PARLAMENTARËT, NISI TURI REFERENDAR NË GJITHË SHQIPËRINË
. Kushtetutën nis të mbledhë vota. FAQE 3
Ja prangat e tetorit
POLICIA, VALE ARRESTIMESH NË GJITHË VENDIN
. Ja prangat e tetorit. FAQE 2
ITALIANET: E KAPËM ME 6,1 KG HEROINË
URDHËR ARRESTI NDËRKOMBËTAR PËR ISH-BOSIN E "SILVA"-S
TIRANË- Forcohen konturet e dyshimit mbi lidhjet e firmave huamarrëse - tani në likuidim - dhe trafikut të paligjshëm.
Veçanërisht të trafikut të drogës dhe armëve.
Hetuesit italianë kanë qenë të parët që kanë hedhur dyshimet mëdha mbi këtë lidhje. Kohë më parë, prokurori antimafia i Italisë Pier Luixi Vinja kish thënë se dyshimi i madh mbi veprimtarinë e kompanive huamarrëse dhe zhdukjen e miliona dollarëve, binte mbi lidhjet e këtyre kompanive me organizata kriminale në vendin e tij. Ai tha atëherë se, mafia kish përdorur firmat huamarrëse në Shqipëri për të grumbulluar paratë e nevojshme me qëllim zënien e tregut në trafikun e drogave të forta.
Ndërkohë zëvendës-prokurori antimafia italianë zoti Maritati - ai vizitoi tre ditët e fundit Shqipërinë - ka forcuar dyshimet duke folur me zë të ulët pikërisht për këtë lidhje.
Burime nga organet policore të vendit fqinjë bëjnë të ditur se ish presidenti i Kompanisë huamarrëse “Silva” Pëllumb Shehaj, kërkohet tashmë për trafik droge nga organet e drejtësisë italiane. Ndodh kështu prej dy muajsh. Ndryshe, që kur Shehaj u identifikua në Portin e Barit me një ngarkesë prej 6.1 kg heroinë të pastër.
Ish presidenti i kompanisë huamarrëse u la i lirë për kohën e duhur për të kryer analizat e qeseve me miellin e bardhë. Ai u dërgua në Shqipëri nën mbikqyrje. Ndërkohë Shehaj u largua menjëherë në drejtim të Greqisë ku u strehua për rreth një muaj. Kjo kohë pati si kufi urdhër arrestin ndërkombëtar lëshuar nga Interpoli, pasi analizat italiane provuan se qeskat ishin të mbushura me plot 6 kg heroinë të pastër.
Tani ish presidenti i “Silvës” Pëllumb Shehaj fshihet në Turqi i ndjekur pas nga Interpoli. Jo thjesht për mashtrimet në Shqipëri, por për pjesëmarrje në trafik të paligjshëm të substancave narkotike.
Dje ai dha një intervistë të gjatë për radio “Koha”.
Trafik i paligjshëm, kërkohet Pëllumb Shehaj
TË KORRIGJOHET BASHKËPUNIMI ME PUSHETIN LOKAL
. Majko takon prefektët. FAQE 3
ÇANO: MINISTRIA NUK DO QËNDRojë INDIFERENTE. Vrasjet e Durrësit, tërmet në dikaster. FAQE 2
PD SHFAQ VËREJTJET E PARA PËR KUSHTETUTËN. Pollo: Ende jemi në kohë. FAQE 3
MALLRA TË MASKUARA SI NDIHMA, PËR T’I SHPETUAR DOGANËS. Trafik me ndihmat humanitare. FAQE 6
FËMIJËT E EMIGRANTËVE, SHQIP NË SHKOLLA. Greqisht në Shqipëri dhe shqip në Greqi. FAQE 11
PROFARMA E MBULUAR ME TRANZICIONIT. Zgjidhja më e mirë, privatizimi. FAQE 10
TANI PARA NË DORË PËR TË PASTREHET. Shteti: blijini shtëpitë vetë. FAQE 16
ÇMIMI PËR GREQI, 250 DPX