Takim në Qendrën Kulturore të Fëmijëve me fëmijët dhe familjarët e policëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës
FAQE 2
KULTURA ËSHTË E TË GJITHËVE
Konferencë për shtyp e ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Arta Dade
FAQE 11
NË MOMENTE TË VESHTIRA, SHQIPËRIA NDODH MIQTË
Ministri grek i mbrojtjes, në Tiranë
1998-ta: NJË
Socialistët të vendosur t’a ribëjnë kryeqytetin e shkatërruar nga qeverisja e PD
SHQIPËRIA NUKOHU MIQTE E VERTETE
Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Sabit Brokaj, mbërriti dje në Tiranë për një vizitë dyditore në Shqipëri, ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Akis Tsohatsopoulos.
Delegacioni ushtarak grek i nivelit të lartë, i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, z. Tsohatsopoulos dhe shefi i Shtabit të Forcave Tokësore, General-Lejtnant, Manousos Parajondakis, u prit në aeroportin e Rinasit nga ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade, Aleks Andoni, si dhe nga personalitete të larta të ministrisë së Mbrojtjes shqiptare dhe ambasadës së Greqisë në Tiranë.
“Një fjalë e vjetër e popullit shqiptar thotë se ‘çdo e keqe e ka një të mirë’. E keqja e kaluar e pashmangshme që kaloi vendi ynë. E mira është se në këto momente të vështira, populli shqiptar njohu miqtë e vërtetë. Kështu tha në përshëndetjen e tij dje ushtarake greke të dislokuar në repartin ushtarak 33/80 të Tiranës, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, ku ishte i pranishëm edhe delegacioni ushtarak i nivelit të lartë, i kryesuar nga ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Akis Tsohatsopoulos.
“Populli ynë”, zbuloi ministri, “në këtë moment që gjendet në vështirësi, ne na gjeti”. (Vijon në faqen 4)
Ja, projektet e qeverisë:
Zëvendëskryeministri Bashkim Fino takohet me deputetët socialistë të kryeqytetit dhe të zgjedhurit në pushtetin lokal
○ 320 milionë lekë të reja vetëm për të pastrehët
○ 2 miliardë lekë në dispozicion të punëve publike
○ 66 milionë lekë të tjera vetëm për riparimin e rrugëve
FAQE 2
ELBASAN: MEIDANI NE FESTEN E FEMIJEVE JETIME
Sikurse bëri të ditur zyra e shtypit dhe informacionit pranë Presidentit të Republikës, dje, Presidenti Meidani, i shoqëruar nga zonja e tij, mori pjesë në një festë të fëmijëve jetimë të shtëpisë së fëmijës “Nene Tereza” në Elbasan.
Shtëpia e fëmijës “Nene Tereza”, e financuar tërësisht nga familja Rogner, bashkëpronare njëkohësisht e hotelit me të njëjtin emër në Tiranë, është ndërtuar këtë vit dhe është strehuar për 26 fëmijë të moshës nga 7 vjeç e poshtë. Gjatë motra te Nene Terezës u shërbejnë atyre në mënyrë të kujdesshme, ndërsa me dhjetëra të rinj i bashkohen atyre përditë për t’i ndihmuar sado pak familjet e lumtura. Në këtë festë, Presidenti Meidani shoqërohej nga prefekti i Elbasanit, Durim Hushi dhe kryetari i bashkisë, Engjëll Dakli.