dhe kjo është shumë për një qeveri që nuk ka as tre muaj jetë. Por komuniteti ndërkombëtar pati rastin edhe të vlerësojë qeverinë e re demokratike për përpjekjet që bën për të realizuar partneritetin demokratik, domethënë opozitë-opozitë, si trashegu ka duhet të jetë pajtimi kombëtar. Nano në Romë nuk ishte vetëm, por pati në krah, krahas disa ministrave, edhe figura të njohura të politikës shqiptare, si zotin Sabri Godo, përfaqësuesi republikanëve shqiptarë, dhe zoti Spartak Ngjela, përfaqësues i monarkistëve. Duhet të jetë ky shkaku që, si me urdhër, nga kreu aktualë të PD-së ka nisur këto ditë një fushatë e ethshme kundër Partisë Republikane e sidomos ndaj kreut të saj zotit Sabri Godo. Vijon në faqen 7

Me ftesë të PSSH-së

Me ftesë të Partisë Socialiste Shqiptare, sot vjen në Tiranë një delegacion i nivelit të lartë i Partisë Socialiste Bullgare. Me ftesë të Partisë Socialiste Shqiptare, sot vjen në Tiranë një delegacion i nivelit të lartë i Partisë Socialiste Bullgare, i kryesuar nga zoti Parvanov, Kryetari i Këshillit të Lartë të Partisë Socialiste Bullgare. Gjatë vizitës dyditore në Tiranë janë planifikuar takime me drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste Shqiptare. Delegacioni do të pritet në takime të veçanta edhe nga drejtuesit e PSD-së dhe Kryesia e Kuvendit Popullor.

Sot në TV: “E diela debat”

Sot në TV: “E diela debat” Do të marrë pjesë kryeministri Nano. Po Berisha?