13/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 shkurt 1999

O NE, O ATA! MAJKO: DO TË VRASIM KRIMINELËT

Deklarata të ashpra të kryeministrit kundër krimit TIRANË - Kryeministri shqiptar Pandeli Majko paralajmëroi dje - në një intervistë në Televizionin Shqiptar - operacionin kundër kriminelëve në të gjithë vendin. Majko tha se shqiptarët presin nga qeveria që ai drejton, shtet dhe se shteti do të bëjë i dukshëm. “Njerëzit, kudo që janë në Shqipëri po presin prej nesh shtetin dhe ne do t'ua bëjmë atë shumë shpejt duke shërr” - pohoi prerazi kryeministri. Majko u duk dje shumë i vendosur përsa i përket respektimit të ligjit dhe luftës kundër trafikut të të gjitha llojeve. Ai tha se për sa kohë që ekziston një ligj për skafet, ato ose do të regjistrohen dhe përdoren sipas ligjit, ose do të sekuestrohen të gjitha. Duke iu referuar ngjarjes në Vlorë, kryeministri tha se shteti nuk është dobësuar. “Shteti mbetet shtet” - pohoi ai duke shtuar se megjithatë nuk mund të përmendej Vlora si qendër e trafikut. Ndërkohë kryeministri u tregua shumë i ashpër ndaj vrasësve që kanë shtetur shpesh gjatë kësaj kohe rrugëve të Shqipërisë. Ai u ndal veçanërisht në vrasësit e policëve. Duke iu referuar ngjarjes së tmerrshme të Ballshit, ku katër persona vranë dhe shkelën me këmbë një polic, ai tha se priste që policia t'i gjente ata të vdekur. “Kur vret një polic, ai zagari që quhet kriminel është më shumë se sa i tillë” - tha Majko. “Pas kësaj ngjarje unë u shpreha publikisht për dënimit me vdekje, pavarësisht se në opozitë kisha qenë një ndër politikanët që kisha firmuar heqjen e tij”, - pohoi kryeministri. Në vijim të kësaj, kryeministri shqiptar premtoi se shumë shpejt lufta kundër krimit do të bëhej akoma më e ashpër. “O ne, o ata” - tha ai. “Në këtë vend, dimarmja kriminelët janë ata që do të humbasin. Ne e dimë që do të marrim jetë, por jetë kriminelësh!” - lexoi dje në mbrëmje deklaratën e fortë kryeministri Majko. Erion Braçe

Vrasja e fëmijëve, apel për çarmatimin

ZËRI I POPULLIT DITARI 13.02.1999, SHKODËR, DURRËS, ELBASAN, KORÇË, FUGU Vrasja e fëmijëve, apel për çarmatimin FAQE 7

Telekom, Alkatel krijon probleme

KORÇË - Alkatel, edhe pse kishte marrë përsipër dhe kishte marrë një numërash, vetëm 1688 prej abonentëve kanë arritur të sigurojnë sinjalin e duhur. Kompania pretendon se i ka përfunduar punimet, por specialistët tanë kanë konstatuar një seri defektesh gjatë marrjes në dorëzim. FAQE 11

‘SIGMA’, piramida e siguracioneve?

Dyshimet për nënkryetarin e akuzuar nga Kontrolli i Shtetit FAQE 6

70% e burimeve monetare, të pakaktivizuara

SHKODËR: Drejtori i degës së Bankës Kombëtare tregtare në Shkodër, thotë se ndryshe nga ç’mendohet, burimet monetare në Shkodër nuk janë të pakta, por problemi është që të për… soset sistemi bankar për të thithur e dhënë këto në eficencë FAQE 12

MONEDHA

S.U.S. 1.6995 Friday $1.7031 Dollari 149.90 1.6825 Euro 159.00