13/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 qershor 1998

SHQIPËRIA PARTNERE E NGUSHTË E NATO-s

Deklaratë e kryeministrit shqiptar Fatos Nano FAQE 3

DITËM TË NDRYSHOME

Socialistët festojnë 7 vjetorin e partisë Dritëro Agolli: "PS është partia më e rinovuar, më moderne nga të gjitha forcat e tjera politike" FAQE 2

Vendimi i NATO-s në kohën e duhur

NE BREN DËSI PRESIDENTI I REPUBLIKËS PRET MISIONIN E OKB-së FAQE 3

E hëna, afati i fundit për Beogradin

LONDER: PËRFUNDOJNË PUNIMET MBLEDHJA E MINISTRAVE TË GRUPIT TË KONTAKTIT FAQE 3

Aleanca synon forcimin e stabilitetit

FAQE 9 TE HËNËN NË GJYKATËN E TIRANËS, PROKURORIA DO TË KËRKOJË ARREST ME BURG

Agim Shehu, krimineli i Berishës

FAQE 5

PD VODHI PIRAMIDAT

50 mijë dollarët e marra nga "Gjallica" - maja e ajsbergut të parave të marra nga firmat piramidale

P

Panik dhe frikë në radhët e Partisë Demokratike. Transparenca e firmave piramidale rrit ethet e pasigurisë në kampin e partisë më të inkriminuar në vend, të ish-presidentit Berisha. Shumica e krerëve të saj rezultojnë të inkriminuar. Vetë partia është mbajtur dhe vazhdon të mbahet me paratë e firmave piramidale, me ato para që firmat mashtruese morën nga populli. Me shpresë se mund ta fshehin ajzbergun, drejtuesit e PD-së shpejtuan "të pranojnë" se kanë marrë nga kompania "Gjallica" 50 mijë dollarë. Por si pohojnë burime të besuara të njerëzve të PD-së të anatemuara nga Berisha, shumat e vjedhura nga kompania piramidale kanë qenë në disa fish më të mëdha. Bëhet fjalë për miliona dollarë, pa përfshirë këtu miliona të tjera të vjedhura nga kontrabanda e firmës "Shqiponja" apo nga ato që u janë marrë forcërisht tregtarëve shqiptarë duke i kërcënuar me përfaqësues të organeve të rendit, prokurorisë e gjykatave. Vonesat në bërjen e transparencës dhe përgjegjshmëria e koalicionit qeveritar në ngritjen e eshtetit dhe institucioneve të tij krijojnë tendosje e pakënaqësi në radhët e PD-së. Fillimisht të trembur nga krimet monstruoze të një viti më parë, shumë syresh lanë vendin për të gjetur strehë diku tjetër, e të tjerë midis të cilëve edhe kreu i krimit, ish-presidenti Berisha, u bënë gati të iknin. Por, kur gjithçka u duk se do të shkonte drejt ikjes pa kthim, fitoret e forcave progresiste mbi atë të regresit dhe të errësirës, filozofia e bashkëjetesës dhe integrimit u përdorën si mburojë edhe nga banditët e kriminelët e politikës, me shpresë se ata mund t'i humbnin gjurmët. Por gjurmët e krimit të tyre janë fiksuar në kujtesën e një populli të tërë, në gjakun e derdhur dhe jetët e humbura. Transparenca e firmave piramidale hedh dritë vetëm mbi njërën anë të veprimtarisë kriminale të Sali Berishës dhe pasuesve të tij. Ajo është shumë dimensionale, është një labirinth i tërë krimesh të pafund, që nis e përmbyset me vjedhjen e piramidave mbiti cilat qe ngritur ai pushtet dhe bëhet më e qartë pas zbardhjes së ngjarjeve të vitit të kaluar.

Të publikohen listat e politikanëve të implikuar me fajdet

Reagojnë Pandeli Majko dhe Namik Dokle FAQE 4