15/04/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 prill 1999

KOKA TE PRERA

Në Meha, 20 shqiptarë të vrarë dhe 30 të plagosur DESHMI MEHA - Të paktën 20 shqiptarë u vranë të mërkurën në mën[?] të mërkurën në perëndim të Kosovës. Viktimat ndodheshin në një karvan makinash dhe traktorësh, pranë fshatit Meha, rreth 5 km nga kufiri me Shqipërinë. Të mbijetuarit theksuan se bombardimet, të parat që nga shumë avionëve, filluan rreth orës 13:30-14:00. I bombarduari në vend rreth dy orë pas bombardimeve, gazetari i AFP-së pa të traktorë dhe shumë shtypë të shkatërruara. Trupagjash, burrash dhe ai i një vajze të vogël gjendeshin të copëtuar apo të karbonizuar mbi rrugë. Disa ishin me kokë të prera. Menjëherë pas shqetësimit të ngritur nga media për një gabim të NATO-s gjatë bombardimit afer një rruge për në Gjakovë, duke shkaktuar 20 viktima midis shqiptarëve, zëdhënësi i Pentagonit, Bejken, përgënjeshtroi duke thënë se pilotët amerikanë nuk do të qëllonin kurrë mbi civilët shqiptarë. Ai tha se Pentagoni dispononte pamje nga satelitët, sipas të cilave ushtarë serbë kishin zbritur nga autokolonat e tyre dhe kishin sulmuar në shenjë makinat një kolonë me zëtore, në të cilët ndodheshin shumë shqiptarë. Bejken tha se avionët kishin dalluar dy kolona, njëra me ushtarë serbë dhe tjetra me civilë shqiptarë. Ai shtoi se avionët kishin sulmuar kolonën ushtarake serbe duke goditur atë. Menjëherë pas goditjes, vijon Bejken, ushtarët serbë janë hakmarrë kundër shqiptarëve duke vrarë 18 dhe plagosur dhjetra të tjerë. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe shqiptarë me koka të prera. Ky është një ndër rastet që pason masakrën me koka të prera të Reçakut.

15 maj, paguhet më pak në doganë

MIRATOHEN TARIFAT DHE KODI DOGANOR: FAQE 12