Godo: Koha për t’u ulur në tryezë bashkë
DUNET BASHKËPUNIMI I GJITHË PARTIVE POLITIKE
FAQE 16
Gjinushi: Kushtetuta, votat pro të 880 mijë shqiptarëve
PARLAMENTI RINIS DJE PUNIMET
FAQE 3
Shtatë vjet kohë e humbur për mirëkuptim
BERISHA PRISHI QEVERINË E STABILITETIT MË 4 DHJETOR ’91
BIBLIOTEKA KOMBETARE
TIRANË
FAQE 14
Durrës, tritol shtyllës së tensionit
1,6 KG LËNDË PLASËSE LË NË ERRËSIRË JUGUN
FAQE 6
Pas qarkullimit të fundit në polici: drejtorë që bëhen shefa komisariatesh
Duam rend por jo nga hajdutët
Nga Erion Braçe
Duam rend por jo nga hajdutët
Nga Erion Braçe
Kur shqiptarët të falin një 10 apo 20 lekësh që e bëjnë preshin, lakrën, fasulen, spinaqin më të shtrenjtë, askush prej tyre nuk fal pandershmërinë. Por, kur shumë prej tyre, nxjerrin nga portofoli, edhe ca para që ky shtet të paguaj më mirë policët - bashkë me shefat e tyre - atëherë secili ka të drejtë të bërtasë “Duam rend”. Dhe i tillë mund të jetë një qytetar i thjeshtë që kërkon të jetojë i qetë, një prind që kërkon ta ketë vajzën si “dritë” në shtëpinë e tij dhe jo si xixëllonjë në rrugët e botës. Kështu, janë plot ata që mund të bërtasin. Kohët e fundit, janë ata që mbushin arkën e të ardhurave të shtetit, biznesmenët, tregtarët, të cilët plot të drejtë kërkojnë mbrojtjen e pasurisë, pronës së tyre. Por, zëri i tyre “duam rend” po vjen i fortë edhe për faktin tjetër, rrënimin e bizneseve të tyre nga konkurrenca e pandershme. Ndryshe nga bizneset që fryhen përmes kontrabandës.
Njerëz, por zyrtarë të shtetit, janë ata që vendosin ose jo rendin, mbledhin ose jo taksat, duke ngjallur siguri ose jo, duke lejuar kontrabandën ose jo.
Ndaj reforma, veçanërisht në personel është shumë e rëndësishme. Por a quhet reformë qarkullimi, riciklimi i hajdutëve? Qofshin këta edhe policë. Të vegjël apo policë madhorë.
Pyes, sepse dje u mor vesh se një drejtor policie pranon të bëhet shef i një komisariati në Tiranë. Besnik Breçani është një i tillë. Askush deri më sot nuk ka provuar që ai është hajdut, duke i lënë si përfolje akuza për të. Por atëherë pse hiqet? Pompat e tij, ulje-ngritjet, vetëm dyshime skandaloze kanë nxitur, dhe për një oficer karriere rënia e fortë do të ishte e papranueshme.
Por ja që Breçani, bëhet muaj më parë drejtor i përgjithshëm i policisë, nuk ndryshon ndonjë tregues në diagramën e sigurisë. Hidhet edhe pse i margjët në sukses, emërohet drejtor policie në një prefekturë që ka katër pika doganore, dy prej tyre porta e mëdha të vendit nga rrjedh kontrabanda, njëra, Goric[a?], hapësira e pambyllur për hajdutët.
Breçani, në fakt kështu gjati, por kështu mbajti dhe kështu u li. Shkarkohet, mbase për këtë gjë, por emërohet shef komisariati Nr.3 të Tiranës. Përsëri një zbritje skandaloze, mbetur pa motivim dhe e pranuar nga Breçani.
Në popull qarkullon tani si bindje, ideja se pas bën lek duhet t’i sigurosh ato.
Rasti i mësipërm vlen dhe nuk vlen. Kjo pasi, kur sheh se ngrihen apo ulen pozitat e tyre, shefat e policisë së Tiranës, çudia është shumë më e madhe. Ka gjashtë muaj që është rrëmbyer kryetari i biznesmenëve, për policia nuk, thotë dot nëse është gjallë apo i vdekur. U mbush muaji që vetëm 100 m larg nga Drejtoria e Policisë, hidhet në erë shtëpia e kryetarit të Gjyqit Kushtetues dhe këta shefa kanë thënë se ka të bëjë me klonit të tyre. Vetë zoti Abdiu: “Ishte tritol, domethënë trit i rëndë”.
Atëherë kjo është reforma? Përgjegjesia e njerëzve që përzgjidhen dhe firmosin, nuk ka pse të kthehet në alibinë për hajdutë apo të dështuar, që nga “gjenerali” pranojnë të bëhen edhe “feng groshe”. Por, plot vitamina ama.
ZJARRI DJEG COCA COLA
Digjet magazina. Dëme të mëdha materiale. Zjarri që qenë rezultat i një defekti në sistemin elektrik
TIRANE- Coca Cola në flakë. Ka qenë ora 02.00 e ditës së djeshme kur në magazinat e firmës së njohur të Coca Colës në vendin tonë, ka rënë një zjarr i cili me kalimin e kohës është bërë më asgjësues. Burime të Ministrisë së rendit kanë bërë të ditur dhe se, zjarri ka arritur t’i djegë plotësisht të gjithë lëndën plastike e të drurit, ndërkohë që është bërë e mundur të shpëtohen makineritë e shtrenjt[a?]. Burimet e mësipërme kanë saktësuar se për të shuar zjarrin e fuqishëm, janë angazhuar maksimalisht zjarrfikësit e Tiranës, të Durrësit, Krujës e Kavajës.
FAQE 2
Fotografi: ariu mban në gojë një kanaçe Coca-Cola; poshtë, automjet pranë tabelës Coca-Cola.