TIRANË-Sot në orën 18.00 në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës të rinjtë eurosocialistë nga e gjithë Shqipëria do të festojnë 7 vjetorin e krijimit të Forumit Eurosocialist Shqiptar.
Të ftuar në festën e FRESSH-it do të jenë deputetë, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri etj. FRESH fton sot gjithë miqtë e tij në mbrëmjen Shqipërinë, për të festuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës.
KANE IKUR NGA MILANO
Prokurorët italianë dhe shqiptarë hartojnë listat
TIRANË- Ndërsa antimafia italiane është hedhur e gjith[a] në veprim për të zbuluar sa më shpejt të jetë e mundur grupe të organizuara kriminale që veprojnë në Itali, një bashkëpunim i frytshëm ka nisur edhe me homologët e saj shqiptarë.
Sipas të dhënave të Prokurorisë shqiptare Antimafia, mësohet se pala italiane është treguar tepër e interesuar në lidhje me të gjitha të dhënat e personave të dyshuar për bërg[a]ndin e veprimtarisë së tyre. Një listë tepër të gjatë me emra kriminelësh që janë kapur nga organet e policisë italiane si dhe një pjesë e mirë e atyre që janë konsideruar si persona tepër të rrezikshëm e në kërkim, tashmë gjendet në duart e prokurorëve antimafia dhe atyre të Interpolit. Duke u mbështetur në të dhënat që rezultojnë në këtë organë, mësohet se më tepër se gjysma e këtij kontigjenti të cilësuar “të rrezikshëm”, janë ish anëtarë të bandave më aktive që jo vetëm kanë vepruar por edhe veprojnë nëpërmjet fijeve të tyre lidhëse, kryesisht në zonat e Fierit dhe Beratit. Dy prej krerëve të këtyre bandave, janë arrestuar ditët e fundit nga policia e Milanos dhe sipas dosjes së ardhur në Prokurori nga homologët italianë, mësohet se personat e kërkuar prej kohësh për krime të rënda, kryesisht në zonat e Myzeqesë, kanë kryer një mal krimesh edhe në shtetin fqinj.
Gati sulmi mbi bandat e Fierit dhe të Beratit
FAQE 16