16/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 gusht 1998

NUK KA ASNJË MOTIV PËR TË RËNË NË PANIK

EKSKLUZIVE

Kosovarë, mos lini vende bosh

JAM I INFORMUAR PËR ZHVILLIMET E FUNDIT NË KOSOVË. ATO, NË MËNYRË KOHERENTE REFLEKTOJNË EVOLUCIONIN E DERISOTËM TË RAPORTIT ENDE TË VËSHTIRË, MIDIS PËRFAQËSUESVE TË LËVIZJES POPULLORE DHE PËRFAQËSUESVE POLITIKË TË LËVIZJES PËR IDENTITET SHTETFORMUES TË SHQIPTARËVE NË KOSOVË. MUND TË THEM SE E VLERËSOJ HAPIN KOHERENT TË ZOTIT RUGOVA PËR T'U TËRHYER NË TRYEZËN E BISEDIMEVE PASKRON-STIMIT TË PARLAMENTIT TË RI. NUK MUNDEM VEÇSE TË FTOJ ZOTIN RUGOVA DHE GJITHË TË TJERËT QË E KONTESTOJNË KËTË HAP - HAPI ËSHTË I PA KONTESTUESHËM NGA PIKËPAMJA POLITIKE DHE NJË ZGJIDHJE PAQËSORE E KRIZËS NË KOSOVË- QË TË VAZHDOJNË NË KËTË RRUGË, TË SHUAJNË SENSIBILITETET E GRUPEVE POLITIKE APO MIDIS PERSONAVE DHE TË ZËNË VENDET BOSH NË FORMACIONIN PËRFAQËSUES TË SHQIPTARËVE QË ENDE NUK ËSHTË GJITHPËRFSHIRËS. Nuk është fjala për të zënë karrige bosh në një tryezë bosh. Është fjala për të vazhduar përpjekjet, me tolerancë, me zemërgjerësi dhe me principialitet për kombin, për viktimat që vazhdojnë të humbasin si rezultat i dhunës fashiste të Milosheviçit, në rrugën e konstituimit të institucioneve të vërteta demokratike, gjithëpërfshirëse dhe që i japin një përmbajtje bashkëkohore politikës kosovare apo, orientim evropian. Çdo të thotë? Unë do të konsideroja vende bosh jo vetëm në grupin negociues por edhe në parlamentin e Kosovës, edhe në qeverinë që do të përfaqësojë vetëqeverisjen lokale të Kosovës. Natyrisht edhe në raportet me faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar, veçanërisht Grupin e Kontaktit, që janë të pazëvendësueshëm në zgjidhjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të këtij procesi. Do të shpresoja, që pa humbur kohë, vendin e polemikave politike brenda shqiptare ta zinin diskutimet e frytshme sërish brenda shqiptare, për të rritur forcën e përfaqësimit të çështjes, për paketat e propozuara të formulimit apo formatimit të statusit të ardhshëm të Kosovës. Ato janë mjaft premtuese. Madje janë edhe origjinale, për faktin se bashkojnë në një model, përvoja që kanë funksionuar në disa modele të tjera që kanë zgjidhur konflikte të dhunshme dhe të përgjakshme ndëretnike. Natyrisht, mbetem i të njëjtës pikpamje që ka vazhduar të shprehet prej kohësh qeveria shqiptare, pra, ndaj të njëjtin shqetësim me vëllezërit e mi kosovar dhe përfaqësuesit e tyre politikë që, një autonomi sado e gjerë, vetëqeverisëse e shqiptarëve në Kosovë, që respekton mosndryshimin e kufijve me dhunë, nuk mund të funksionojë pa një Serbi demokratike. Një Serbi me Milosheviçin është iluzion që të quhet demokratike. Pra, unë mendoj, njëlloj, me të njëjtat standarte si për garantimin e lirive themelore, pra të vetvendosjes dhe vetëqeverisjes me institucione demokratike, si për shqiptarët edhe për serbët. Milosheviçi po vret dhunshëm shqiptarë në Kosovë, po vret dhunshëm dhe padrejtësisht edhe serbë në ish Jugosllavi. Dhe, vrasja më e kushtueshme është ajo e mbajtjes nën tutelë e potencialeve për zhvillim, për progres, për qytetërim, që kanë të gjithë popujt, në rast se fitohet liria e institucionalizimit të demokracisë dhe krijimit të shoqërive civile, ku sipërmarrja është motori i zhvillimit.

Tirana larg nga vatra e goditjes së terroristëve

Ne, po bashkëpunojmë dhe do të vazhdojmë tu japim gjithë mbështetjen e duhur autoriteteve të specializuara, në luftën kundër terrorit ndërkombëtar, qoftë ky me veshje islamike ose jo FAQE 3

TE NDALET BIZNESI I PASAPORTAVE

MINISTRIA E RENDIT NË OFENSIVË KUNDËR KORRUPSIONIT FAQE 6

SHBA- Shqipëri, marrëdhënie të shkëlqyera

AMBASADA AMERIKANE ËSHTË KËTU FAQE 3

Ofensivë e re serbe në Kosovë

LUFTIME TË ASHPRA MIDIS FORCAVE SERBE DHE UÇK NË KËRKIM TË ZGJIDHJES Ja pesë modelet e zgjidhjes së çështjes së Kosovës FAQE 9 RRITET, POR NGADALË KURBA E TË PUNËSUARVE Papunësia e trashëguar fillon të gërvishet FAQE 10-11 PAS MIRATIMIT TË DEKRETIT PËR LEVIZJEN E LIRE TË EMIGRANTËVE SHQIPTARE NË GREQI Kakavië Kapshicë, mbërrin karta e bardhë FAQE 7 TIRANA, METROPOLI BANKAR Bankat, institucionet e parasë nxitjnë FAQE 4 SPECIALE SKANDALI MAKSIS-BUTIKICA I PATENTAVE NDËRKOMBËTARE TETA ANDREO MARREZINË FAQE 16 CMIMI PER GREQI 250 DRX