PSSH do të inkurajojë dialogun si të vetmen zgjidhje
Zëdhënësi i PSSH vlerëson mbledhjen e Grupit të Kontaktit në Romë:
Partia Socialiste e Shqipërisë vlerëson përfundimet e arritura në mbledhjen e Grupit të Kontaktit në Romë. PSSH e çmon të drejtë paketën e masave të propozuar në këtë takim ndaj Serbisë, për ta detyruar atë të heqë dorë nga ushtrimi i dhunës dhe gjakderdhja, dhe për të njohur dialogun si të vetmin mjet për zgjidhjen e krizës. PSSH vlerëson si faktor determinant për zgjidhjen e krizës Grupin e Kontaktit dhe të gjitha organizmat e tjerë ndërkombëtarë dhe përshëndet interesimin e tyre permanent e në rritje për një zgjidhje të drejtë dhe paqësore të çështjes së Kosovës. PSSH përshëndet hapat e ndërmarrë veçanërisht nga qeveria e SHBA, për qëndrimin konsekuent ndaj kësaj çështjeje dhe kontributin që japin për kapërcimin e krizës. PSSH rishpreh gatishmërinë e vet se do të kontribuojë, insistojë dhe inkurajojë dialogun si të vetmen zgjidhje për kapërcimin e situatës. PSSH qëndron e palëkundur në synimet dhe objektivat e saj për të kontribuar në krijimin e një klime të re në marrëdhëniet ndërballkanike, duke synuar europianizimin e rajonit.
Ishte një takim konstruktiv
ZËDHËNËSI I DEPARTAMENTIT TË SHTETIT PAS MBLEDHJES SË ROMËS
Mbledhja tjetër e Grupit të Kontaktit më 9 maj në Paris
ZËDHËNËSI I DEPARTAMENTIT TË SHTETIT PAS MBLEDHJES SË ROMËS
Ishte një takim konstruktiv
Mbledhja tjetër e Grupit të Kontaktit më 9 maj në Paris
MENYRA E SHPËRNDARJES SE SHPEJTI NE PARLAMENT
Qeveria harton projektligjin për shpërndarjen e pasurive të kompanive huamarrëse
Kërkohen veprime emergjente në fushën energjitike
MBLEDHJA E KOMISIONIT TË KONTAKTIT MË 9 MAJ NË PARIS
FAQE 3
MBLEDHJE E KOMISIONIT NDËRMINISTROR TË POLITIKAVE EKONOMIKE
Kërkohen veprime emergjente në fushën energjitike
FAQE 2
15 DITË BURG PËR ALIMUÇËN
Gjykata e Faktit në kryeqytet shqyrton masën e arrestit
FAQE 5
SE SHPEJTI NË PARLAMENT
Ja, rradhë e shpërndarjes së depozitave
a) për shumën e depozituar deri në 2000 dollarë
b) Për shumën e depozitave nga 2001 dollarë deri në 5000 dollarë.
c) Për shumën e depozitave nga 5001 dollarë deri në 10.000 dollarë
d) Për shumën e depozitave mbi 10.000 dollarë
e) për detyrimet që nuk përfshihen në grupimet e mësipërme
Përveç projektligjit "Mbi kriteret e mënyrën e shpërndarjes së pasurisë së personave juridikë jo bankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjërë", është përgatitur edhe projektligji "Për mënyrën dhe procedurat e shitjes së pasurive të personave juridike jo bankarë", që gjatë këtij muaji do të kalojnë në parlament
Parashikohet rikthimi i të gjitha transfertave bankare jashtë shtetit
FAQE 7
Sot "Zëri i Popullit" 30 lekë
Të dashur lexues!
Nga sot e në vazhdim "Zëri i Popullit" dotë shitet 30 lekë. Duke mirëkuptuar dëshirën tuaj për të patur tek gazeta jo vetëm një shok, por edhe një tribunë të zërit, të shqetësimit e të mendimit tuaj, jeni të lutur të na mirëkuptoni dhe të na mbështesni në këtë hap që po ndërmarrim, jashtë dëshirës sonë, por të imponuar nga ligjësitë e tregut.
Duke ju respektuar në partneritetin dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm, jemi të bindur se do të na kuptoni drejt dhe do të na ndihmoni që bashkërisht, bashkë me rritjen e çmimit të nisim një fazë të re të rritjes së gazetës, që ajo t'u përgjigjet interesave, halleve, shqetësimeve dhe aspiratave tuaja.
REDAKSIA