SHBA: GJITHÇKA PËR TË NDIHMUAR SHQIPERINË
Ndihmës Zëvendëssekretarja Amerikane e Shtetit, znj. Eilen Maloy, takohet me personalitete më të larta shqiptare
MALLOY: Kam vënë re një situatë jashtëzakonisht të përmirësuar. Ulashingtoni mbështet politikën e jashtme shqiptare
Marrëdhëniet e përzemërta me zyrtarë të nivelit të lartë amerikan vlerësohen edhe nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Niko Mela, me të cilin zhvilloi mbrëmë bisedime ndihmës Zëvendëssekretarja e Shtetit Amerikan e ngarkuar me çështjet shqiptare Molly Montgomery.
Të dërguarit amerikanë të rangut të lartë e kanë vlerësuar pozitivisht situatën e krijuar këtu dhe se SHBA janë të gatshme për ta ndihmuar Shqipërinë. “Jam e kënaqur që situata këtu është shumë e përmirësuar dhe unë e kam mirëpritur atë.”, i tha zyrtarja e lartë amerikane sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme.
Mela tha se, “është një kënaqësi e veçantë të presësh të dërguarit e lartë të Presidentit. Më SHBA ndodhemi në një marrëdhënie shumë të mirë”
I kënaqur nga takimi me ndihmësen e Shtetit Amerikan e çështjeve shqiptare, Niko Mela, deklaroi se me Presidencën e Kuvendin, SHBA e Shqipëria kanë një “bashkëpunim të shkëlqyer prej një kohe shumë të gjatë”.
Marrëdhëniet e ministrit të Jashtëm Paskal Milo me administratën e Uashingtonit i përshëndeti shefi i bisedimeve në Ministrinë e Jashtme, Niko Mela.
Melo theksoi se “falë kujdesit të treguar prej qeverisë shqiptare për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga kriza në Kosovë”, bashkësia ndërkombëtare ka treguar “vendosmëri” në ruajtjen e stabilitetit të rajonit.
Vijon në faqen 2
(Foto: JOLTER)
Kryeministri, F. Nano dhe znj. Eilen Malloy në takimin e djeshëm