Policia shpëton njerëzit lypsat e vegjël
ARRESTOHEN NË MILANO NJËZETENË TRAFIKANTE MINORENËSH SHQIPTARE
FAQE 2
20 miliardë lekë investime të huaja
FINANCIMET E HUAJA, BAZA E INVESTIMEVE TË BUXHETIT '99
FAQE 5
Serbët kthehen bashkë me terrorin
VAZHDON E RËNDË SITUATA E DITËVE TË FUNDIT NË KOSOVË
FAQE 9
DEMOKRATËT PUTHE[N?] ME SOCIALISTET NË TAVOLINË
Kryeministri Majko
... dhe kryetari i minorancës parlamentare Pollo
Kryeministri Majko; ... dhe kryetari i minorancës parlamentare Pollo
Fiton qytetari
Nga Pandeli MAJKO /Kryeministër
Unë si kryeministër dhe zv.kryeministri zhvilluam në emër të qeverisë një kontakt të drejtpërdrejtë me drejtues të opozitës, PD, duke kërkuar të zhvlerësojmë edhe një polarizim që ne e kemi konsideruar në thelb jo vetëm artificial, por për situatën që kalon vendi po e kthen Shqipërinë në një vend pa shpresë për situatën që po kalon Kosova, po krijon bindjen se ne shqiptarët nuk kemi mundësi të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Në këtë koncept takimi im si kryeministër dhe i zv.kryeministrit me përfaqësuesit më të lartë të PD, jo vetëm për zgjidhjen e problemeve të disa studentëve të hyrë në grevë uri, mendova pa shprehur ndonjë optimizëm retorik, përbën një hap, i cili nuk mund të vendoset në kufijtë e tij të ngushtë në kuadrin e besimit të njerëzve për qeverisjen aktuale, por me buonsensin përkatës i bën të qartë të gjithë shqiptarëve, si brenda Shqipërisë ashtu dhe jashtë kufijve të vendit, sidomos atyre në Kosovë, të cilët po kalojnë momente tepër të vështira dhe dramatike se qeveria shqiptare ka për detyrë të kujdeset jo vetëm për ata që votuan pro saj, por dhe për atë që quhet opozitë. Pavarësisht nga traumat, pavarësisht nga polarizimet, pavarësisht nga problemet e mbartura, qeveria shqiptare ka shprehur gatishmërinë dhe këtë gatishmëri. Sot ajo e vërtetoi duke iu përgjigjur në një organizim politik brenda radhëve të opozitës, por kur psikologjikisht ne nuk ndiejmë ndonjë distancë, siç është dhjetori 1990, duke menduar se vërtetë, në politikë duhet të rishkosh diçka kur bëhet fjalë që të fitojë qetësia e qytetarit, kur bëhet fjalë që shteti të mos merret me rreziqet e politikës, por të merret me luftën kundër kriminalitetit, kundër korrupsionit. Pra, të merret më atë të cilën, jo vetëm socialistët, demokratët, por edhe njerëzit normalë të këtij vendi që nuk kanë tesera partie, dëshirojnë dhe shpresojnë të ardhmen e këtij vendi.
Në këtë koncept unë e mendoj që takimi i sotëm mund të konsiderohet i frytshëm, pasi me përfaqësuesit e PD, pas kaq kohësh pas zgjedhjeve të 29 qershorit në arritëm të konceptojmë një dialog normal ku vështirë të thuhet se është njëra palë që fitoi. Apo tjetra doli e fituar nga ky dialog. Mendoj se logjika më e domosdoshme aktualisht në Shqipëri do të ishte mbajtja e raporteve, kush fitoi dhe kush doli i humbur. Unë mendoj se me dialogun e filluar sot, midis qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve të opozitës, i fituar doli qytetari shqiptar. E fituar doli policia, e cila do të ketë më shumë përkrahje për të luftuar kriminalitetin. E fituar doli çështja kombëtare. Sepse, tanimë mendoj se ka më shumë rakordim, ka më shumë ballafaqim pikëpamjesh dhe orientim të drejtë për pozicionin e Shqipërisë në përkrahje të Kosovës dhe çështjes sonë kombëtare.
Mendoj, duke mos shprehur optimizëm të tepruar, po e përsëris, që së bashku me përfaqësuesit e PD ndamë me logjikë të ftohtë situatat që po kalon vendi, kemi hedhur një hap, duke kryer njëkohësisht edhe detyrën tonë si qeveri.
Ja çfarë u arrit dje nga takimi i qeverisë me opozitën
• Drejt fundit greva e urisë. Sot në ora 9.00 studentët dhe qeveria nënshkruajnë një marrëveshje për plotësimin e kërkesave të studentëve.
• Do të ngrihet një komision i pavarur hetimi për zbardhjen e vrasjes së Hajdarit, nëpërmjet miratimit të një ligji.
• Qëndrim unik pozitë-opozitë për çështjen e Kosovës. Propozohet organizimi i një tryeze me forcat politike shqiptare dhe ato të Kosovës në Tiranë.
Meta: Dorëheqje kur të kemi kundër 51% të votave
Mund të them se është e drejtë që çdo qytetari që nuk ka votuar apo nuk i pëlqen qeverisja, të kërkojë dorëheqjen e saj. Mund të jetë edhe e drejtë e 49% të elektoratit shqiptar. Qeveria do të japë dorëheqje atëherë kur të ketë një krizë të mazhorancës së zgjedhur apo në rast se kundër saj do të jetë 51 përqind e popullit.