05/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

5 nëntor 1998

Komuniteti: Shqiptarë votoni Kushtetutën

OSBE, JEHONË QENDRIMIT NDËRKOMBËTAR FAQE 3

U mbyllet rruga parave të pista

JA LIGJI QË NDALON PASTRIMIN E PARAVE FAQE 10 BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË

Rizgjohet Pashalimani

MEIDANI DHE MAJKO PËRUROJNË NISJEN E PUNIMEVE PËR RINGRITJEN E BAZËS FAQE 7

Koçi: Ku jemi me rendin?

TETORI MË PAK SE SHTATORI, 55 TË VRARË FAQE 2

Ja si do luftohen trafiqet mes dy brigjeve

PROKURORË ITALIANË DHE SHQIPTARË, LUFTË E PËRBASHKËT FAQE 2

Bode: Mos dorëzoni listat

KRYETARËT E BASHKIVE DHE KOMUNAT, NISIN SABOTIMET FAQE 12

Grekët, marrëveshje për arsimin dhe kulturën

PËRPARSË ARSIMIT TË LARTË, ARKIVAVE DHE MUZEUMEVE FAQE 11

Klishe pa frymëmarrje

ÇFARË TË OFROJNË TVSH, PËRGJATJET NJË DITË TRANSMETIMI FAQE 13 ÇMIMI PËR GREQI, 250 DPX

META E ANGELO NISEN LUFTEN, DO TE MBYSIM

META E ANGELO NISEN LUFTEN, DO TE MBYSIM

FLOTA E NAFTËS

TIRANE- Flota e kontrabandës vazhdon të shtohet. Pas publikimit dje të anijeve që kryejnë trafikun e paligjshëm të cigareve dhe kafesë, dje, ministria e Financave ka bërë publike të tjera emra anijesh që merren me të njëjtën punë. Por kësaj radhe me tjetër mall të preferuar për kontrabandë. Karburantet. Sipas ministrisë së Financave, janë të paktën 6 anije të identifikuara mbi bazën e dokumentave origjinale që mbërrijnë në këtë ministri nga të dhënat e Eurodoganës, të cilat prej vitesh sjellin në portet e Durrësit dhe të Vlorës naftë duke iu shmangur detyrimeve fiskale. “TEDI”, “FATI”, “FROSI-NA”, “TEUTA”, “ARBERI”, “ANATOLI-B” janë këto anijet të cilat ministria e Financave i vuri dje në qendër të reagimit të saj më të parë. Zyrtarët e Financave thonë se këto anije kanë në pjesën e tyre të mësipërme hambar fallso, ndërkohë që, në brendësi fshihen cisterna të mëdha që mbartin naftë, benzinë, benzol etj. Ato shfrytëzojnë për shkarkimin në portin e Durrësit kohën e vdekur midis orëve 22.00 deri në 4.00 të mëngjesit. Është pikërisht kjo kohë gjatë së cilës Dogana nuk funksionon, madje, doganierët largohen fare nga ambienti i portit. Anijet ankorohen dhe përmes pompave të fuqishme që ato disponojnë, zbrazin nga cisternat e tyre naftën apo benzinën drejt e në barkun e autoboteve që rreshtohen në mole. Sipas zyrtarëve të financave, një veprimtari e tillë ka kohë që kryhet. Dokumentat shqiptare janë fare të pastra. Kjo, pasi të gjitha këto anije, mbasi edhe të tjera, i afrohen portit të Durrësit, ankorohen në të duke deklaruar se s’kanë asnjë ngarkesë. Dhe në pamje të parë, është pikërisht kështu. Ato ngarkohen në Patra, bëjnë dokumentat për t’u ngarkuar apo shkarkuar në Bar të Malit të Zi dhe mbërrijnë në portin e Durrësit duke deklaruar se janë bosh. Në më të shumtën e rasteve, shprehja standarde thënë shqiptarëve është: “Nuk gjetëm ngarkesë në Mal të Zi”. Dje në mbrëmje, ministri i Financave Anastas Angjeli, ripërsëriti deklaratën e ashpër se, do të përdorë të gjitha mjetet e ligjshme, institucionale, praktike në luftën kundër kontrabandës. Ai tha se, në rast se anijet nuk i nënshtrohen detyrimeve fiskale, nuk i binden urdhërave të policisë dhe policisë doganore, atëherë shtetit i lind e drejta të qëllojë. “Madje, dhe t’i mbysë” - paralajmëroi dje ministri i Financave Anastas Angjeli.