. Policia e arreston në vendngjarje, në kampin e kosovarëve
Dogana denoncon mashtrimin
. Hyrje-dalje me maune ndihmash në Korçë
Socialistët: Nuk do lëkundemi
DJE MBLEDHJE E KRYESISË SË PSSH-së, APELL: TË GJITHË BASHKË PËR STABILITETIN E SHQIPËRISË
U bënë 30 ditë nga fillimi i bombardimeve të NATO-s për të thyer diktaturën barbare serbe në Europë. Por, po mbushen edhe po kaq ditë të dëshmit tërësor të strategjisë gjakatare të Millosheviçit për të vrarë, masakruar, boshatisur Kosovën dhe destabilizuar Shqipërinë përmes shpërthimit të një bombe humanitare.
Qeveria Shqiptare ka arritur tashmë të përballojë aspektet teknike të pritjes dhe trajtimit të vëllezërve tanë të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre në Kosovë, por edhe aspektet politike të krizës duke u bërë partner i NATO-s dhe faktor qendror i stabilitetit në rajon.
Partia Socialiste mbështet dhe inkurajon Qeverinë Shqiptare në punën e saj për përballimin e situatës dhe përshëndetur njëkohësisht edhe kontributin e të gjithë vendeve mike si dhe të familjeve mikpritëse shqiptare.
Kryesia e Partisë Socialiste vlerëson se qëndrueshmëria dhe stabiliteti në Shqipëri është faktor i rëndësishëm i zgjidhjes së krizës në Kosovë dhe sjelljes së paqes në rajonin tonë. Partia Socialiste, si parti e përgjegjshme e maxhorancës qeverisëse është garantuese kryesore i këtij stabiliteti.
Çdo përpjekje për lëkundje dhe polarizim brenda saj do të reflektonte menjëherë mbi procesin e përballimit të krizës.
Kryesia e PSSH-së diskutoi edhe për mbajtjen e Kongresit të Partisë Socialiste dhe vendosi të propozojë Komitetit të Përgjithshëm Drejtues mbajtjen e tij në varësi të përballimit të krizës sa më shpejtë që të krijohen kushtet.
Kryesia konsideron se Kongresi i Partisë është i vetmi organ statutor i cili do të zgjedhë kryetarin e Partisë. Në këtë kuadër nuk ka vend për çdo lloj iniciative tjetër jostatutore.
Apeli i vetëm i Kryesisë së PS është: Të jemi të gjithë bashkë për të ruajtur stabilitetin e Shqipërisë duke forcuar edhe më tej imazhin e shkëlqyer që krijoi Shqipëria përmes bujarisë madhështore.
BETOHEN TË MEDHENJTË: BOMBA MBI SLLOBODAN
Die në mbrëmje: Ngrihen 100 gjua[t]ës nga Aviano
AVIANO - Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur nga baza ajrore amerikane e Avianos rreth 100 avionë luftarakë.
Janë çuar në fluturim avionët “Awacs”, “C-130” për kontrollin me radar në lartësi të mëdha, EA-6B “Prowler” për luftën elektronike si dhe dhjetëra gjuajtës-bombardues F-15, F-16 dhe F-18. Edhe dje ngritjet janë përqendruar mes mbrëmjes së vonshme dhe orës 07:00 të mëngjesit. Ndërsa gjatë paradite saktiviteti në Aviano ka pësuar një ngadalësim.
Në foto: Presidenti amerikan Bill Klinton duke firmosur mbi platformën e NATO-s (REUTERS)
Në foto: Kryeministri britanik Toni Bler duke firmosur mbi platformën e NATO-s (REUTERS)