14/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

14 janar 1999

FRESSH nis festën

DURRËS- Dje në Durrës forumi Eurosocialist Shqiptar nisi festimet me rastin e 7 vjetorit të formimit të tij. Dhjetëra të rinj eurosocialistë kanë festuar në ambientet e Shtëpisë së Pushimit të Ushtarakëve. Mes tyre dje ishte Kryetari i FRESSH Ilir Meta. Dega e FRES për Durrësin është një nga degët më të forta të këtij forumi. Ajo ka patur ndikimin e saj të madh mbi të gjitha rezultatet pozitive të arritura nga Partia Socialiste në këtë qytet. Nesër në orën 17.00 në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës të rinj eurosocialist nga e gjithë Shqipëria do të festojnë në Tiranë 7 vjetorin e Forumit Eurosocialist.

MAJKO: 90% E GJYKATËSVE MARRIN PARA

Gati plani kundër tyre FAQE 2

ITALIANET LUFTE MAFIAS SHQIPTARE

Në dijën e zisë kombëtare për viktimat e mafias ekstrakomunitarëve, policia italiane arreston vëllezërit shqiptarë, anëtarë të një grupi mafiozësh FAQE 6 Dy ministrat e brendshëm, të Italisë dhe Shqipërisë Jervolino dhe Koçi

"Petë e lakrorit" që dëshmojnë edhe socialistët

Nga Erion BRAÇE Në fund të çdo mandati qeverisës, bilanci për forcën politike në pushtet ka dy krahë: “premtime” dhe “realizime”. Premtimet i lexon vazhdimisht nëpër programe dhe në programet e partive. Pas votëbesimit popullor ato janë objektivat e programit qeveritar. Nëse teknokratët e partive shkruajnë këto programe me premtime, administrata publike nis të zbatojë tashmë, një program qeveritar, atë më të votuarin. Zakonisht, programet janë të mira. Ndërkohë Qeveria dështon nëse nuk mban premtimet e bëra. Nëse ndodh kjo, shqiptarët nuk rrëmojnë gjatë në 110 mijë emrat e administratave publike për të treguar me gisht fajtorin. Ata shpejt fajësojnë shefin e kësaj administrate, kryetarin e Qeverisë. Emri i tij është në majë të gjuhës të çdo shqiptari që ka pritur me durim shpërblimin për votën dhe në fund është zhgënjyer. Kështu edhe po ndodh. Që prej një viti e gjysëm ka ca zyrtarë që duan të dëshmojnë socialistët. Askujt nuk mohon se në privatizim, qekur ky proces ka nisur, janë kryer hajdutëri, madje dhe masive. Kështu premtonin socialistët për të verifikuar dosjet e privatizimit nuk ka pse të renditet si një objektiv i keq. Ka pak javë që në krye të Agjensisë Kombëtare të Privatizimit ka mbërritur së ngjituri një drejtor i ri. Por ende pa marrë mirë frymën deri në katin e dytë, ku ka kolltukun që vlen goxha, ai ka deklaruar se “nuk i hap petët lakrorit”. Lakrorit të madh sa pesë vite, dhe lakrorit të vogël sa një vit. Kur socialistët thanë se do të verifikonin privatizimin, nuk patën ndërmend të kryenin dhunshëm kalimin e pasurive nga një pronar në një tjetër. Por thjesht respektimin rigoroz të ligjit. Minimumi i tij ishte që shteti të arkëtonte paratë e pambledhura nga shitja e pasurive o më të shitura nga arka para të tjera për të bërë me zor të pasur ca pronarë. (Vijon në faqen 3)