Çeka ka të drejtë
ME BASHKËKRYETARIN E KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR HARTIMIN E KUSHTETUTËS, SABRI GODO
Çeka ka të drejtë
Duhet shkuar përpara me kushtetutën
Faqe 5
OPOZITA 60 VJET MBRAPA
Polemikat shtërpë mbajnë peng politikën shqiptare
OPOZITA
60 VJET
MBRAPA
Impenjim me të cilin kryeministri shqiptar është duke përshkruar rrugën drejt Evropës
“Impenjim me të cilin kryeministri shqiptar është duke përshkruar rrugën drejt Evropës”. Kështu e ka karakterizuar duke përshëndetur Ministri i Jashtëm italian Lamberto Dini i cituar nga gazetat e djeshme italiane “polemikën” shpërthe që ka shpërthyer në Shqipëri pas konferencës së shtypit lidhur me intervistën që kryeministri shqiptar Fatos Nano i dha para disa ditësh gazetës italiane “La Repubblica”.
Proteksion, që shqip do të thotë Mbrojtje, është përkthyer me psikologjinë e 60 viteve më parë nga një pjesë e opozitës shqiptare, e cila ka shpejtuar menjëherë ta shfrytëzojë për interesat e veta të çastit, ndërkohë që Shqipëria vazhdon përpjekjet e mundimshme të ringritjes, pas tragjedisë që përjetoi si pasojë e qeverisjes së atyre politikanëve që sot bëjnë të zemëruarin.
Ministri i Jashtëm italian Dini do të vijë në Shqipëri të enjten e javës së ardhshme, për të përcaktuar protokollin e marrëveshjes për lëvrimin e 210 miliardë liretave që qeveria italiane i ka ofruar Shqipërisë, ndërkohë që kryeministri shqiptar jo vetëm shprehet i vendosur, por edhe ndjehet i sigurtë përballë sfidave të së ardhmes, me projekte të tija për shekullin përfundimtar të Shqipërisë nga mentaliteti 555 vjeçar i otomanizmit, bajraktarizmit dhe totalitarizmit, dhe integrimin në strukturat euroatlantike si një vend normal demokratik.
“Nuk kam ndërmend që të shes tek të huajt interesat kombëtare, ka deklaruar kryeministri Nano, i pyetur pas “polemikave” në fjalë, duke specifikuar me të njëjtën vendosmëri se, mbrojtja që kërkojmë është në favor të interesave shqiptare, ashtu siç ndodh edhe me misionin “ALBA”. Dhe më tej ai ka shpjeguar për pyetjen italiane:
“Në vitin 1989 qeveria e Bonit ofroi ndihmën Gjermanisë për të çarë në Bruksel, duke i hapur kështu porta të rëndësishme, prej të cilëve do të bëhej e mundur mbërritja e ndihmave për ndërtimin e një të ardhmeje tjetër për këtë vend. Unë (kupto Fatos Nano) ia përcolla propozimin e Bonit autoriteteve të asaj kohe, të cilët me nipin komuniste e bllokuan. Mund të ishim bërë një vend modern, por ja që s’jemi bërë akoma. S’do ta përsërisim edhe një herë të njëjtin gabim”, përfundon shpjegimin e vet zoti Nano.
Të kërkosh ndihmën dhe mbrojtjen e një vendi mik për të bërë pjesë e komunitetit demokratik dhe familjes së kombeve të civilizuara, nuk do të thotë asgjë më shumë, se sa përpjekje për të bërë realitet ëndërrën shqiptare të shprehur në mënyrën më domethënëse e kuptimplote në thirrjet mbarëpopullore të protestave të dhjetorit 1990 e marsit 1997. “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”. Aq më tepër po të kemi parasysh faktin që kjo ndihmë i kërkohet një vendi anëtar në Bashkimin Evropian dhe në NATO si Italia, e cila më se një herë ia ka ofruar dorën e ndihmës bujare Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por angazhimi i Komunitetit Ndërkombëtar në përgjithësi dhe i Italisë në veçanti gjatë krizës së përgjithshme të marsit të këtij viti qe shpëtimtar dhe përcaktues për vetë ekzistencën e shtetit shqiptar, strukturat e të cilit u shkrinë tërësisht në sajë të politikës së dështuar të regjimit të kaluar.
Prononcimi i kryeministrit Nano për proteksionin italian në rrugën drejt integrimit evropian, i cilësuar nga opozita si prononcim i pakontrolluar apo si tradhëti kombëtare, në thelb kërkon vazhdimin e angazhimeve të këtij vendi fqinj e mik në veçanti dhe tërë Komunitetit Ndërkombëtar në përgjithësi, për të ndihmuar në ringritjen e institucioneve të shtetit të së drejtës në një vend që ndodhet në një rajon të trazuar siç është Ballkani, që Shqipëria të mos prodhojë më kriza e refugjatë, që të mos eksportojë më krimin e prostitucionin si deri më sot, por si vend partner, të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të hyrë sa më shpejt në rrjedhat evropiane të zhvillimit, me synim anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.
I pyetur nga shtypi i vendit të vet për polemikat që kanë shpërthyer në Shqipëri pas intervistës së kryeministrit Nano në gazetën “La Repubblica”, ministri i Jashtëm italian shprehet: drejt Evropës”
VIZITË E DESHTUAR
BERISHA NË SHKODËR
VIZITË E DESHTUAR
Qytetarët shkodranë bojkotojnë shkaktarin e tragjedisë shqiptare
Faqe 3
16 VJET BURG PER MAZREKUN
PRETENCA E PROKURORISË
16 VJET BURG PER MAZREKUN
Të martën e ka radhën mbrojtja
Faqe 4
SHQIPTARËT, PARTNERË, JO KOLONIALË
KRYETARI I PSSh TAKOHET ME DELEGACIONIN E PASOK-ut
SHQIPTARËT, PARTNERË, JO KOLONIALË
Kemi nevojë për ringritjen e shtetit
Faqe [?]
FATOS NANO
kombëtare: Mbrojtja që kërkojmë është në favor të interesave shqiptare