Nano: Administrata të zgjohët, dhe të mos punojë në panik
NE KËSHILLIN E MINISTRAVE: Qeveria do të respektojë të gjitha marrëveshjet që ka nënshkruar me organizmat ndërkombëtarë, duke refuzuar çdo lloj presioni
Faqe 2
DITA QË MBLEDH TË GJITHË
GJITHË SHQIPTARËT
Midis personaliteteve të botës shqiptare të ftuar për të marrë pjesë në ceremonitë festive, edhe akademiku Rexhep Qosja
QOSJA: “28 Nëntori dita e Pavarësisë është dita më e madhe, më e rëndësishme e popullit shqiptar... Krijimi i Shqipërisë iu ka bërë të mundshme shqiptarëve që të shkojnë përpara, të zhvillohen, të përparojnë kulturën e tyre, të pasurojnë identitetin e tyre...”
Faqe 6-7
PËRSËRI TANKE DHE BOMBA NË KOSOVË
Faqe 7
PARLAMENTI ËSHTË VENDI KU BËHET POLITIKA
KONFERENCË SHTYPI E DELEGACIONIT TË PARLAMENTIT EVROPIAN
Faqe 3
DEKLARATË E PSSH PËR NGJARJET NË KOSOVË
PSSH DENON AKTIN BARBAR TË FORCAVE SERBE Partia Socialiste e Shqipërisë shpreh shqetësimin e saj të thellë për ngjarjen tragjike të Skënderajt dhe aktin barbar të ndërmarrë nga forcat militare serbe ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare që jeton në këtë komunë dhe i konsideron këto veprime si shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe provokacion ndaj dëshirës serioze të Qeverisë Shqiptare për krijimin e një fryme të re bashkëpunimi në Ballkan dhe integrimit të tij në rrjedhat politike europiane. PSSH bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të këtyre akteve, të cilat jo vetëm destabilizojnë rajonin, por bëhen shkak edhe për qëndrime që nuk do të favorizonin klimën e domosdoshme integruese për të cilat u mor angazhim nga pjesëmarrësit e Samitit të Kretës dhe të deklaratave të nënshkruara prej tyre.
NJOFTIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE
1 DHJETOR DITË PUSHIMI
TIRANE- Në bazë të ligjit “Për festat zyrtare”, me qenë se data 29 nëntor është ditë e shtunë, dita e hënë, data 1.12.1997, është ditë pushimi, bëhet e ditur në njoftimin e Këshillit të Ministrave.
Në bazë të ligjit 8253, datë 30.10.1997 “Për një ndryshim në ligjin nr. 7651, datë 21.12.1992 “Për festat zyrtare”, ndryshuar me ligjet 7770, datë 7.12.1993, nr. 7780, datë 22.12.1993, dhe nr. 8865, datë 8.2.1996”, i dekretuar nga Presidenti i Republikës më datë 3.11.1997, dita 29 Nëntor është dita e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.