PANDELI MAJKO:
Pikërisht për këtë, bëj thirrje këtu, jo thjesht si socialist, por më shumë si kryeministër i qeverisë së koalicionit Aleanca për Shtetin, gjithë forcave politike, krejt opinionit publik shqiptar që të marrin pjesë me vendosmërinë dhe përkushtimin shqiptar në këtë sfidë historike të zhvillimit të Shqipërisë, në këtë përpjekje dhe sakrificë mbarkombëtare, që është në interes të të gjithëve, të së ardhmes tonë, të së ardhmes së fëmijëve tanë, të së ardhmes tonë si qytetarë europianë në Shqipëri.
Fatos Nano jep dorëheqjen nga kreu i PS
NANO: MAZHORANCA REZIKON TË BËHET FIKTIVE
FATOS NANO
“Përse po fletëqë zvarrë mazhorranca e sotme reale në pseudodinikracia thjesht dhe vetëm spektakolare, të cilat në emrin e mirë të dialogut me opozitën, po zëvendësojnë funksionet e institucionove legjitimësë dhe përgjegjësisë për zbatimin e ligjit, të votuara nga shqiptarët në mënyrë plebishitare në 29 qershor 1997. Kut i intereson të deformojë mekanizmin themelor të demokracisë - ushtrimin e pushtetit përmes votës së shumicës në dobi të të gjithëve - kur mazhoranca e sotme legjitime rrezikon të kthehet në fllad duke lëshuar iniciativën si politike edhe ligjvënëse në dorë të pakicës opozitare?”
NDRYSHOJNË KRYPOLICËT
Në krye të policisë shqiptare, i komanduar, Veli Myftari
Burime të Ministrisë së Rendit konfirmuan dje faktin e emërimeve të reja në Drejtoritë e Policisë të Tiranës, Durrësit, Beratit e Kukësit.
Protagonistë të vendeve të rëndësishme janë emra të shumë lakua nga shtypi gjatë aktivitetit policor të tyre. Që nga dita e martë, në krye të policisë së Tiranës do të jetë Mitat Havari. Duke zëvendësuar Ilir Bellovodën, i cili me projektin e dorëheqjes kish kohë që notonte në hije. Hasan Rama është larguar nga detyra e Drejtorit të Policisë dursake dhe në vend të tij, duke rahur fort “pedanën” ka kërcyer nga pozicioni i zëvendësit, Ahmet Haxhija. Ndërkohë në Berat, në krye të Drejtorisë së Policisë atje ka vajtur Hasan Ahmetaj, ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare. Lëvizjet e mëdha duket se janë mbyllur në Kukës, ku në krye të Drejtorisë së Policisë ka kaluar shefi i Komisariatit të Tropojës Jonuz Hyka.