ZËRI I POPULLIT
18.03.1999, SHKODËR, DURRËS, ELBASAN, KORÇË, JUGU
DITARI
“Korridori 8”, rruga nuk po shkon në Elbasan
Moszbatimi i procedurave ligjore ka shkaktuar konflikte mes firmës turke që ka fituar tenderin me pushtetin lokal dhe ministrinë e Transporteve
FAQE 9
TALLET YLLI BUFI?
Ministri do të djegë 325 milionë dollarët e amerikës
Nga Erion Braçe
TIRANË- Një muaj e gjysëm më parë, kryeministri Pandeli Majko, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje për një investim amerikan në fushën e telefonisë. Bëhej fjalë për një shumë prej 325 milionë dollarësh që do të investohej në Shqipëri gjatë 10 viteve që do të vinin nga kompania “New World Telecom”. Garant i gjithë këtij investimi doli Departamenti Amerikan i Tregtisë dhe vetë sekretari shtetit William Dely.
Kryeministri Majko vlerësoi këtë ngjarje si futjen përfundimtare të biznesit amerikan në ekonominë shqiptare. Ai njëherësh vlerësoi hopin që do të merrte telefonia shqiptare përmes këtij investimi. Kryeministri Majko tha atëherë se ky investim do të shërbente edhe si sistem referimi për të gjithë investitorët e huaj që dëshironin të hynin në Shqipëri.
Me mbërritjen në Tiranë, Drejtori Përgjithshëm i Telekomit Shqiptar, Dhimitraq Rafti, tha gazetës se tani pritej konkretizimi i gjithë programit të firmosur në Uashington. Ai tha se Qeveria do të merrte vendimin për krijimin e një ndërmarrje të përbashkët midis “New World Telecom” dhe “Telekomit Shqiptar”. Ajo do të ishte një shoqëri aksionere ku 75% të aksioneve do t’i kishte kompania amerikane ndërsa 25% Telekomi Shqiptar.
Projektvendimin Qeverisë duhet t’ia paraqesë Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, pronarja e gjithshkaje shtetërore në Shqipëri, pra edhe e Telekomit Shqiptar. Por edhe pse kanë kaluar 46 ditë, edhe pse kryeministri Majko me mbërritjen në atdhe tha se Qeveria do të merrte vendimin shumë shpejt, ministria e Ekonomisë Publike asgjë nuk ka bërë deri tani. Madje, nuk ka shkruar as edhe një rresht në projektvendimin që duhet të paraqitet. Në ministrinë e Ekonomisë Publike ku shef është Ylli Bufi, zyrtarët thonë se po studiojnë.
Ata duket se u kanë gjetur vetes punë, ose më saktë, zoti Bufi ju ka gjetur punë për të mos u marrë me investimin në të madh në fushën e telefonisë. Përthauese e gjithë Drejtoria e Telekomunikacionit është emëruar në Këshillin Mbikqyrës të Telekomit. Dhe këta, bëjnë shpenzime të mëdha. Por shkencë interesash, ama. Megjithatë askush deri më sot nga kjo ministri, duke nisur nga që nga shefi Bufi, nuk ka thënë se ç’do të bëjë me firmën e hedhur nga rafti në Amerikë dhe garantuar nga kryeministri Majko dhe sekretari amerikan i shtetit Dely. Askush nuk ka thënë deri më sot se projektvendimi do t’i paraqitet Qeverisë në këtë datë dhe do të miratohet në këtë datë tjetër. Dhe kur mungon kjo, natyrisht që vendim e zë “tallja”. Tallje e rëndë, madje, që peshon 325 milionë dollarë.
Ajo që nuk thuhet deri tani është ironia e shkencëtarëve në zyrat e ministrit Bufi, mbi zjarrozitjen e firmave të hedhura në Washington. Askush nuk i thotë më zë të lartë por i mëmërit zyrave më tepër për të prishur punë. Dhe nëse vërtet arrihet kjo, e vetmja gjë që na ngelet është të tregojmë këtyre njerëzve vëmendjen ku mund të futen kur prija e jetër me zemërim e shqiptarëve të ketë arritur kulmin.
Kryeministri Majko dhe Sekretari Amerikan i Shtetit për Tregtinë Dely, duke ndjekur hedhjen e firmave nga Drejtori i Telekomit Shqiptar dhe Drejtori i New World Telecom, mbi marrëveshjen për investimin prej 325 milionë dollarë në fushën e telefonisë. (Foto: M.Xhufka)
Akuza zhbllokon botët e Shëngjinit
DURRËS- Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Ardian Maçi, me shkresën Nr.1681, datë 16 mars, drejtuar doganave të Tiranës, Lezhës dhe Durrësit, duke u bazuar në urdhrin e prokurorisë së rrethit të Lezhës të datës 15 mars, kërkon “kthimin e menjëhershëm të sasisë prej 1.012.920 litra gazoil, 99.920 litra benzinë super si dhe 36900 litra gazoil për llogari të forcave ushtarake greke të dislokuara në Tiranë.”
FAQE 6
Banda e Komanit shkon në gjykatë
Akuzohen për grabitjen e udhëtarëve në rrugën Koman - Shkodër
FAQE 6
Mjekë në rrethe, jo më problem
TIRANË- Në shkëmbim të katër rog(a)ve pagë mujore janë ofruar mjaft mjekë për të punuar në zonat që nuk mbulohen.
Për këtë problem drejtori i personelit në Ministrinë e Shëndetësisë Andrea Gudha deklaroi dje për “Zëri i Popullit” se, qeveria nuk e ka miratuar vendimin për stimulimin financiar të mjekëve specialistë, të cilët do të jenë gati të punojnë në zona të largëta që kanë nevojë për ta.
FAQE 1
MONEDHA
POUND/DOLLAR
S.U.S. London 16.00 GMT
$1.7031
1.6905
Dollari 142.20
1.6825
Euro 155.50