ZËRI I POPULLIT
Kosovë
Shqiptarët bashkë, atmosferë e shkëlqyer
VENDOSMËRI EUROPIANE NDAJ SERBISË
BOMBA MBI KOSOVË APO MBI RAMBUJË
FAQE 9,15
100 mijë fishkë dhe kundërtanke kalojnë doganën
ZËRI I POPULLIT
DITARI
100 mijë fishkë dhe kundërtanke kalojnë doganën
Kalonjë doganën e Kapshticës, por i gjenë grekët
FAQE 12
MINISTËR NA TREG[?]
KURAJO, PËR TË VËRTETËN
Sot konferencë shtypi, flet kryeministri
30 ditë, 7 vrasje dhe 6 plagosje
SHKODËR - Shtoj këtyre edhe pesë raste të grabitjeve të autoveturave në mjedise private brenda në qytet apo grabitja në orët e mbrëmjes së sendeve personale të qytetarëve të ndryshëm në 7 raste në lagjen “Tre Heronjtë” brenda katër ditëve
Policë, por dhe hajdutë bagëtish
NA TREGO SKENARIN!
Shqiptarët, të gjithë, duhet të vazhdojnë të bëjnë hesapet me përqindje për sigurinë e jetës. Janari - sipas shifrave të publikuara nga një e përditshme - ka marrë edhe 5 për qind nga pjesa e sigurisë për t’ia shtuar frikshëm pasigurisë.
43 vrasje kanë çuar në muajin e parë të vitit në varre kaq shqiptarë. Ndërsa mund të kishin shkuar edhe po kaq të tjerë sikur banditët të mos kishin përballë policët, frika nga të cilët u ka prishur shënjestrën. Në këto kushte loja me përqindjet e jetës tregojnë në fund të muajit se kriminaliteti u rrit edhe 5 për qind të tjera krahasuar me dhjetorin që shkoi.
Kurba vërtet po rebelohet, ndërsa krimi po u vesh me dhunë shqiptarëve lukün e frikës.
Por ndërsa gjithkush pret dhe kërkon që kjo gjendje të ndryshojë, vështrimi dhe vëmendja të kap një fjalë shprese dhe nuk e gjen dot.
Kjo sepse Ministri i Rendit Publik, njëriu mbasë që duhet të bënte bilancin e sigurisë së muajit, nuk foli për një gjë të tillë.
Gjatë muajit ai foli boll, por jo për sigurinë e personit. Në disa raste radhë, ai u shfaq në shtyp për t’iu përgjigjur gazetave lidhur me heqjen e tij. Megjithëse askush nuk ka kërkuar një gjë të tillë, sërish shfaqja publike e Ministrit ishte përgjigje për këtë. Ministri tha gjatë muajit që shkoi se “e njihte skenarin”, se “nxitja për heqjen e tij vinte nga brenda Qeverisë”. Ndërkohë që dje ai i tha një gazete se heqja e një zëvendësministri dhe mbajtja e një zv/ministri tjetër i kanë vënë marrëdhëniet e tij me Qeverinë në kushtet e një anomali.
Nga e gjitha kjo, duket se ministri po i vesh vetes kostumin e përkohshmërisë. Dhe aq i shkon saqë të gjithë kuriozë, duhet të pyesim: Ministër na trego skenarin!
Ndërkohë që askujt nuk i ka shkuar ndërmend ende të kërkojë largimin e tij nga posti i Ministrit të Rendit Publik, gjithkush kërkon punë dhe vetëm punë kundër krimit në këto momente.
Dje, nga një vëzhgim në bulevardin qendror të Burrelit - qytet ky 100 km larg nga kryeqyteti - numëruam 23 lapidare që mbanin të fiksuar 23 djemve të rinj vrarë në këtë qytet. Në Shkodër mund të mungojnë lapidaret, por si të tillë ngjajnë njerëzit që janë po kaq të paktë dhe po kaq të ngrirë kur ecin rrugës. Nga Korça, serinë e vrasjeve nuk po e gjejnë fundin. Ndërkohë, që gjithë kësaj atmosfere nuk po i shtohet ndonjë lajm për vrasjen e ndonjë vrasësi.
Karriken e ministrit tani nuk po e kërkon kush. Por ajo nuk mund të mbrohet duke thënë se kërkohen të më heqë filani, apo ai tjetri sepse duan të më zënë vendin. Karrikja mbahet vetëm me punë. Përqindjet e sigurisë së jetës të shtuara me mundim dhe të prekshme për shqiptarët, mund të zëvendësojnë më së miri mbrojtësit republikanë, me çene, tani edhe ndërkombëtarë, që shoqërojnë kafen e mëngjesit në hotel “Tirana”...
Majko do tregojë Amerikën
TIRANE - Kryeministri shqiptar Pandeli Majko, u kthye të hënën pasdite në Tiranë pas një vizite të ngjeshur një javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbërritja disi e vonuar në Aeroportin e Rinasit nuk i dha mundësi Kryeministrit të parë socialist që shkeli në “Vendin e Demokracisë”, të shprehte vlerësimet e rastit pas përfundimit të vizitës në SHBA. Kryeministri shqiptar në intervistat dhënë ditë më parë stacioneve prestigjioze të huaja, e ka cilësuar si të suksesshme këtë vizitë për nga mbështetja që gjetën tek pala amerikane probleme si çështja e Kosovës dhe zhvillimi i mëtejshëm i procesit demokratik në Shqipëri. Kryeministri shqiptar, i cili pati mundësi të takohet dhe me Presidentin Klinton, pritet të prononcohet sot në mesditë në një konferencë shtypi në ambientet e selisë së qeverisë mbi rezultatet e vizitës së tij në SHBA.
Kryeministri Majko dhe Presidenti i SHBA Bill Klinton (Foto: Meksi Xhufka)
hajdutë bagëtish
Sarandë, vjedhësit e bagëtive me uniforma blu FAQE 7
Sot marrin rrogat minatorët e Bulqizës
BULQIZË - Minatorët e minierës së kromit në Bulqizë marrin pagat e prapambetura të muajit janar.
Këtë e lajm e konfirmoi për “Zëri” zëdhënësi i korporatës së “Albkromit” Tiranë. 1800 minatorët e Bulqizës do të marrin të gjithë pagën e muajit Janar dhe bashkë me ta marrin pagat e tyre të prapambetura edhe qindra punonjës të tjerë të fabrikës së pasurimit
Deklarim nominal për parlamentin
MBLEDHET SOT GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE NË OPOZITË
NIS NË DURRËS, MBARON PAS 8000 KM NË KINË
FAQE 16
MONEDHA
POUND/DOLLAR
London 1600 GMT
$U.S.
Friday
$1.7031
1.6995
1.6910
1.6825
Dollari 147.00
Eu. 157.70
Monday