Amerika e angazhuar për ta ndihmuar Shqipërinë
MESAZH URIMI I PRESIDENTIT KLINTON PËR KOMUNITETIN SHQIPTARO-AMERIKAN
Presidenti Klinton i dërgon një mesazh urimi me rastin e 85-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë komunitetit shqiptaro-amerikan, në të cilin thuhet se, gjatë gjithë viteve tepër të vështira të izolimit komunist të Shqipërisë, shqiptaro-amerikanët kontribuan për të mbajtur gjallë luftën për liri dhe për të ruajtur lidhje të fuqishme midis kombeve tona.
Që prej vitit 1991, Shtetet e Bashkuara kanë punuar fuqimisht për të konsoliduar demokracinë e brishtë shqiptare dhe ekonominë e tregut. Amerika mbetet e angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt bashkimit me familjen e vendeve demokratike. Amerika është e lidhur ngushtë me Shqipërinë në ish-Jugosllavi dhe, veçanërisht në Kosovë, ende luftojnë për të drejtat e tyre. Shtetet e Bashkuara përkrahin të drejtat njerëzore të të gjithë popujve dhe po punojnë t’i ndihmojnë shqiptarët e Kosovës të fitojnë të drejtat që meritojnë. SHBA-ja është e angazhuar për pajtimin, komunitetin dhe atdheun ndihmon për më të ardhmen me të mirë për të gjithë ne, thuhet në letrën e presidentit Klinton.
BERISHA FYEN PËRSËRI VLORËN
Berisha fyen përsëri Vlorën. Po, e bëri dhe këtë. Në ditën e Flamurit, kur ata të gjithë krenohen se bënë këtë vend.
. Po, e bëri dhe këtë. Në ditën e Flamurit, kur ata të gjithë krenohen se bënë këtë vend.
Berisha e shprehu kështu serish inatin e tij të pashtërshëm ndaj vlonjatëve të shkurtër, me të gjithë masat të këtyj vitit, që qershorit që e rrëzuan përfundimisht nga pushteti.
U tha se nuk shkon-te tek ata. U tha se ata kishin përdhosur sheshin e Flamurit me treshimbolin serb. U tha se ishin besnikë ndaj Enverit pse festojnë 29 Nëntorin si ditë çlirimi. Askush nuk e di pse Berisha dhe Berishës i kujton historia meserbe. 9 muaj më parë, në shkurt, ai dërgoi në Vlorë 5 mijë ushtarake e civile për të vrarë vlonjatët. Ata nuk e bënë dot këtë. Vlonjatët si çdo herë kur janë ndëshur, i zunë rob. Për Habi të të gjithëve dëshmitë tronditëse u mbushën shtypin. “Ush-tarët rrinin tek Prefek-tura, nuk flisnin shqip, flisnin serbisht” - dëshmonin gra vlonjate.
Vetëm kaq duhet të mjaftonte që Berisha të mos u kthehej më argumetave me serbë. Veçanërisht kur është fjala për Vlorën. Qyteti port i Jugut, është djepi i atd-hetarizmit shqiptar. Në qoftë se do historinë e Shqipërisë do të shkosh në Vlorë ta njohësh. Atje janë nipat e atyre që bënë vend, nipat e atyre që bënë këtë shtet të pa-varur. Më shumë se kudo në Vlorë flitet shqip.
Shqiptari që ka qenë President, nuk po mosht dot veten në këtë lojë, për të ndërruar mendje, për të ndërruar sjellje, për t’i kërkuar ndjesë këtyre vlonjatëve. Pas një titulli në një gazetë, mëngjesin e djeshëm, çdo njeri normal priste që Berisha të shkonte në Vlorë për të kërkuar faljen e madhe. Por ai nuk e bëri këtë. Ai i ra shkurt, shau, shau, shau. Po kë ama? Ata që krenarinë e labit e për-shojnë me flori. Ata para të cilëve, në dhimbje e në gëzim, përkulët një Shqipëri e tërë.
Megjithatë Berisha kështu duhet të sillej, për t’u sakrifikuar në kujtesën kolektive të shqiptarëve si simbol i konsekuent i përçarjes së këtij vendi. Prandaj ai mungoi në Vlorë, mungoi në Tiranë, mungoi i vetepërjashtu-ar ne te gjithë Shqipërine. Për fatkeqësine dhe turpin e vet.
Pra, partia e Berishës është shumë e vogël për të ndarë këtë vend. Shumë e vogël për të prishur gëzimin e këtij vendi. Shumë e vogël për të ngrirë buzëqeshjen e shqiptarëve. Aq e vogël sa mbytëtyrë inat.
Të bashkohemi për të mirën e atdheut
FESTOHET ME MADHËSHTI 85 VJETORI I SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Faqe 2
Medioni e Qosja bashkë në Vlorë
LUFTA QË I SOLLI NDER DHE LIRI SHQIPËRISË
SOT 29 NENTOR - 53 VJETORI I ÇLIRIMIT TË ATDHEUT
Për jetë nderim e mirënjohje të gjithë atyre që dhanë jetën në luftë për çlirimin e atdheut, të gjithë atyre që e renditën Shqipërinë midis fitimtarëve në koalicionin antifashist botëror
Faqe 3-4