13/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 maj 1998

Sot, marrëveshja e FMN-së me Shqipërinë

Qeveria shqiptare në prag të nënshkrimit të marrëveshjes ESAF-2 Ministri i Financave Arben Malaj në Uashington FAQE 7

Më 25 maj nënshkruhet Karta Evropiane e Autonomisë Lokale

Decentralizimi i mëtejshëm, zgjerimi i kompetencave, pavarësia financiare, disa nga prioritetet kryesore të ministrisë së Pushtetit Lokal Zëvendëskryeministri Fino pret ambasadorët FAQE 2

Shpreh keqardhjen e thellë për momentet tepër të rënda që kaluat

KRYEMINISTRI NANO I SHKRUAN GAZETARES ZENEPE LUKA E dashur zonja Luka, Ndihemi i tronditur dhe shpreh keqardhjen e thellë për momentet tepër të rënda që kaluat, ju dhe familja juaj, si rrjedhojë e një vepre hilesish kriminale që nuk ju ndal dola as përballë jetës së fëmijëve të njomë. Në këto momente të vështira për familjen tuaj, më lejoni t'u shpreh ndjenjat e simpatisë për ju dhe familjen tuaj dhe t'u siguroj se organet kompetente janë ngarkuar posaçërisht të identifikojnë autorët e këtij atentati gjakësor. Sulmi kundër shtëpisë suaj, kundër një përfaqësueseje të shtypit të pavarur, është një sulm i mirëfilltë terrorist ndaj shtypit të lirë, ndaj vlerave demokratike, mbi të cilat po luftojmë të ndërtojmë shoqërinë civile shqiptare. Më lejoni me këtë rast që të shpreh edhe një herë mbështetjen time të gjithanshme në veprimtarinë tuaj si gazetare e shtypit të lirë dhe demokratik shqiptar, dhe t'ju uroj shërim të shpejtë fëmijëve të strehuar që u goditën nga dora kriminale. Me respekt Fatos Nano Tiranë 12.05.1998

FASINO: NUK IA VLENTE MERRESH ME BERISHEN

Kryetari i PD-së në llogoren e vjetër. Sulm kundër politikanëve të vendeve mike FAQE 7 Fasino në krah të presidentit Italian Scalfaro

"Shpifjet nuk më shqetësojnë"

Ish kryetari i Gjykatës së Shkodrës i shkruan Kryeredaktorit të gazetës FAQE 6

"PD është një grup mashtruesish"

Presidenti i Aleancës Demokratike Neritan Ceka kundërshton sulmet e Karamirros FAQE 5

Dëshmi e reformimit të plotë

Sekretari i përgjithshëm i Internacionales Socialiste fton PSSH në mbledhjen e Këshillit të IS FAQE 4

Mbështetje për qeverinë Shqiptare

Deklaratë e samitit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të G-8 Samiti i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të G-8, i cili u mbajt më 8 maj 1998, u pasua nga një deklaratë, ku u dhanë përfundimet e kësaj mbledhjeje. Lidhur me Kosovën, në deklaratën e ministrave të jashtëm të G-8, thuhet se “ne jemi thellësisht të shqetësuar lidhur me dhunën dhe polarizimin në rritje në Kosovë dhe, veçanërisht, lidhur me tejkalimin e përdorimit të dhunës nga forcat serbe. Ne jemi tërësisht kundër terrorizmit dhe furnizimit me armë të terroristëve, si dhe kundër përdorimit të dhunës nga ekstremistët e armatosur, si mjet për arritjen e qëllimeve politike. Ne kundërshtojmë me vendosmëri pavarësinë e Kosovës, si dhe çamjet të paranuesshëm vazhdimin e status quo-së; ne përkrahim një status dhe autonomi të gjerë për Kosovën. Është përgjegjësi themelore e Beogradit si qeveri jetë një zgjidhjeje nëpërmjet bisedimeve, si dhe sigurimit të respektimit të shtetit ligjor, mbrojtja për të gjithë qytetarët, si dhe mbrojtja e të drejtave njerëzore dhe qytetare. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve në Beograd dhe udhëheqësisë shqiptare në Kosovë që të fillojnë urgjentisht procesin e dialogut pa parakushte nga asnjëra palë, si dhe Beogradit të pranojë praninë ndërkombëtare pranë ndërkombëtare në bisedime. (Vijon në faqen 2)