Dan Everts: Influenconi te PD, mjaft me dhunë
OSBE MBLEDH TRUPIN DIPLOMATIK
FAQE 2
Flakë në selinë socialiste
SHKODËR, KAPEN ZJARRVËNËSIT BLU
FAQE 3
Gjinushi: Kushtetuta gati për dy muaj
DJE, PARLAMENTI NISI PUNËN
FAQE 2
PD: Poshtë elektrifikimi
GJIROKASTËR, TRITOL SHTYLLAVE TË TENSIONIT TË LARTË
FAQE 3
Shqipëri - Greqi, zonë e lirë
MINISTRAT E JASHTËM, MILO-PANGALLOS, INAUGUROJNË KONSULLATËN
FAQE 4
Piramidat, 300 mijë dollarë për kreditorët
MBYLLET ANKANDI I PARË I SHITJES SË PASURIVE TË KOMPANIVE HUAMARRËSE
FAQE 5
Meidani: Shqiptarë çarmatosni mendjet
PRESIDENTI I REPUBLIKËS I JEP JAVËN “AKSION KUNDËR MAHJAVE”
FAQE 16
Berisha: Unë me ushtri kundër nanos
PD, dëshim në Tiranë, flakë në Shkodër, tritol në Gjirokastër
FAQE 2 - 3
TIRANË - Shefi i Partisë Demokratike në opozitë Sali Berisha deklaroi dje në mbrëmje krijimin e formacioneve paraushtarake në shërbim të partisë së tij. I kthyer nga mitingu-ushtrim në sheshin “Skënderbej” bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sërish në sheshin “Skënderbej”, Berisha gjeti sheshin minor para selisë së partisë së tij për të deklaruar strategjinë e radhës. Para një turme prej rreth 200 vetë, kryetari Berisha tregoi se nuk kishte hequr dorë nga motivi i tij për rikthimin në pushtet përmes dhunës.
Berisha tha se nëse brenda 24 orëve të ardhshme Nano nuk liron 6 ish-funksionarët e administratës së tij, atëherë, ai do të shpallë krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Lirisë. Sipas tij, pikërisht ky formacion ushtarak, do të lironte nga burgu Zhualalin, Çelën, Shamatën, Mulosmanin, Lushën, Rama.
Policia shqiptare, e informuar rregullisht për veprimet e dhunshme të Partisë Demokratike në opozitë, mundi dje të ndalonte ngjarje të përgjakshme në Tiranë. Ajo angazhoi të gjitha konfrontimet e kërkuara me ngulm nga dyshja luturake Berisha-Hajdari. Ndërkohë, vetëm pak orë para mitingut, policia kishte arritur të ndalonte para selisë së Partisë Demokratike 4 persona të armatosur me kallashnikova.
Në Shkodër, pas tritolit dhe zjarrit në selinë e Partisë Socialiste, policia arriti të ndalojë 2 persona të tjerë, njëri vjedhës dhe tjetri person shumë i kërkuar. Lidërët lokalë të PD-së thënë se atë ishin militantë të partisë së tyre.
Dje, përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë, ndoqën nga afër ngjarjet pasi kishin lëshuar një deklaratë që quanin të papranueshme dhunën. Ndërkohë, larg syrit të tyre, Berisha u shpreh dje fare hapur për krijimin e formacioneve ushtarake pranë partisë së tij.