26/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 mars 1999

Die 100 raketa të tjera mbi serbi

Të paktën 65 aeroplane të NATO-s kanë nisur dje shkarkimet në të gjithë territorin e Jugosllavisë për të penguar kokëfortësinë e presidentit Millosheviç, i cili vazhdon sfidën e tij të rrezikshme kundër pjesës tjetër të botës. Një shi raketash dhe bombash kanë rënë dje në mbrëmje mbi disa dhjetra lokalitete të Serbisë, Malit të Zi dhe të krahinës së Kosovës. Vendndje kryesore i është kushtuar goditjes së aeroporteve, instalimeve ushtarake dhe uzinave të armëve. Sipas renat e alarmit kundërajror kanë rënë për shumë herë me radhë në Beograd dhe në Prishtinë, ndërkohë që shpërthimet, të paktën 30, shkaktërruan objekte dhe pista të uljes së aeroplanëve. Të pakta gjasa janë që shpërthime janë dëgjuar në brendësi të Prishtinës brenda një periudhe të shkurtër kohore nga njëra tjetra. Gjithashtu, flitet për shpërthime në qendrën industriale të Pançevos, rreth 20 km. në verilindje të Beogradit. Ndërkohë që sulmi i dytë i ashpër i NATO-s shkretontë infrastrukturën jugosllave.

Në foto: Një ushtar i Aleancës duke furnizuar avionët me raketa. Mbi to është shkruar: “Hope You like it!!” (Do ju pëlqejnë!) (REUTERS)

SERBËT DO VRASIN 20.000 SHQIPTARË

Millosheviç nis masakrat kundër shqiptarëve

Në foto: Fëmijë shqiptarë nga fshati Goden që kanë mbërritur dje në Has. Para syve të tyre serbët kanë vrarë 21 mësues (Foto: REUTERS)

Që nga ora 19.00 i kanë mbledhur në Skënderaj

TIRANË- Serbët rrisin taktikën e vjetër të pengjeve të aplikuar më parë dhe në Bosnje gjatë luftës. Burime nga Kosova bëjnë të ditur dje në mbrëmje se rreth 20 mijë shqiptarë, të cilët kishin braktisur kryeqytetin Prishtinë dhe zonat e tjera që janë vënë nën goditjen e forcave ushtarake serbe, janë vënë në rresht nën grykat e armëve, dhe grykat e tankeve dhe po çohen drejt Skënderajt. Rrugëtimi i tyre ka nisur dje rreth orës 19.00 të mbrëmjes. Burimet nga Kosova thanë se nuk dihet ende se çfarë ndërmend serbët të bëjnë me ta. Dy variante janë të mundshme: vrasjet masive ose përdorimi i tyre si pengje nëpër baza ushtarake serbe për t’u mbrojtur nga sulmet e NATO-s.

Die në Goden vranë 20 mësues

Ndërkohë po dje në mbërritje Ministri i Informacionit i Qeverisë shqiptare Musa Ulqini, informoi se 176 refugjatë kosovarë, të cilët kanë kaluar gjatë ditës së sotme kufirin shqiptar në rrethin e Kukësit, kanë dëshmuar për një masakër të re, të kryer nga forcat ushtarako-policore serbe. Refugjatët kosovarë, ndër të cilët 96 janë fëmijë, kanë qenë dëshmitarë të kësaj masakre, ku forcat ushtarako-policore serbe kanë ekzekutuar në fshatin Godenë, 20 mësues dhe drejtorin e një shkolle, në prani të fëmijëve-nxënës të tyre. Ministri i Informacionit Ulqini, shprehu dhe shqetësimin e madh se një mori masakrash kundër shqiptarëve kanë filluar menjëherë pas bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi.

NATO DEKLARON:

• QËLLIMI I FUNDIT ËSHTË TË SHKATËRROHEN FORCAT JUGOSLLAVE, NË RAST MOSPAAJTIMI. • JANË SHKATËRRUAR 40 OBJEKTIVA NË GJITHË JUGOSLLAVINË, NUK ËSHTË GODITUR QENDRA E BEOGRADIT • AVIACIONI I NATO-S SHKATËRROI TRE AEROPLANE JUGOSLLAVE • OPERACIONET AJRORE KUNDËR JUGOSLLAVISË DO TË VAZHDOHEN • 10 shpërthime me intensitet të fortë janë regjistruar mbrëmë në afërsi të Kryelevos (rreth 160 km në jug të Beogradit), ku ndodhet një aeroport me rëndësi ushtarake të Jugosllavisë. • Shtatë shpërthime, tre nga të cilat shumë të fuqishëm, u dëgjuan pak para orës 20.00 (19 GMT) të enjten në Prishtinë. • Shpërthime u dëgjuan mbrëmë në afërsi të aeroportit ushtarak të Nishit. • Shumë predha ranë të enjten në mbrëmje në zonën e aeroportit të Gollubovcit, në rrethinat e Podgoricës. Ky aeroport u bombardua pranë Danilovgradit, ku janë vendosur instalime ushtarake.