VLORË GJITHE SHQIPËRIA
Nderimi për viktimat, apel kundër urrejtjes, për paqe e mirëkuptim që të mos ketë më lotë e brenga në jetën e shqiptarëve
Zhvillohen ceremonitë e varrimit të viktimave të tragjedisë së Otrantos. Morën pjesë edhe kryeministrat Nano e Prodi
Vlorë, 14 nëntor 1997 28 Marsit më dorëzuan një tufë me lule duke m’u lutur që ta hidhja në det, pranë të afërmve të tyre. Këtë unë e bëra dhe sot jam përsëri në qytetin tuaj. Jam këtu për t’u dhënë lamtumirën e fundit këtyre vëllezërve dhe motrave tona dhe për të marrë pjesë në dhimbjen tuaj, për t’ju thënë se zija juaj është edhe e popullit italian”. NANO “Ky çmim i lartë gjaku dhe lotësh që populli i Vlorës e i mbarë Shqipërisë ka paguar, është një detyrim për të gjithë klasën politike të përgjegjshme në Shqipëri, për të mos lejuar, dhe aq më pak për të mos shkaktuar kriza të tilla tragjike. Ky është një obligim për të punuar të gjithë së bashku për të mirën e Shqipërisë sonë të shtrenjtë, për të mirën tonë të përbashkët”.
Dhimbja e madhe bashkoi në Vlorë, Fier e Lushnjë gjithë Shqipërinë. Deti i lotëve i mboldhi në një shpirtërat e shqiptarëve nga Shkodra deri në Sarandë e gjithkund tjetër ku ata jetojnë e punojnë. Nderim, mirënjohje, lutje për paqe.
Erdhën engjëjt e detit, që të entuan të prekin një ëndërr. Dhe mbetën në përjetësi. Gjëma dhe Vlora dje ishin një. Nënat shamizeza dhe burrat që loti u buronte nga shpirti, ministri dhe ushtari i mirë, fëmijët dhe leut, deti, “Sheshi i Flamurit”, rrugët, zogjtë, të gjithë nën peshën e dhimbje, përmasat e së cilës vetëm shpirti mund ti masë. Asnjëherë Vlora nuk ka qarë si dje, asnjëherë ajo nuk ka qenë më e bashkuar, më e fortë. Por edhe më fisnike e njerëzore njëherësh, tek shpalosi me një dinjitet dhembësur e dashuri.
Vlora dje ishte gjithë Shqipëria.
Dhimbja e saj është e të gjithë shqiptarëve, edhe e atyre që nuk qenë fizikisht që nga Presidenti i Republikës që bashkë me dinjitetin dhe vizionin e nesërm të Shqipërisë, përfaqëson në një veprimtari ndërkombëtare dhe dhimbjen për viktimat edhe dhembjen për mbarësht me angazhimin solemn që gjëma e lotët të mos kthehen më në këtë vend, e deri tek fshatari i mirë në Vermoshin e largët që vetëm pesha e dhimbjes për pellogër përkupin.
Vlora, dashuri, dhimbje, krenari! Të përulemi e lutemi me nderim. Paqja dhe lumturia mbretëroftë, që të mos ketë më trishtim në sytë e fëmijëve, që të mos ketë kurrë lotë e brenga në jetën e shqiptarëve.
Lexoni më gjerësisht në faqet 2-3