21/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 qershor 1998

Sot zgjedhjet e pjesshme lokale

Vota për Aleancën për shtetin, akt qytetar Janë të shumtë njerëzit që pyesin: përse duhet votuar për “Aleancën për shtetin” ta argumentojnë me jetën e tyre. S’ka aq rëndësi mosha që kanë, s’ka aq rëndësi as gjendja e sotme sociale, s’kanë aq rëndësi as privacionet e dhimbje apo të sotme. Dhe kjo sepse një votë nuk mban brenda saj vetëm një emocion të çastit, por mbresat e një jete. Këta njerëz i sheh sot në rrugë, në punë, në biseda familjare, në kafenetë e shumta, kudo duke mbrojtur me pasion alternativën që ofron Aleanca për Shtetin. Për këtë kategori njerëzish, votimi i sotëm është thuash ka përfunduar, pra hedhja e fletës së votimit në kuti është një formalitet. Ata e kanë përcaktuar që të jetë ditë qytetësisht, pa pasione, sidomos pas ngjarjeve të vitit të kaluar, kur e panë me qartësinë më të madhe se Partia Demokratike vetëm emrin kishte të tillë, sepse kishte degjeneruar në një “bandë”. Këtë parti e largoi nga pushteti më 29 qershor vota e njerëzve të lirë. A mundet që kaq shpejt të harrohet gjëma që mban firmën e saj? Kurrësesi. Socialistët apo simpatizantët të kësaj partie në këto votime, sado të pjesshme, nuk janë vetëm. Spektri politik që bashkon partitë që përfshihen në “Aleanca për shtetin” shtrihet nga e majta në të djathtë. Një bashkim të tillë mund ta arrinin vetëm forca politike që janë të interesuara jo për të fituar një karrike më shumë, por për t’i dhënë këtë qytet populli e këtij vendi një alternativë besimi e rimëkëmbjeje. (Vijon në faqen 2)

NE BRENDSI

PROKURORIA PERCAKTON AKUZEN Arrest për Agim Shehun Të gjitha denoncimet e bëra gjatë periudhës kur ai qenë zëvendësministër i brendshëm do të shqyrtohen nga prokuroria ushtarake FAQE 7 MALESI E MADHE Sekuestrohen karburanti kontrabandë DURRES Deputeti ndërton pa leje TIRANE Pranga vrasësit Arrestohen autorët e zjarrit FAQE 7

30 MILIONE DOLLARE NGA “GJALLICA” TEK BERISHA

Në “bodrumet” e piramidave të krimit dhe vjedhjes “Thasët me dollarë u morën natën nga zyrat e Gjalliçës në Vlorë dhe me makinat e Gazidedes përfunduan në selinë e Berishës në Tiranë” “GJALLICA” sh p k Tiranë, më 20.6.1998 LENDA: Për sponsorizimet PARTISE DEMOKRATIKE TIRANE Shoqëria Tregëtare Private “Gjallica” sh p k Tiranë ushtron aktivitet në fushën e shëndetësisë e stomatologjike, në fushën e industrisë, në fushën tregëtare, në fushën e investimeve, etj. në disa rrethe si Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Berat, Kukës, etj. Në të gjitha fushat e veprimtarisë private Shoqëria jonë ka gjetur mbështetje nga strukturat demokratike të vendit dhe legjislacioni i miratuar. Shoqëria Tregëtare Private “Gjallica” sh p k Tiranë sponsorizon Partinë Demokratike të Shqipërisë në shumën 50.000 usd. Ju përshëndesim dhe urojmë sukses SHOQËRIA TREGËTARE “GJALLICA” sh k p Tiranë, Rruga “Naim Frashëri” Nr. 259 Tel/Fax 00355 (42) 32279 - 35213 Ish-kryetari pedeist i bashkisë, pasi e vodhi dhe dogji Vlorën braktisi edhe detyrën. Dhe sot PD ka guximin të kërkojë përsëri vota për kryetarin e bashkisë! Një vit më parë, në kohën kur u publikuan dokumentat e para që provonin se paratë e shqiptarëve të depozituara në piramidat financiare i kishte marrë Berisha dhe partia e tij, kryetari i PD-së pati deklaruar se do t’i kthente 50 mijë dollarët e marra (50 mijë dollarët që provohen në faksimilen që po botojmë përbëjnë vetëm njëri prej pagesave të shumës prej 30 milionë dollarë të marra nga “Gjallica”). Mirëpo ai ende nuk u ka kthyer paratë, të paktën për të justifikuar propagandën bajate që bën. Gjithsesi, çoroditja e ngarkuar prej këtij veprimi dhe hetimin e hajdutëve të parave të depozituara në firmat piramidale nuk kanë se çfarë të presin më. Ato le të bëjnë detyrën, se Berisha nuk ka për t’i kthyer paratë.

P.D. VOTA PËR VLO... [?] GJALLICA ...NAJ & CO [?] KAMBER VEFA HOLD... VOTONI PËR KANDIDAT... [?] ...ER KRYETAR BASHK... [?]