10/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 mars 1999

Hollbruk në Beograd për Rambujenë

DJE TAKON NILL, SOT BISEDE ME SERBËT FAQE 15

POLICIA E DOBET PERBALLE KRIMIT

MINISTRIA E RENDIT ANALIZON MASAKREN E BERATIT FAQE 2

Të rishikohet Kodi Penal

Denim me vdekje i reduktuar Nga Prof. Dr. Ismet ELEZI Me kalimin nga shteti totalitar në shoqërinë pluraliste, si rezultat i lëvizjes studentore të viteve 90-të, edhe në legjislacionin penal janë bërë reforma të rëndësishme për demokratizimin e tij nga viti 1990 deri në vitin 1995, me miratimin e Kodit Penal të ri, që shënoi një ngjarje me rëndësi të madhe. Ndërkohë, ndryshime të rëndësishme u bënë edhe në vitet 1996 dhe 1998. Aktualisht janë disa faktorë kryesorë që reformën e bëjnë të nevojshme: Së pari, miratimi i Kushtetutës së re dhe harmonizimi i Kodit Penal me parametrat e saj dhe në fushën penale. Së dyti, përgjithësimi i përvojës së Shqipërisë në luftën kundër kriminalitetit dhe mbrojtjen e drejtave dhe lirive të njeriut, veçanërisht kundër kriminalitetit të organizuar. Së treti, forcimi i shtetit dhe i rendit, marrëdhëniet me jashtë vendit, krijojnë mundësi për një cilësi më të lartë të reformës ligjore në fushën penale. Nisur nga këta faktorë, dhe me qëllim që t’i paraprihet reformës ligjore, në kuadrin e rrahjes së mendimeve, mendoj të parashtroj disa vërejtje e propozime për probleme kryesore të pjesës së përgjithshme të Kodit Penal që mund t’u vlejnë organeve shtetërore kompetente. 1. Në disa shkrime të mëparshme autori ka paraqitur pikëpamjet e tij për karakteristikat kryesore të Kodit Penal të ri, si arritje e rëndësishme të mendimit juridik shqiptar. Pa i mohuar këto arritje, janë të gjitha mundësitë që të thellohet më tej procesi i përsosjes së Kodit Penal me reformën ligjore që mund t’i bëhet. 1. Çështja e parë kryesore me rëndësi parimore është përkatësimi i burimeve të ligjit penal pas miratimit të Kushtetutës së re. Ligji penal përbëhet nga Kodi Penal në fuqi, nga ligjet e tjera që përmbajnë norma penale, siç është p.sh. ligji Nr. 8279, datë 15.01.1998, etj. (Vijon në faqen 16)

SHQIPTARE FERMOSNI!

MINISTRI I JASHTEM GJERMAN JOSHKA FISCHER DHE KOMISIONERI I LARTE I BE, HANS VAN DER BRUK, DJE NE TIRANE Kosovaret duhet të nëshkruajnë marrëveshjen, ndryshe nuk mund të ndërmerren sulme kundër Beogradit

Policia: Po na pengon gjykata

KORÇË: Drejtori i policisë rajonale, Arben Jace, ka lëshuar këtë deklaratë, në një konferencë të tij për një TV lokal. Policia tha në atë se, është angazhuar të godasë krimin ku të jetë për t’i kthyer qytetit qetësinë por pika më e dobët vazhdon të mbetet, penalizimi i protagonistëve. Ai ka sjellë raste konkrete kur edhe pse një vepër penale është argumentuar me prova materiale, çështja ka mbetur pezull asnjë veprim konkret nga organet e drejtësisë. FAQE 10

Fierzë, vonohet transformatori

FAQE 9 Më parë duhet ndërtuar ura e re e Gomsqës dhe tuneli në Koman

Tepelenë, 35 të arrestuar

TEPELENË - 20 ditët e fundit policia e Tepelenës ka kryer një sërë operacionesh kundër elementëve kriminalë duke bërë të mundur arrestimin e 35 personave. Sipas shefit të komisariatit të këtij rrethi, që ka ardhur në detyrë vetëm dy javë më parë, lufta kundër kontigjenteve të krimit do të kryhet në vazhdimësi dhe jo vetëm me fushata. FAQE 9

Dogana, plani realizohet 91.2%

FAQE 9

MONEDHA

POUND/DOLLAR London 1600 GMT $U.S. 1.6995 $1.7031 1.6825 Dollar 142.00 Monday Euro 153.00