05/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

5 dhjetor 1997

Depozitat, të sigurta

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë jep garanci përpara deputetëve Cani: masat e marra kanë një qëllim; mbrojtjen e depozituesve, mbrojtjen e parave të depozituara Faqe 3

MARREVESHJA E RIPRANIMIT NUK ESHTE PER SHQIPTARET

NENVIZOJME: PAS PERPJKEJEVE PER TE SPEKULLUAR ME DRAMEN E REFUGJATEVE Berisha tha se njerëz që shkonin pas tij, ai që duke qenë në krye të shtetit shqiptar ideoi shkaktarinn dhe krizën më të rëndë që ka njohur ky vend që prej krijimit të shtetit 85 vjet më parë, ai që vuajti pa mëshirë dhe që përpoq që fuste në luftë shqiptarët e Veriut me ata të Jugut, pra thënë më shkurt simboli i së keqes së këtij vendi, është përsëri përpjekur të fitojë kredo politike, duke spekuluar paturpësisht me dhimbjen dhe tragjedinë e emigrantëve fatkeq, mbi të cilët po vepron ligji i parlamentit italian, si pasojë e të cilit ata po rriadheshon— Marrëveshja e ripranimit e nënshkruar disa javë më parë midis dy qeverive, sanksionon nga njëra anë të drejtën e qeverisë italiane për të rikthyer në territorin shqiptar të gjithë refugjatët e vendeve të treta (për shembull kurdët, kinezët etj) të cilët shkojnë në brigjet italiane përmes Shqipërisë, dhe nga ana tjetër, detyrimin e qeverisë shqiptare për t'i ripranuar ata gjatë ditëve të fundit. Demagogjia berishjane, shtërpe dhe bajate, më kot shpreson të sensibilizojë shqiptarët kundër qeverisë së re demokratike, në të cilën janë angazhuar njerëz të përgjegjshëm e qytetarë me vizion të qartë për— gjithë demagogjia spekulative e Berishës nuk ka asnjë bazë reale. Sepse marrëveshja e ripranimit e nënshkruar disa javë më parë midis dy qeverive, sanksionon nga njëra anë të drejtën e qeverisë italiane për të rikthyer në territorin shqiptar të gjithë refugjatët e vendeve të treta (për shembull kurdët, kinezët etj) të cilët shkojnë në brigjet italiane përmes Shqipërisë, dhe nga ana tjetër, detyrimin e qeverisë shqiptare për t'i ripranuar ata. Berisha sigurisht që i gjithë këto, ashtu siç mirë që ka qenë ai shkaktari që marrëveshje nuk është bërë në Shqipëri, pikërisht që Shqipëria të bëhej urë e trafikut të refugjatëve klandestinë, që të manipulohen shqiptarët e pushtetarëve të PD-së, asqë Shqipëria kishte mbetur i vetmi vend që nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen për riatdhesimin në fjalë. Kësisoj, ai ku bërte e çirret gjoja për fatin e refugjatëve (5 vjet në pushtet nuk u degjuan një herë të ngrinte zërin në mbrojtje të interesave të refugjatëve shqiptarë) halli i ka gëkëtë; tek prishja e skemave të trafikut të klandestinëve dhe humbja e monopolit mbi to. Por të çirret. Shqiptarët tashmë e kanë njohur. Ndërkaq qeveria shqiptare, e vendosur që ky vend të mos prodhojë më refugjatë, nuk ka ndërmend të tërhiqet asnjë grimë nga politika e saj e integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike, si partnere e denjë, si vend normal demokratik, ku të jetojnë e punojnë qytetarët të lirë e dinjitozë. Sigurisht që nuk është e lehtë, por ky është orientimi i domosdoshëm, është rruga drejt ngritjes sonë të përgjithshme, që ka nevojë për punën dhe kontributin e të gjithëve. FAQE 9

ARME BESNIKE E IDEALIT ATDHETAR

PERKULTOHET 85 VJETORI I USHTRISE KOMBETARE MORI PJESE EDHE PRESIDENTI I REPUBLIKES REXHEP MEIDANI Faqe 2

PARTNERITET DHE FRYME E PLOTE MIREKUPTIMI

PERFUNDoi VIZITEN MINISTRI I JASHTEM MAQEDONAS NE JANAR KRYEMINISTRI NANO DO TE VIZITOJE SHKUPIN Faqe 2

POLICIA SHMANG PROVOKIMIN

BERAT: SULMOHET KOMISARIATI I POLICISE ÇDO PERPJKEJE QE DO TE TENTOJE TU IMPONOHET FORCAVE TE POLICISE NE KUNDERSHTIM ME LIGJIN DO TE NDESHKOHET RREPTË Faqe 8

Lajmërim

Lajmërohen të gjithë anëtaret e Asamblesë Kombëtare të AD-së se ditën e shtune date 6 dhjetor 1997 ora 10.30 në sallën e mbledhjeve të PSD-së, zhvillohet mbledhja e Asamblesë se Aleancës Demokratike. Kryesia e Asamblesë se AD-së

Telefononi në polici

Për çdo shqetësim apo problem që mund të keni telefononi në numrat e mëposhtëm: 357 40 233 22 281 52 248 17 244 45 245 29