21/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 qershor 1998

Hap cilësor i PSSH për anëtarësimin në IS

Presidiumi i Internacionales Socialiste mirëpret kërkesën për anëtarësim të PSSH-së dhe hap rrugën për procedurat e tjera FAQE 2

FMN: qeveria shqiptare në rrugë të drejtë

Ministri i Financave Arben Malaj pas kthimit nga Washingtoni: Marrëveshja me FMN dëshmi e konsolidimit të ekonomisë shqiptare FAQE 7

Investimet të garantuara

NË BRENDSI NANO TAKOHET ME PËRFAQËSUES TË PREMIER OIL Investimet të garantuara FAQE 7

Miratohet ligji i ri për akcizat

NË KUVENDIN POPULLOR Miratohet ligji i ri për akcizat Ulje e akcizave, premisë për shmangien e evazionit fiskal FAQE 7

52 vjet burg për 4 grabitës

TIRANË FAQE 6

Një jetë kushtuar shkencës

ANDROMAQI GJERGJI FAQE 9

TE LARGOHEN VLONJATET

Jo vetëm në ndihmë të Komisionit Ngjela Ngjarjet tragjike të një viti më parë që çuan në shkatërrimin e shtetit, të cilat qenë produkt i drejtëpërdrejtë i politikës së klanit të Berishës vazhdojnë të zbardhen përmes dëshmish, dokumentash e faktesh nga më makabret. Vështroni falsifikimin që po botojmë. Mjafton vetëm kaq për të kuptuar përmasat e një krimi shtetëror, krim që kishte në thelb jo vetëm shkatërrimin e shtetit, por edhe përçarjen e kundërvënien e shqiptarëve kundër njëri-tjetrit. Ndryshe nuk ka si të kuptohet përmbajtja e shkresës së firmosur nga Bashkim Gazidede me anë të së cilës vihet në dijeni vetë Sali Berisha, në atë kohë President i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura për oficerët vlonjatë që duheshin larguar nga Ministria e Mbrojtjes. Dhe përse? Vetëm sepse janë nga Vlora. Sigurisht që një fakt i tillë nuk përbën ndonjë zhvillim a surprizë as për vlonjatët dhe as për gjithë shqiptarët. Sepse ata e provuan të gjithë njësoj makabritetin e një pushteti kriminal. Duke e botuar të plotë shkresën që mban datën 5 mars 1997, nuk kemi aspak për synim të denigrojmë emrat që përmenden në të. Por vetëm dua të sjellim edhe një dokument me shumë si provë e maskaradës berishjane. REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMANDA E OPERACIONIT PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS ZOTIT SALI BERISHA I N F O R M A C I O N Në Drejtorinë Operative të Ministrisë së Mbrojtjes janë këta oficere vlonjatë: 1. Nënkolonel Bircë Mataj 2. Nënkolonel Mustafa Xhemali 3. Nënkolonel Ismet Kasa Mendojmë që këta të vendosohen respektivisht nga: 1. Major Sami Neziri, aktualisht në Akademinë e Mbrojtjes. 2. Nënkolonel Flamur Mella, në Drejtorinë Operative të vendoset në vend të Mustafa Xhemalit. 3. Major Gjok Lleshi, aktualisht në Akademinë e Mbrojtjes. Mendohet që Ismet Kasa të dërgohet në FMA, Birçë Mataj dhe Mustafa Xhemali të dërgohen pranë Divizionit të Tiranë. KOMANDANTI I OPERACIONIT GJENERAL BASHKIM GAZIDEDE Tiranë me 05.03.1997 FAQE 4

Bojkoti, akt i kapitullimit

Berisha kërkon t'i imponojë PD-së mospjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale FAQE 4

Sarandopullos, autostrada në kalendat greke

Më 19 maj duhej të nisnin punimet për ndërtimin e autostradës Durrës - Rrogozhinë FAQE 5

SHËNIM

Kujtojmë lexuesin ...

DOSJE

Ish kryetari i SHIK-ut Bashkim Gazidede i shkruan Sali Berishës

Njoftim

Ditën e Premte, datë 22 Maj 1998, ora 10.00, në Selinë e PSSH-së organizohet një takim me kryetarët e PSSH të rretheve. Në këtë takim do të raportohet prej tyre për fatin e zgjedhjeve në Parti si edhe çështje të tjera. Zyra e Koordinimit të PSSH

KONFERENCË SHTYPI

Ditën e premte, më 22 maj 1998, ora 11.00, në selinë e PSSH-së Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i PSSH-së, Mjaft? Lako-rori, do të japë një konferencë shtypi mbi rezultatet e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të IS-së dhe veprimtarinë e delegacionit të PSSH-së në OSLO. Ftohen të marrin pjesë përfaqësuesit e medias dhe të trupit diplomatik. Zëdhënësi PSSH-së