19/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 shkurt 1999

Trafiqet bllokohen në në tokë

MINISTRAT KOQ, NAJDAÇAGA DHE SHULI RAPORT NË PARLAMENT PËR SKAFET FAQE 3

Sabotohet "antkioska"

Aksioni për heqjen e kioskave ka dështuar pasi vinçi dhe fadroma nuk kanë arritur "për arsye teknike" FAQE 8

Porti, 1 milion $ për trainimin

DURRËS- Ka përfunduar tenderi paraprak i likuidimit për Qendrën e Trajnimit, që do të ngrihet me fondet e Bankës Botërore, e cila ka investuar 1 milionë USD. Këtu do të trajtohen subjektet private e shtetërore që kanë të bëjnë me portin detar. FAQE 6

Makina pa targa, skadoi ultimatum(i)

Policia: Qarkullimi i makinave pa targa nuk do të tolerohet më FAQE 12

Kontrabanda nuk ndalet

BURREL- Kontrabanda nuk bëhet vetëm me mallra ushqimore, karburante, armë etj, por edhe me krom. Për këtë kanë dijeni edhe punonjësit e Uzines së Ferrokromit, të cilët kanë informuar me shkrim edhe Ministrinë e Rendit, atë të Ekonomisë dhe Privatizimit, si dhe “Albkrom”-in. FAQE 12

400 AVIONE, GATI SULMI

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana dhe komandanti i trupave të NATO-s Uesli Klark mbërritën dje në Shkup të Maqedonisë (ROJTER) 24 orë afër e shtuna. Erë lufte mbi paqen. Amerikanët shtojnë avionët në Europë, 51 dje dhe 12 bombardues të rëndë sot dhe nesër SHBA kanë urdhëruar më shumë se 50 avionë të tjerë të fluturojnë drejt Europës për sulme të mundshme ajrore kundër Serbisë, në se bisedimet për paqen dështojnë. Një zëdhënës amerikan deklaroi se avionët luftarakë, ku përfshihen edhe 12 bombardues të tipit më të fundit “Stealth” të pakapshëm nga radarët do të dërgohen gjatë dy ditëve të ardhshme. Kështu numri i avionëve amerikanë arrin në 260, që mund të përdoren për sulme kundër Serbisë. Dërgimi i 51 aeroplanëve luftarakë të tjerë në Evropë është shënja më e qartë se presioni diplomatik ndaj Millosheviçit po shtohet. Në Washington po shtohet mungesa e durimit ndaj Millosheviçit që nuk pranon një forcë paqeruajtëse të NATO-s. Sekretari i përgjithshëm Solana është autorizuar nga NATO për të ndërmarrë sulme ajrore kundër Jugosllavisë në rast se pala serbe nuk do ta nënshkruajë një marrëveshje. Ai theksoi se paqësorët janë të qarta nëse serbët nuk ndryshojnë kursin dhe nuk bien dakord me kushtet e vena nga komuniteti ndërkombëtar.

Depozitoni para në këto banka

INTERESAT BANKARE TË DEPOZITAVE NË GJASHTË BANKA FAQE 5 INTERESAT PËR DEPOZITAT NË LEKË (min-maks) BANKAT MIN. MAKS. Banka e Kursimeve 2% 16.5 % Banka Komb. Tregtare 2% 16.5 % Alpha Credit Bank 2% 18 % Banka Italo-Shqiptare 15% 18 % Banka Kombëtare Greke 6% 19 % Tirana Bank 2% 17 %

MONEDHA

$ 1.7031 1.6095 Dollari 146.60 Euro 158.20