11/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 dhjetor 1998

Arrestohet njeriu me antitank

14 shtatori shton radhët me hajdutë “Benz”-ash të liruar nga gjykata . Arrestohet njeriu me antitank. FAQE 2

Dështojnë me sukses privatizimi

Lindita e privatizimit ngryset si rast i pastër korrupsioni? . FAQE 4

HYN NË GREVË URIE DJALI I SALI BERISHËS

Djali i Sali Berishës

Kërkesa: Të kthehet babi bashkë me shokët në pushtet Dje Qeveria Shqiptare lajmëroi se përmbushi të gjitha kërkesat ekonomike të studentëve. Ato lidheshin me përmirësimin e kushteve të jetesës në qendrat studentore. Kështu janë shpërndarë deri dje në mbrëmje 1700 kaloriferë duke i siguruar ngrohje të gjith(a) dhomave ku banojnë studentët. U vendosën në punë 3500 copë banjotari? mbrritën dhe në portin e Durrësit dhe do të shpërndahen sot. 1100 krevate dhe dyshekë u janë shpërndarë studentëve duke bërë kompletimin e plotë në të gjithë qytetin. 50 milionë lekë qeveria la dhe Bashkisë së Tiranës për rregullimin e ndriçimit në ambientet e Qytetit “Studenti”. Vazhdon puna në ndërtimin e unazës së qytetit. Ndërkohë Telekomi përfundoi vendosjen e telefonave me kartë në të gjitha ambientet publike. Në qytetin pranë fakultetit të Ndërtimit janë shpërndarë 100 kaloriferë dhe 200 të tjerë do të shpërndahen brenda dy ditëve të ardhshme. 30 milionë lekë janë vënë në dispozicion të ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve për kompletimin edhe në këtë qytet me krevate, dyshekë, banja. Ka ndodhur pra si asnjë herë tjetër. Vërtet studentët mund të kenë ngelur me gojë hapur pasi në 7 vite të fundit asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Ish presidenti Berisha la si mjet ngrohëse në dhomat e studentëve vetëm rezistencat artizanale të bëra me telat e sustave që nuk shërbenin më për të fjetur. Por në vend që të tërhiqte vëmendjen pikërisht ky impenjim njerëzor dhe serioz i Qeverisë së kryeministrit Nano, bujë, dje në mbrëmje bëri greva e quajtur “urie” e gati 40 djemve të rinj. Ata janë vendosur në ambientet e Kinoklubit të Qytetit “Studenti”. Qeveritarët kanë qenë ata që kanë mbetur dje vërtet me gojëhapur, duke belbëzuar vazhdimisht shprehjen: “Po ne ia realizuam të gjitha!”. Ata bënin fjalë për kërkesat ekonomike. Por greva, që 10 ditë më parë nuk është aspak e tillë. Ndaj nuk ndërpritet edhe pse përmbushen vazhdimisht kushtet. Greva është thëllësisht politike dhe Qeveria që ta ndërpresë atë, duhet të plotësojë kushtin themelor të Sali Berishës: Të lëshojë pushtetin. Kjo identifikohet fare lehtë. 72 orë më parë u hodh në erë një shtyllë tensioni që furnizonte me energji elektrike Qytetin “Studenti”. (Vijon në faqen 2)

Majko: me vdekjen kriminelët si qytetar jam “pro” vendimit ekstrem