26/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 qershor 1998

Pa traditë nu ka Shqipëri

NE BRENDSI Pa traditë nu ka Shqipëri Përkujtohet 54 vjetori i çlirimit të krahinës së Korveleshit nga pushtuesit e huaj nazifashistë dhe tradhëtarët vendas. Merr pjesë edhe Presidenti i Republikës Rexhep Meidani FAQE 2

Koordinim dhe bashkëpunim

Lufta kundër korrupsionit mbledh qeverinë

Projekte formale dhe abuzime

Gjatë këtij 6 mujori janë paraqitur për miratim nga organet e pushtetit lokal rreth 250 projekte nga të cilat janë miratuar vetëm 94 FAQE 4

BERISHA FSHEH DOLLARET

Nëpër labirinthet e lidhjeve të drejtuesve të PD-së me mafiozët e fajdeve dhe të piramidave SHOQERIA TREGËTARE PRIVATE “GJALLICA” sh.p.k Tirane, me 26.1.1996 LENDA: Për sponsorizimet. PARTISE DEMOKRATIKE TIRANE Shoqeria Tregëtare Private “Gjallica” sh.p.k Tirane ushtron aktivitet ne fushen e sherbimeve si stomatologjike, ne fushen e industrise, ne fushen tregëtare, ne fushen e investimeve, etj. ne disa rrethe si Tirane, Vlore, Gjirokaster, Permet, Berat, Kukes, etj. Ne te gjitha fushat e veprimtarise private Shoqeria Jone ka gjetur mbeshtetje nga strukturat demokratike te vendit dhe legjislacioni i miratuar. Shoqeria Tregëtare Private “Gjallica” sh.p.k Tirane sponsorizon Partine Demokratike te Shqiperise ne shumen 50.000 usd. Ju pershendesim dhe urojme suksese SHOQERIA TREGËTARE “GJALLICA” sh.p.k Tirane, Rruga “Naim Frasheri” Nr.259 Tel/Fax 00355 (42) 32279 - 35213 LEKË …? [pjesërisht e palexueshme] KËTU Të …? [pjesërisht e palexueshme] [firmë e palexueshme] Ku kanë shkuar paratë që iu grabitën shqiptarëve? Me shpresë se do t’ia dilte mbanë në përpjekjet e veta për të sabotuar procesin e transparencës së firmave piramidale, Berisha pranoi një vit më parë se PD ka marrë nga “Gjallica” 50 mijë dollarë dhe premtoi se do t’i kthente ato. Mirëpo ai ende nuk i ka kthyer dollarët. Pra riprovoi se përpos të tjerash, është edhe një gënjeshtar dhe mashtrues i trues ordiner. Gjithësesi organi i specializuar e ka detyrim ligjor të kthejë dollarët e vjedhur tek kreditorët, do apo nuk do Berisha. Ndërkaq duhen hetuar të gjitha lidhjet e ish presidentit dhe të partisë së tij me mafiozët e fajdeve dhe piramidave, pasi burime të afërme me ish presidentët e firmave piramidale dëshmojnë se miliona dollarë kanë shkuar në xhepat e liderëve të partisë demokratike. Prandaj Berisha dhe të tjerët pas tij, ata që formojnë berishërinë, të dorëzojnë dollarët e fshehur, pasi ato dollarë janë djersa e grabitur e shqiptarëve. PD dhe Berisha e kanë ngritur gjithë veprimtarinë e tyre mbi shpifjen dhe mashtrimin. Të inkriminuar në përmasa skandaloze me ngjarjet e vitit 1997, ata shpresuan se do të arrinin t’i fshihnin gjurmët e krimeve të tyre duke akuzuar të tjerët për krimet që vetë kishin bërë. Por tashmë populli i di të gjitha. Ai i njeh grabitësit, i njeh kriminelët, i njeh vrasësit. Dhe nuk harron. Prandaj ua dha sërish përgjigjen me “armën” e vet më të madhe, me votën e lirë të 21 qershorit.

Xohaxopulos thon Hajdaragën

Me ftesë të ministrit të grek të Mbrojtjes, Z. Xohaxopulos, të premten niset për një vizitë pune dy ditore në Greqi një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes, i kryesuar nga ministri Luan Hajdaraga. Gjatë qëndrimit dy ditor, delegacioni ynë do të zhvillojë bisedime me homologët grekë, në çendër të të cilave do të jetë bilanci i deritanishëm i marrëdhënieve të suksesshme dypalëshe, si dhe zhvillimi më tej e zgjerimi i tyre në të gjitha fushat si në kuadrin bilateral, ashtu dhe në kuadrin e PFP, ku dy vendet janë partnere aktive.

DIKUSH SYNON TË FRENOJË INVESTIMET E HUAJA

Vebi Velija replikon me gazetën "Albania" FAQE 5

Trazi rat e marsit në Jug, dalin fakte të reja

Në Prokurorinë e Përgjithshme FAQE 5

Java e punës, 5 ditëshe

Qeveria ndryshon orarin e punës Pas 29 qershorit: 8.00 - 16.00 Qeveria ndryshon orarin e punës Java e punës, 5 ditëshe Pas 29 qershorit: 8.00 - 16.00

Edhe vezët kontrabandë

VEÇOJME FAQE 7

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare

Zhurma e PD-së nuk e zbeh dot fitoren e thellë të "Aleancës për shtetin" Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Zgjedhjet, shprehje e vullnetit të votuesve FAQE 3