28/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

28 mars 1998

PD - KUNDËR VAZHDIMIT TË NDİHMËS GREKE NË SHQIPËRI

Në komisionin e politikës së jashtme të Kuvendit Popullor: pranohet zgjatja e kohëqëndrimit të kompanisë greke PD - KUNDËR VAZHDIMIT TË NDIHMËS GREKE NË SHQIPËRI Kryetari i komisionit Sabri Godo kërkon konsensus, por votuan kundër Genc Pollo dhe Hysen Selfo FAQE 2

Prania e NATO-s, garanci për mos përhapjen e konfliktit

MINISTRI I MBROJTJES Z. SABIT BROKAJ: MINISTRI I MBROJTJES Z. SABIT BROKAJ: Prania e NATO-s, garanci për mos përhapjen e konfliktit Nuk ka asnjë rast të kalimit të armëve nga kufiri shqiptar FAQE 2

Përgjegjësive ’u vihet emri

TIRANË, MBLEDHET KËSHILLI BASHKIAK Prefektura kërkon kontrollin e figurës së Osman Kozotit, të shpallur nga Bashkia e Tiranës, “Qytetar Nderi”. Ka qenë bashkëpunëtor i fashizmit FAQE 6

“Bashkimi për Demokraci” në krizë

BERISHA FYEN ALEATËT FAQE 2

NJË VIT DHIMBJE

28 mars 1997- Vlora përkujton tragjedinë e Otrantos -28 mars 1998

Më shumë se kujtesë, apel për drejtësi

“Ikët nga një tmerr pa fund dhe ju çuan në një fund të tmerrshëm”

Sot është përvjetori i parë i tragjedisë së Otrantos. 28 marsi i vitit 1997 u kujton vlonjatëve ngjarjen më të rëndë të këtij fundshekulli. Gjatë gjithë këtij viti, dhimbja ka qenë pjesë përbërëse e jetës së saj dhe vlonjatët kanë ditur ta përballojnë atë. I bashkuar si gjithmonë, aq më tepër përballë dhimbjes së përbashkët, populli i Vlorës fitoi vlera të reja në harkun kohor të këtij viti. Një vit më parë, njëra me ëndërra të vrara e pa shpresë u larguan nga tmerri i situatave absurde dhe pilte politike, për te kërkuar hapësira me të qeta për me minimalen që mund të dëshiroje një njeri: sigurinë e jetes. E kjo jo e pa shpresë mbeti në mes. Nenë paretet e anijes së vjetër, ndalen 89 jete njerëzore e ndërmjet tyre, jetë foshnjash të pafajshme e nenash. Në jetë më pas, vlonjatet mallkojne shkaktaret e kësaj tragjedie të pashembullt dhe njëkohësisht urojnë me gjithë shpirt qe dite te tilla te mos kthehen kurre. Me teper se asnjehere, ata deshirojne jetën, me gjithë fluiditetin e saj. Le te jete e thjeshte dhe pa komoditete dhe buje t’ju kishte sjelle koha, por pikesepari, te jete e qete dhe e sigurt. Sot, vlonjatet do te çojne lule ne parcelen me te re te varrezave të qytetit. Me kete rast, aty eshte ngritur edhe nje memorial, ku pervese 57 emrave, jane gdhendur edhe fjalet: “Ikët nga një tmerr pa fund dhe ju çuan në një fund të tmerrshëm”. H. Koçi (ATSH)

Shteti kundër krimit, kriminelët në mes....

Më shumë se kujtesë, apel për drejtësi “Sa herë që unë u thosha se nuk di gjë dhe nuk merrem me këtë punë, ata më rrihnin me shkop gome dhe me një tub. Njëri prej tyre kishte dhe një palë pincë me të cilat më heu dhëmbët”... FAQE 3

MERRET NË PYETJE ISH MINISTRI ÇELA

Ngjarjet e vitit të kaluar në prokurorinë ushtarake FAQE 5

LAJMERIM

Sot më 28.03.1998, ora 11.00 në selinë e PSSH mbahet një konferencë shtypi. Ftohen të marrin pjesë gazetarët të shtypit dhe medias vendase dhe të huaj si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë