29/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 mars 1998

Të sakrifikojmë pushtet, për të krijuar shtet

Kryeministri flet në qeveri: abuzimi tradicional i klasave shqiptare e ka futur politikën në debit, në borxh me popullin, kombin dhe trojet e veta Gjashte vitet e fundit, kur gjithë bota e civilizuar mbylli rubinetat e armëve për makinën serbe të luftës, ndërsa Shqipëria e Berishës i hapi ato thjesht për të krijuar një kastë pseudo-democionaliste e cila ngriti mbi gjakun boshnjak, lux personal dhe varfërim kolektiv. Mbi kokat tona përfundimisht rëndon një pyetje? Edhe sa kohë do të vazhdojmë të vëmë interesat e grupeve mbi ato të kombit, edhe sa kohë do të sakrifikojmë interesat shtetërore për ato partiake, edhe sa kohë do të injorojmë interesat politike për ato korruptive. Nuk mund dhe nuk do të tolerohet asnjë konkurim personal apo partiak, apo strukturues brenda kabinetit qeveritar. Gjymtyrët e qeverisë duhet të lëvizin të gjitha në mënyrë të koordinuar në shërbim të krijimit të të ardhurave buxhetore, dhe shpenzimit transparent dhe të kontrolluar të tyre. Nuk mund të penalizoj faktin se çdo aksion, dështrim dhe rezultat i klasës aktuale politike, i qeverisë, por dhe i gjithë partive që e mbajnë dhe e synojnë atë, sot lka efekt direkt mbi të ardhmen e kombit në tërësi. FAQE 2-3

NE NUK ERDHEM PER TE KRIJUAR XHEPA

TE HAPET SIPARI I NDRYSHIMEVE

Konferencë shtypi e Sekretarit të Përgjithshëm të PSSH Pandeli Majko "Nuk ka krizë qeverisëse" FAQE 2

KOALICIONI, JO RAPORT SHIFRASH

Intervistë ekskluzive e Ministrit të Brendshëm Neritan Ceka Në polici nuk ka vend për kriminelët FAQE 5

Republikanët kundër Berishës

FAQE 4

Alibia politike nuk është zgjidhja më e goditur

FAQE 6

Mjafton të thuash vetëm Sulejman Pitarka

FAQE 8