22/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 tetor 1998

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË

Blerim Çela tregon marsin '97

ISH KRYEKONTROLLORI RRËFEHET NË PROKURORI FAQE 3

Këtu bëhesh pis

Nga Fatos Lubonja Kam një vit e gjysëm që, si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH, rrekem të ndikoj në televizionin shqiptar, jashtë çdo interesi vetjak, partiak, klani gazetaresh apo biznesmenësh. Thjesht në emër të principeve të kulturës e profesionalizmit, por mbi të gjitha të ndershmërisë dhe pavarësisë së institucionit. Ndërkaq, mjafton të shohësh se një televizion privat, me një grusht njerëzish, bën lajme shumë herë më të mira sesa TVSH-ja, për ta ndjerë veten të dëshpëruar. Ky dëshpërim, për mua, lidhet sa me mungesën e profesionalizmit aq edhe të ndershmërisë në atë institucion. Dhe këto, mbi të gjitha, duhet t’i kërkojë dhe frymëzojë Këshilli Drejtues. Mirëpo çfarë mund të ndjejë njeriu kur sheh se ky këshill i ndëruar voton 9 me 5 pro paaftësisë dhe pandershmërisë të drejtorit të televizionit Edi Mazi dhe kundër një intelektuali të shquar dhe të ndershëm si Ardian Klosi? Çfarë mund të thotë njeriu kur sheh se i vetmi jurist i caktuar nga Partia Socialiste atje mbron haptaz vjedhjet e Edi Mazit? Çfarë mund të thotë njeriu kur sheh se një anëtar i Këshillit Drejtues në vend se të japë menjëherë dorëheqjen nga ky këshill, kur bëhet drejtues i një radio televizioni privat, arrin deri aty sa, në bashkëpunim me Mazin, t’i rrëmbejë edhe programet televizionit dhe të thurë puçe pas puçesh kundër Klosit? Pasi i gjithë të gjitha këto në emër të asaj se jetojmë në një fshat ku takohemi përditë, një moment të vjen të shpërthesh. Të them të drejtën, nuk e mbaja dot veten kur pashë se, ndonëse sipas ligjit të ri Këshilli ynë drejtues po bënte mbledhjen e fundit, këta njerëz nuk mund t’i frenonin instiktet e tyre primitive dhe në vend që të na lejonin të diskutonim për Festivalin, për çka dhe ishim mbledhur, e të ndaheshim në paqe, donin me çdo kusht të na fusnin në një sher absurd. Për mua ajo çka ndodhi në Këshillin Drejtues është një miniaturë e asaj që ndodh në Shqipëri. Këtu tek ne diçka që bën një dështim psh ka për borxh ta ngrejë altoparlantin deri në kupë të qiellit, të shqetësojë më shumë se një lagje me zhurmën e tij, pastaj parakalohem nëpër buritë ndezur nëpër bulevard me një zhurmë vrastare, dhe kjo jo vetëm si normale. Këtu është një vend, në shtypin e të cilit mund ta gjesh veten të akuzuar për vrasës, agjent të serbisë, pederast, hajdut milionash, dhe e funksionon asgjë struktura nga ato që quhen gjyq, ku të ndash të vërtetën nga gënjeshtra, të mbrosh veten dhe dinjitetin. Këtu është një vend ku opozita ka bërë mbi njëqind mitingje të paligjshme, ka inkurajuar të bllokohen rrugët nacionale, të hidhen në erë shtyllat e tensionit të lartë, të sulmohen me armë komisariatet e policisë deri kryeministria dhe prap i bëhet thirrje për të ulur në një tryezë. Këtë lloj rrumpalle institucionale e pakontrolluara ne po e quajmë demokraci. Shqipëria, pas rënies së komunizmit, po vuan një vakum të madh institucional dhe moral. Institucione të njerëzve, mbi të gjitha ato për pushtetet e pasurim, por edhe dhuna e agresiviteti, deri më 1991 u kontrolluan nga diktatura. Tani ato, për mendimin tim, kanë dalë jashtë kontrollit dhe shoqëria nuk po gjen mënyrën e disiplinimit të tyre pa cenuar liritë dhe të drejtat. Ende nuk po mësojmë se demokracia është një sistem me më shumë gradë lirie, çka nënkupton edhe më shumë përgjegjësi për individët dhe jo një sistem ku mund të shpifësh, vjedhësh e vrasësh pa u dënuar.

POLICIA, BIEN KOMISARIATET

Ndryshojnë shefat e policisë në Gjirokastër, Sarandë, Shkodër, Krujë, Dibër