04/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

4 dhjetor 1998

PO NA PRAHIN TANI HORRAT E BERISHËS

Rrëfenjëne studentit e shkodrës Ish gardistë, marangozë, blegtorë, njerëz qe kanë për profesion terrorizmin, kërcënojnë studentët. MES TYRE EDHE AGITA BERISHA, SHKËLZEN BERISHA, KRISTIAN MAMOY, NIKO KETRI, KRESHNIK GOLLNAKU, BASNIK GJONÇAJ... “Nuk janë studentë por të sanë horrat e Skënderit”. Zgjedhjet e para, pas këtij precedenti, këtë herë në bashkun me emërimin e dekanit të Fakultetit Shkencat e Natyrës, duhej të zgjidhej prefekti i Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Në të gjallë në po aq konviktet universitare! Me një fjalë, studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, filluan pa e kuptuar, një rivlerësim. U duk sikur po zgjohej një ndërgjegje e re e këtyre viteve të tranzicionit. Sipas të gjitha mallrave që na solli ky pluralizëm për studentët kanë mbetur edhe disa zanate. Shembulli më i mirë për këtë është studenti Baçri Bazjari. (Bëhet fjalë për student I kursit të II-të te fakultetit juridik) i ardhur nga Peshkopia, andej ku banda e Berishës është mësuar të regjistrojë nga qelbësirat terroriste të korrikut. Si terrorist i trondosur se do të humbiste kafen e mëngjesit, e zhuritur urrejtjen deri tek jargët, ai i shfryn studentëve. Na kapi flokët dhe më tha “more student i mutit, këto humb vetëm me tanks e uria”. Këtë e thotë ky i pabrekë që bredh me depërtues në krah, por që një muaj më parë hante bukë falas me ne. Organizimi absurd i tyre është po aq zanafillor sa mungesa e shkollës që kanë. Baza e gjithçkaje është frika që duan të ngjallin tek studentët. Konvikti nga ana tjetër është i zbrazur kryesisht nga vajzat, të cilat kanë ikur nëpër shtëpitë e shokëve dhe shoqeve. Ai u thotë “largohuni se do t’ju vrasim”. Kjo i thanë disa studentëve të mjekësisë që ishin kthyer nga minipushimet. U kthen armën në fyt, u bërtasin duke ju thënë “pushkatim”. Ky bëhet trim me armë në dorë. Ndërsa në një rast tjetër po ky mostër i pështirë, i shoqëruar nga dy zagarë, njëri qelbash e tjetri hundëqen, hyn brenda në një prej godinave dhe terrorizon studentët. Më pas thotë “po ikët juve larg, do vijnë ca si puna e Azem Hajdarit dhe do t’ju vrasin të gjithëve”. Studenti tjetër vjen nga Tropoja. Quhet Aljil Shala, student i kursit të I-rë fakulteti juridik. Ky bën njëlloj si paraardhësi i tij. Eshtë po aq ordiner dhe bën të fortin me emrin e Sali Berishës. “Mua ma ka lënë Saliu vetë”. Cudira ndodhin! Gënjeshtër më të madhe kurrë nuk do keni dëgjuar! As studentët në dhomat e izolimit dhe as doktorët e çmendurisë që po e kurojne sadistin në fjalë, nuk mund ta imagjinojnë lehtë se me çfarë mund të qeshin këta mjeranë. Ndërsa këtë Aljilin thonë se nëna e ka quar për të marrë diplomën “ta ketë se bën moral e Shkodrës”. Nga një grup studentësh të fakultetit të mjekësisë dëgjuam për një horr tjetër me emrin Aleksandër Visha, student i kursit të II-të fakultetit juridik. Vjen nga Myzeqeja dhe ka si punë kryesore të transportojë karikatorin e automatikut të Agim Muratit. Një student me emrin Berat Çela pyeti këtë “zotërinë” se ku qëndronte e drejta juridike e bllokimit të shkollës. Përgjigjen e mori me kondak automati. Ky horr nga ana tjetër është aq frikacak sa për një copë kolltuku mund të hidhet e të trembë shokët e tij me armë në dorë. Një prirje primitive kjo e tij, për të mbyllur me pahir shkollën, e zbulon qartë fytyrën e një shumice jo të vogël studentësh nga veriu dhe jugu i Shqipërisë, që janë mbledhur këtu për të shpallur zaptim e tyre në universitete! Pra profesioni i këtyre studentëve është para së gjithash ai i frikacakëve dhe më pas i horrave pa tru që dalin me armë, por nga ana tjetër fshihen sa herë që studentët mblidhen të mbrohen. Kjo është fytyra e turpit që mori dhuna dhe terrori i Berishës gjatë muajit dhjetor 1998. Ishin një bandë që me drogat, bajgat, sharjet dhe kërcënimet, kujtojnë se do trembin studentët. Jo zoterinj, ajo që po ndodh në Shkodër nuk është protestë dhe as revoltë studentësh. Këtu po ndodh një skenë kriminale, me pagesë nga zyrat e Berishës. Kjo është fytyra e shëmtuar e këtyre njerëzve pa shkollë, që e quajnë veten studentë. Këta lloj njerëzish duan të kthejnë universitetin në një stallë, ku hyn e del kushdo me armë në dorë. Por mijëra studentë vazhdojnë mësimin, duke refuzuar frikën dhe terrorin.

MAJKO takoj dje SOLANËN në Bruksel: MBËSHTETJE TOTALE PËR QEVERINË TË RE

Kryetari i Parlamentit Europian zoti Rubles: Do ju mbështesim për buxhetin '99 MAJKO takoj dje SOLANËN në Bruksel: MBËSHTETJE TOTALE PËR QEVERINË TË RE Kryetari i Parlamentit Europian zoti Rubles: Do ju mbështesim për buxhetin '99