NANO: SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR MBËSHTETJE NDËRKOMBËTARE, POR SI VEND SOVRAN, DEMOKRATIK
KRYEMINISTRI SHQIPTAR PËRGENJESHTRON “PROTEKTORATIN” E GAZETAVE
Nisur nga mënyra se si janë interpretuar deklaratat e kryeministrit Fatos Nano në një intervistë me gazetën italiane, “La Repubblica”, dje zëdhënësi i kryeministrit sqaroi se në këtë intervistë, kryeministri shqiptar nuk ka folur për ndonjë “protektorat italian” dhe për asnjë lloj protektorati tjetër.
Ky koncept është përdorur nga gazetaria dhe përgjigja është një mohim i këtij pretendimi.
Konkretisht pyetjes se “Një prani italiane kaq e dendur, sa dikush mund të mendojë për një kthim të Mbretërisë së Italisë dhe Shqipërisë, ose për një protektorat të vërtetë e të mirëfilltë italian...”, Nano i është përgjigjur:
“Italia është një vend Europian. Dhe Shqipëria ka nevojë për një protektorat europian për të rindërtuar institucionet e saj. Nëse depërtimi italian në ministritë tona është i madh, kjo do të thotë se është efektiv. Do të tregojmë se jemi të aftë të pranojmë proteksionin për t’u bërë shumë shpejt një vend i Bashkimit Europian”.
Me këtë rast Zëdhënësi i Kryeministrit, deklaron se Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në bazë të filozofisë së politikës së jashtme ka ndërtimin e një partneriteti efektiv me të gjitha vendet që dëshirojnë këtë. Në këtë kontekst bën pjesë edhe Italia, siç bëjnë pjesë të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në konceptin e qeverisjes të kryeministrit Fatos Nano, por edhe përdorimi në intervistë i termit “protektorat” nuk presupuzojnë nënshtrim apo vënie të interesave kombëtare të gjithë qytetarëve shqiptarë pa gjatë monitorimit të zgjedhjeve nga Komuniteti Ndërkombëtar, gjatë të dy Konferencave të Donatorëve në Romë dhe Bruksel, po shihet dhe do të shihet edhe më tej, gjatë zbatimit të projekteve dhe programeve që Shqipëria do të përfitojë nga Komuniteti Ndërkombëtar.
Edhe një herë qeveria shqiptare deklaron se Shqipëria e sapodalë nga nga një para prej krizave më të rënda të saj, ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare, kooperim dhe partneritet të qëndrueshëm për të fituar stabilitetin, normalitetin dhe perspektivat e një zhvillimi sovran, të qytetëruar dhe demokratik.