04/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

4 nëntor 1998

KRYEMINISTRI MAJKO TAKON: DHE KREERËT E PROKURORISË

. Shpejt ligji që do të luftojë mafien. FAQE 2

NETOHET KONTRABANDA E KAFESE DHE E CIGAREVE

. 27 anije të vihen në hetim të menjëhershëm. FAQE 2

ANTIMAFIA ITALIANE, ARRESTIME NË MILANO...

Trafiku i foshnjave, dosje italo-shqiptare . BIBLIOTEKA KOM... [?] TIRANË. FAQE 2

REFERENDUMI PËR NJË KUSHTETUTË TË TË GJITHËVE

. Socialistët: Të kontribuojë edhe PD. FAQE 3

NENKRYETARI DEMOKRAT KOZ, KUNDËRSHTON

. Çela: OSBE dhe Everts të heshtin. FAQE 3

KUR DO TË NISË TË LAJË HESAPET SHTETI

Nga Erion BRAÇE. Një fluks shqetësimesh vazhdon në qëndrimin konstant, duke i shoqëruar në makth, tek shumë shqiptarë, si pasojë e pasigurisë që i vishet si karaktere jetës. Dhe s’ka se si të jetë ndryshe, kur brenda dy javëve, vetëm në Durrës, bëhen kapicë mbi njëri-tjetrin, një dyzinë njerëz. Të vrarë në prita apo në shkëmbime zjarri mes tyre. Askush nuk është kapur, veç kufomave që mblidhnin policia. Midis tyre ajo gjen persona që i kërkonte për krime, por që para saj, ata i gjen në një tjetër vrasësish. Rezultati sërish kufoma. Mbase policia skonton me qef nga lista e të shumëkërkuarve, duke shtuar: “Iku edhe ky, ishte bandit i lindur, kish vrarë këtë edhe atë”. Por a mendon se kush forcohet dhe se kur ky “i fortë” do t’i japë fund lumit të gjakut, që ai e kontrollon të rrjedhë për të dëshmuar se ai është kapo aty. Mbase përgjigjeje ka, mbase përgjigjeje s’ka. Por në Durrës njerëzit përgjigjen më shpejt se policia, madje identifikojnë vrasësit më parë se ajo. Jo se policia nuk e bën dot këtë, por se ajo nuk reagon dot, sepse në fuqi është kompromisi i pashkruar, i heshtur: “Mos na ngacmoni, ne nuk i bëjmë gjë shtetit”. Por jashtë goditjes së shtetit, lumi i gjakut mes dy organizatave kriminale, që kanë ndarë në dysh të mirat e qytetit port, vazhdon të rrjedhë, jashtë goditjes së munguar ndaj shtetit, lufta e armatosur e këtyre dy organizatave për kontroll e supermacinë në trafiket e gjellur, vazhdon të jetë në fuqi. Shteti mungon edhe ai e goditëse, i strukturuar në rojë të ca godinave që quhen, bashki, prefekturë, këshilli rrethi dhe kot fare gjykatë, prokurori, bankë, apo më tej një polic që rregullon trafikun e benzave të vrasësve. Them kot, sepse jam i bindur që struktura e organizimit të krimit, ka arritur në nivelin sicilian, por me aksent durrsak, të “baco la mani” “më peh duart”, drejtues karikapos së pushtetshëm. Dhe ky tani bie si gjthcka. Ky po punëson, ky investon, ky bën habahahin në qytetet duke bërë mirë. Të marrim, ky është sthet sipas mënyrës së tij, Shteti a policisë e njëherën mbase kësaj statusit s’tu duke formuluar shprehjen standarde: lajnë hesapet. Jo! Nuk shkon kështu! Shteti duhet të lajë hesapet me ta. Të shkatërrojë fort gjithçka të tyre, prona të paligjshme, trafikë të gjerë, të presë burimin e financimit të tyre. Pa mëshirë. Ndryshe, shumë shpejt arma do të drejtohet mbi shtetin, në Durrës, Vlorë e gjithëk... Atëherë, sërish, si çdo muaj, do të ndeshemi kërkadhje për minimumin që i përket në funerale policie të vrarë dhe inritim për kriminelët, me baza shëtisën në bulevard.

POLICIA MBLEDH KUFOMA

Lum gjaku në Durrës, sërish vr iten dy të rinj Lum gjaku në Durrës, sërish vriten dy të rinj. POLICIA MBLEDH KUFOMA

PROKURORI I DURRËSIT: Më shqetëson Tetori dhe fillim Nëntori me rritjen e numrit të vrasjeve

13 TË VDEKUR NË PAK DITË

. Dy banda luftojnë për të ndarë të mirat e qytetit - port. FAQE 6