Zhospen: Sfida e Shqipërisë, stabiliteti, demokracia dhe zhvillimi
MAJKO NIS TURIN NË EUROPË TAKIMI I PARË ME ZHOSPEN
FAQE 4
Neni 18, asnjë dallim nga Konventa Europiane
KOMISIONI I VENECIAS: KUSHTETUTË E STANDARTEVE NDËRKOMBËTARE
FAQE 3
Jozefina Topalli: Nuk i them “Jo” Kushtetutës
DO RESPEKTOJ KUSHTETUTËN E MBI 50% TË SHQIPTARËVE
FAQE 16
Bojka i kërkon prefektës të firmosë mashtrime
TIRANA ENDE PA SHPALLUR LISTAT E ZGJEDHËSVE
FAQE 4
SULMUAN TË KORRUPTUARIT
Kush ka vjedhur do të shkojë në burg
DUAN TË THELLOJNË KRIZËN E BESIMIT SE EDHE KJO QEVERI VJEDH
NGA ILIR META
Nuk dua të hedh poshtë një shpifje, por të denoncoj një krim. Falsifikimin e qëllimshëm, me vetëdije të plotë, të një marrëveshjeje shtetërore midis dy ministrave të Transporteve të Shqipërisë dhe të Austrisë, në emër të dy qeverive përkatëse.
Për herë të parë në kaq vite, në shtypin shqiptar, arrihet deri në një krim të tillë, i cili provokon rëndë interesat e shtetit shqiptar. Të hedhur në veçanti. Ajo është një gjendje skandaloze. Provokimi është gjithashtu ndaj gatishmërisë së shtetit austriak për të ndihmuar dhe kontribuar në rindërtimin dhe rilindjen e sistemit hekurudhor në Shqipëri, pa të cilin nuk mund të ketë kurrë një infrastrukturë moderne.
Nuk mund të bëjmë më sikur dëgjojmë apo sikur nuk lexojmë edhe një krim të tillë, si ai që ka ndodhur dje në gazetën kryesore të pavarur “Koha Jonë”. Dua të shpreh konsideratën më të lartë për këtë gazetë në këto vite. E kam konsideruar si bashkëluftëtare në shumë çështje të rëndësishme dhe themelore, por sigurisht që ne nuk mund të bëjmë më sikur nuk shikojmë. Veçanërisht kur krime të tilla shoqërohen me shantazhe të hapura kundër zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë, kundër Qeverisë së Shqipërisë me qëllim që të vërtetohen patjetër nga një mafie e caktuar, që sponsorizon politikisht dhe në forma të tjera, njollosjen e kësaj qeverie që në fillimet e saj. Të kësaj qeverie që kartën morale dhe kartën antikorrupsion, ka kartën më të fortë. Unë besoj, dhe shpreh angazhimin që kjo qeveri do ta provojë deri në fund.
Të gjitha këto sulme, synojnë të thonë se të gjithë në Shqipëri janë të korruptuar, të gjithë qeveritarët janë të korruptuar dhe se gazetat njëlloj shoqërohen për të gjithë. Të gjithë janë njësoj të zhytur në korrupsionin që u krijua në këto 8 vjet. Pra sipas tyre, edhe dhejtoristët janë të korruptuar, edhe Majko e Meta janë të korruptuar. Edhe gjithë të tjerët. Dhe kjo, në fakt vetëm se kërkon të kontribuojë në thellimin e krizës së besimit, jo thjesht tek Qeveria. Por tek politika në vend. Synimi është të humbasë besimi se ka një qeveri që mund të shkëpusë vendin nga kthetrat e korrupsionit që është instaluar kaq fort në këto 8 vjet në vendin tonë.
Kjo është një betejë për jetë a vdekje dhe jo do ta fitojmë. Sepse kjo nuk është një betejë individuale, por është një betejë korrupsionin që u krijua në këto 8 vjet. Është detyra ime institucionale që të drejtojë luftën kundër korrupsionit, e cila tashmë ka filluar dhe të cilës do t’i shkojmë deri në fund, pa asnjë mëdyshje, pa asnjë lëkundje. Kjo është një luftë për jetë a vdekje midis krimit dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë. Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një shtet mafioz dhe në një shtet të korruptuar, në një shtet peng të disa politikanëve të papërgjegjshëm që për hir të interesave personale, janë gati të shkatërrojnë interesat e vendit, interesat kombëtare siç edhe e kanë provuar deri tani.
Zëvendëskryeministri shqiptar Ilir Meta (Foto: A.Rama)
Leonard Burnaci, drejton i Hekurudhave në Durrës: “Tenderi është i ligjshëm!”
BE: SHQIPTARË, VOTONI TË GJITHË
Bojkoti i PD-së nuk i shërben demokracisë