07/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

7 nëntor 1997

Vërtetë spiunë?

Një pyetje midis shumë hipotezave: OZNA, UDB-ja, Milica, Slobodanka dhe Berisha

KGB

OZNA, UDB-ja, Milica, Sllobodanka dhe Berisha

“Rrjedhën e ngjarjeve në Republikën e Shqipërisë gjatë viteve 1991-1992 jo vetëm e kanë përçjellë, por edhe janë përzier” në të. Diktaturës së Proletariatit, gjegjësisht sistemit monist, po i vinte fundi edhe në Republikën e Shqipërisë. Ai sistem, si tillë nuk duhej dhe nuk mund të mbrohej më. Pyetja ishte si të ndryshohej për më pak sakrifica, shkatërrima e viktima. Shumë personalitete shtetërore e partiake, nga ata që po “përendonin” dhe nga ata që po “lindnin”, pata rastin t’i njoh nga afër. Në mesin e tyre edhe z. Sali Berisha. Zoti Berisha, Kryetari i ri i PP-së, u propozua si kandidat për deputet i Frontit Demokratik për Tropojën, në dhjetor të vitit 1990. Pak kohë më pas, në çastet e krizës së madhe për Ramiz Alinë dhe grupin rreth tij, që ishte i përçarë në konservatorë dhe disi më liberalë, zoti Berisha u gjend “më besniku” për të biseduar me studentët në grevë. Ndoqthi dhe metamorfoza e hovshme: Komunisti i devotshëm u bë antikomunist i vendosur. Ai nuk ishte nga ata që kishte qenë i izoluar nga bota e informacionit, por edhe nga zhvillimet në Botë. Atij i kishin besuar PP-ja dhe Sigurimi, gjegjësisht Sigurimi dhe PP-ja, dhe e kishin dërguar për specializim në Paris. Atje nuk kanë mundur “ta izolojnë”. Fillova të dyshoj, sepse nuk e arsyetoja dot metamorfozën e tij. Dëshiroja të besoja se kjo ishte ndoshta rrjedhojë e gryksisë për karrierë, më e fortë se “ideali komunist”, dhe jo rrjedhojë e ndonjë dukurie tjetër. Gjur­mimet, jo me aq ngulm, treguan se vjehrra e tij, zonja Milica, ishte një malazeze, e lindur dhe e rritur në Beograd. Dhe nuk ishte një malazeze dosido, por një oficere e OZNA-s Jugosllave (Shërbimi i Fshehtë Jugosllav). Dhe ajo nuk “u dashurua” me një djalë të zakonshëm shqiptar, por me një kuadër. (Vijon në faqen 8)

Spekullim i pa bazuar

Zyra e shtypit dhe informacionit te PSSH-se sqaron: Lidhur me shkrimet e gazetës “Koha Jonë” të datës 5 dhe 6 nëntor 1997, rreth diskutimit dhe miratimit të rregullores së re të grupit parlamentar të PSSH-se në Kuvendin Popullor, sqarojmë se: Për dy ditë me radhë, grupi i deputetëve të PSSH-së në Kuvendin Popullor diskutoi dhe miratoi rregulloren e grupit parlamentar të hartuar dhe paraqitur nga një grup pune i ngritur po nga deputetët e këtij grupi. Kërkesa për hartimin dhe funksionimin e një rregulloreje të brendshme të grupit parlamentar lindi si domosdoshmëri duke synuar vënien në eficencë më të plotë vetëm të grupit të deputetëve të PSSH-së, por edhe të vetë Parlamentit. Pavarësisht se tek ne nuk janë aplikuar praktika të tilla, në parlamentet e vendeve të tjera të njohura dhe spikat­ura për jetën parlamentare, funksionimi i brendshëm i grupeve parlamentare bazuar në rregullore të tilla është tepër normal. Rregullorja e sapo miratuar mbështet në këtë përvojë si dhe në praktiken dhe përvojën e grumbulluar nga grupi socialist në Kuvendin Popullor. Hartimi dhe miratimi i saj nuk është bërë me debat të ashpër, sepse nuk kishte vend për polemika të tilla, por përmes një debati konstruktiv dhe me mirëkuptim të plotë. Miratimi i saj në këtë periudhë nuk ka lidhje me Konferencën Kombëtare siç shprehet në shkrimin e gazetës “KJ”, por mund të themi se ishte i vonuar, sepse harmonizimi i saj është shtyrë si nevojë me fillimin e Parlamentit. Për hir se vërtetës duhet shtuar se përpjekje të tilla grupi parlamentar i PSSH-së ka bërë qe në Parlamentin e vitit 1992, por për shkak te situatave qe kaloi opozita nuk u realizua. Titujt e gazetës janë spekulative dhe nuk i përmbahen realitetit. Deputetët punuan mbi një projekt të paraqitur nga grupi i punës dhe me diskutim të hapur e votim nen për nen, miratuan variantin e saj përfundimtar. (Vijon në faqen 8)

Fatos Nano ballkanasi më i fituar

PAS SAMITIT TË KRETËS Faqe 3

VEFA hap dyert për administratorët

PAS NJË DEBATI TË GJATË Faqe 7

40 mijë shqiptarë drejt qëndrimit të përhershëm

ITALI: LIGJI I RI PËR EMIGRACIONIN Faqe 8

Deputetët e PD-së do të merren forcërisht në sallën e gjyqit

Procesi “Mazreku” Faqe 7

NJOFTIM

Ditën e martë, datë 11 nëntor, ora 13.00 zhvillohet mbledhje e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH-së. Njoftohen anëtarët e këtij komiteti për të marrë pjesë. KRYESIA E PSSH