16/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 shkurt 1999

D XXI FATURA TË HOLLESHME MBI TRAFIQET E PALIGJESHME Sekuestrohet pasuria e kontrabandës Shefia e misionit DXXI, Çea FAQE 2

Vritet një shqiptar dhe plagosen 4 policë grekë

Arrestohen 6 shqiptarë të tjerë, sekuestrohen 500 kg hashash ATHINË - Një shqiptar u vra dhe katër policë mbetën të plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri që ndodhi të dielën në një traget, që bënte rrugën Rio-Antirio, që lidh Greqinë Veriore me Peloponezin. Sapo anija mbërriti në portin e Rio-s, policia hyri menjëherë në bord e anijes për të arrestuar shtatë veta, që sipas të dhënave, transportonin drogë. Një shqiptar, i cili tentoi t’i largohej arrestimit, duke hedhur një bombë, u vra dhe katër policë u plagosën. Policia se fundi arrestoi 6 veta, pese shqiptare dhe një grek. Në dy makinat, ne te cilat ata udhëtonin u gjeten nje kallashnikov, nje bombe dore dhe 500 kg hashash, te cilën do ta çonin ne qytetin e Patras.

MAFIA ITALIANE SULM MBI SHQIPËRINË

Ministri Koci: Pakti për rendin është sponsorizim i mafias shqiptare e italiane Në foto: Ministri i Financave Anastas Angjeli, Ministri i Rendit Petro Koci, Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga

Deputetët e Vlorës akuza për komisarın

Deputetët e Vlorës akuza për komisarin Koci: “Ditën e ngjarjes së Vlorës, shtypi italian shkruante për djegien e komisariatit” TIRANË - Ministri i Rendit, Petro Koci ka akuzuar segmente mafioze, që kanë arritur të depërtojnë deri në ambientet politike, sidomos në Itali për sponsorizimin e trafikut klandestin. Kjo ka qenë edhe akuza më e rëndë e hedhur nga ministri shqiptar i Rendit, në kundërpërgjigje të lajmeve të dhëna në shtypin italian, në lidhje me përzierjen e politikës shqiptare në trafikun klandestin. “Pikërisht ditën kur janë sekuestruar gomone dhe kur ka ndodhur ngjarja me drejtorin e policisë së Vlorës, Kociu, shtypi italian lajmëronte se është djegur komisariati i Vlorës, çka tregon se një ngjarje e tillë ishte e paralajmëruar”, ka qenë deklarata më e fundit e ministrit të rendit, Petro Koci në përgjigje të pyetjeve të deputetëve të Vlorës. FAQE 3

Polici i doganës “bosi” i hekurit

Akuzohet për kalimin e katër mauneve me hekur kontrabandë

Vrasin në Shën Valentin

SHKODËR - Sipas njoftimeve të policisë i vari quhet Kolë Millë Lami nga Dukagjini me banim në qytetin e Shkodrës. Vrasja u krye tek vendi i quajtur Ura e Thive. Policia tha vetë se ai është qëlluar me armë zjarri nga një makinë pa targa. FAQE 14

18 ton mall pa doganë

Maune supermarket bllokohet në postbllokun e Mirakës

BKT, nisi privatizimi

TIRANË - Komisioni për Vlerësimin e Ofertave në sesionin e parë para kualifikues ka hapur ditën e djeshme për pesë banka të huaja si: Banca di Roma, Alpha Credit Bank, Pireaus Bank, Kent Bank dhe Bankkapital.

Dollari 146.60 1.6825 Euro 158.15 M T W T F