Më 26 Maj, dy vjet pas grabitjes masive të votave, lideri i PD kërkon zgjedhje të reja
FAQE 3
PRODI SOT NË TIRANË
"Fiera di Levante": Perëndimi shtron urën drejt Ballkanit
Me një vizitë blic në metropolin shqiptar kryeministri italian Prodi do të bëhet së bashku me homologun shqiptar Nano protagonist i së mërkurës, kur në mesditën e ditës së sotme, në Tiranë do të bëjnë inaugurimin e hapjes së Fiera del Levante, panairi më i madh i organizuar ndonjëherë në Shqipëri.
Gjatë vizitës disarëshe në Tiranë kryeministri italian do të ketë takime të veçanta nga Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, Kryeministri Fatos Nano dhe do të takohet me sipërmarrës italianë që kanë investuar dhe operojnë në Shqipëri.
Kjo është vizita e tretë e kryeministrit italian në vendin tonë që prej trazirave të pranverës së vitit të kaluar.
Italia është një nga partnerët kryesorë ekonomikë të Shqipërisë. Ajo drejton operacionin “Alba”, ndërmarrë nga komuniteti ndërkombëtar për rivendosjen e normalitetit pas rebelimit anarkistëve të pranverës së vitit të kaluar.
Duhet të ngreme autoritetin e shtetit
Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë Rexhep Meidani viziton Kukësin
FAQE 2
ÇESHTE ESAF-i PER NE SHQIPTARET
Shkruar nga Arben Malaj
FAQE 5
Bundo nuk rezulton i implikuar me Silva-n
Kryembikqyrësi i fajdeve Farudin Arapi:
FAQE 7
SHQIPËRIA PRANOHET ANETARE ME TE DREJTA TE PLOTA
Konferencë Europiane e Ministrave të Transportit
FAQE 2
MAJKO NE AUSTRI
Pandeli Majko u nis në një vizitë disa ditëshe në Austri me ftesë të klubit “Ekonomia Ndërkombëtare”, ku do të zhvillohet një workshop me temë “Shqipëria në rrugën e vet drejt ekonomisë së tregut”. Lideri i PS është ftuar në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë dhe si kryetar i grupit parlamentar të maxhorancës. Në takim do të marrin pjesë ekspertë, ekonomisë, politikanë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, diplomatë etj.