Shteti i vendosur të mbrojë shtetasit nga hajdutët
Në Kuvendin Popullor: Miratohen amendamente kushtetuese
Gjykata Kushtetuese ka shkelur me vetëdije ligjin kushtetues. Të kryhet rotacioni. Faqe 3
(Vijon në faqen 3)
NDERPRITET GREVA
Pas bisedimeve të përfaqësuesve të Qeverisë me komisionin e botuesve të shtypit
RIKTHEHEN GAZETAT Që nesër shtypi shqiptar do të rifillojë të dalë në treg. Kur themi pa shkak të nisur që prej të dielës. Kur themi pa shkak nuk mohojmë aspak problemet e ngritura dhe vështirësitë në të cilat gjendet shtypi shqiptar, por sepse koha që zhvilloheshin bisedime midis përfaqësuesve të qeverisë dhe komisionit të botuesve, nuk kishte vend për grevë. Gjithsesi ajo tashmë është ndërprerë, gjë që është arritur pas takimeve të zhvilluara më parë të cilat gjithashtu patën në fokus kapërcimin e situatës së krijuar, e cila në ndonjë rast u bë edhe objekt spekullimi. Veçojmë këtu faktin se që dje janë bërë përpjekje nga disa redaksi për t’i botuar gazetat, por në mënyrë të papakuptimtë ato janë penguar nga shtypshkronja “Demokracia”, e cila nuk pranoi të hapet, pavarësisht detyrimeve kontraktuale. Jo vetëm kaq, por mbyllja arbitrare e sh- emri mbyljja arbitrare e shtypshkronjës ka futur në “grevë” edhe disa gazeta si psh “Shekulli” e ndonjë tjetër që nuk ishin solidarizuar me grevën. Gjithësesi, gjithçka tashmë është e kapërcyer dhe marrëveshja e mirëkuptimit e nënshkruar në takimin e mbrëmshëm e dëshmon këtë. Sipas saj qeveria shqiptare ka parë ...
... det syni për Shqipërinë, por sepse parë kohë zhvilloheshin bisedime midis përfaqësuesve të qeverisë dhe komisionit të bëtuesve, gjë që është arritur mbas një takimi maratonë i cili ka përfunduar me mesnate, ku kanë qenë të pranishëm zëvendëskryeministri Bashkim Fino, Ministri Financave Arben Malaj dhe zëdhënësi i kryeministrit Ben Blushi, si përfaqësues të qeverisë dhe zotërinjtë Nazarko, Greca e Rakipi, si përfaqësues të komisionit të bëtuesve. Takimi i mbrëmshëm
Londra refuzon strehimin politik për diplomatët shqiptarë
Ish ambasadorit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, Pavli Qesku dhe një ish diplomati tjetër shqiptarë, iu refuzua kërkesa për strehim politik në këtë vend. Dy muaj më parë ata kishin paraqitur një kërkesë për strehim politik në Britani, pas përfundimit të mandatit të tyre në këtë vend dhe akreditimit të një ambasadori të ri.
Ky lajm i fundit nga Londra si dhe lajme të tjera nga disa qendra evropiane ku shteti shqiptar kapërfaqësues e veta, të lë një shije të keqe kur mendon se këta individë kanë përfaqësuar Shqipërinë në botë. Kjo jo vetëm që e bën akoma edhe më të hidhur kur individë të caktuar, të veshur me petkun e diplomatit nga partia shtet e regjimit të Berishës, kanë bërë skandale diplomatike, si ai në Zvicër nga S. Buçpapa, i cili vodhi vulën e ambasadës dhe nuk pranonte ta dorëzonte. Raste të tilla, megjithëse bëhen nga individë krejtësisht partiakë, në fund të fundit ata kanë përfaqësuar Shqipërinë në botë.
Do të dëshironim që rastet e mësipërme të mos përsëriten nga diplomatë apo ambasadorët që kanë përfunduan misionin e tyre dhe t’u dorëzojnë me dinjitet detyrën e lartë shtetërore pasardhësve të tyre. Në këtë mënyrë ata do të respektojnë jo vetëm dinjitetin e tyre personal, por në radhë të parë dinjitetin e shtetit shqiptar, i cili u muar nëpër këmbë dhe u shkatërrua nga regjimi i Berishës.
L.C
Kujtime që rizgjojnë dhimbje dhe mall
50 VJET MË PARË, FUNDI TRAGJIK I NAKO SPIROS
Faqe 9
Vullnet i përbashkët për të kapërcyer sfidat
Prodi i shkruan Meidanit:
Presidentit të Republikës Rexhep Meidani i ka ardhur një letër nga Kryeministri Italian Romano Prodi, në të cilën thuhet:
Zoti President dhe Mik i Shtrenjtë,
Ju falënderoj nga zemra për Letren Tuaj të përzemërt dhe miqësore. Edhe unë ashtu si ju ndaj një kujtim të shkëlqyer për takimin tonë në Strasburg. Edhe pse më vjen keq, sepse ashtu siç ju thashë atëherë, nuk pata mundësinë t’ju takojë gjatë vizitës Suaj të fundit në Romë, jam i sigurtë që nuk do të vonoj rasti i një takimi të ri e të frytshëm.
Jam i kënaqur të shoh të afirmuar, ditë pas dite vullnetin e përbashkët të Shqipërisë dhe Italisë për të bashkëpunuar të pandarë në zgjidhjen me mënyrën më të mirë të sfidave të momentit historik që po kaloni. Jam i sigurtë që në këtë kuptim, siç ka dëshmuar edhe njëherë vizita Juaj në Itali, vepra Juaj do të jetë shumë e vlefshme.
Dua të besoni, zoti President dhe Mik i Shtrenjtë, në shprehjet e konsideratës time më të lartë dhe të miqësisë së sinqertë.
Romano Prodi
Romë, 30 tetor 1997
SAKTËSIM
Në kronikën e takimit të kryeministrit Nano me Nënsekretarin e Shtetit të MPJ të Italisë, Fasino, gabimisht është harruar një fjali.
Paragrafi që lexohej: “Kryeministri shqiptar kërkoi që problemi i refugjatëve të zgjidhet në kuadrin e projekteve dhe programeve që Italia ka nisur në Shqipëri. Në këtë mënyrë do të ndryshojë edhe mentaliteti i atyre shqiptarëve që shpëtimin e shohin tek braktisja e vendit, dhe kërkoi që të gjithë të kyçnin në aplikimi i marrëveshjes së ripranimit dhe punësimit sezonal, të asistohen nga qeveria italiane”.