Qeveria merr masa të ashpra antikorrupsion
Shkarkohet drejtoresha e privatizimit
TIRANË- Qeveria shqiptare shkarkoi dje nga detyra e drejtores së përgjithshme të Agjensisë Kombëtare të Privatizimit, zonjën Lindita Xhillari. Në mbërmje vonë qeveria bëri të ditur vendimin e saj.
Ende nuk janë të qarta motivet. Por është fare e thjeshtë që gjithsecili t’i rendisë motivet njëri pas tjetrit. Më i buti do të ishte ai i paaftësisë në propagandimin e ankandeve për 9 ndërmarrjet që Ministria Publike dhe e Privatizimit shpalli së fundi. Asnjë nga 9 ankandet nuk mundi të zhvillohej për shkak të mosparaqitjes së pjesëmarrësve në to.
Ndërkohë motivi më i egër mbetet ai i korrupsionit të vërejtur në shitjet e kryera gjatë dy viteve të fundit kur Xhillari ka qenë specialiste e më tej drejtore e Agjensisë Kombëtare të Privatizimit. Gazeta ka sjellë shpesh në faqet e saj shembuj flagrante.
Por një tjetër motiv i fortë është edhe mosdenoncimi i skandaleve të ankandeve dhe shitjeve të zhvilluara pas kohë më parë por që janë bërë publike për shkak të pretendimeve gjyqësore të blerësve. AKP nuk ka mundur të mbrojë kontratat dhe vendimet e saj, por në një sërë procesesh gjyqësore i ka sjellë humbje të mëdhaja arkës së shtetit nga e cila kanë dalë para për të rimbursuar blerësit.
Mbetet vërtetë për t’u përshëndetur reagimi i qeverisë shqiptare për momentin. 24 orë më parë qeveria shkarkoi nga detyra e drejtorit të KESH-it, zotin Engjëll Çuçi, vetëm pak ditë pas publikimit të një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi një varg procedurash tenderimi në këtë institucion. Dje radha u ndal te drejtoresha e AKP-së. Ndërkohë që vendimet e ashpra antikorrupsion të qeverisë paralajmërohet se nuk do të ndalen këtu, por do të përshkojnë gjithë strukturat e trashëguara të korruptuara të administratës shtetërore.
PICHLER: NE NA BLLOKUAN
E vërteta e vagonëve në gojën e austriakëve
FAQE 3
ROJTER
Vagonë falas? Gago gënjen
Fat i keq. Berisha i ri më i aftë se i vjetri
AGJERUESIT REFUZOJNË QEVERINË DHE PËRMBYSJEN E KËRKESAVE TË TYRE PRESAJ
FAQE 3/10
Paratë e kreditorëve tek pronarët e fabrikave
MASHTRIME SKANDALOZE ME TRANSAKSIONET E PRONAVE GJATË PRIVATIZIMIT
FAQE 5
Deri në fund luftë kundër padrejtësisë
PËR HERË TË PARË PAS ATENTATIT FLET PËR “ZËRIN” EKSKLUZIVISHT KRYETARI I GJYKATËS KUSHTETUESE
FAQE 3/10