Rikthimi i Nano-s, shqetësim në grupin parlamentar
EKSKLUZIVE. Rikthimi i Nano-s, shqetësim në grupin parlamentar. JA ÇFARË U THA DJE, ÇFARË THANË DEPUTETËT DHE ÇFARË THA NANO: FAQE 3
MBUSHET XHEPI I SHTETIT
Në Bruksel, 80 milionë dollarë për rimbursimin e buxhetit
Në Bruksel, shpejt Shqipëria “i preferuar tregtar”
Në Paris, Shqipëria të mos paguajë borxhe deri në 2000
BRUKSEL-PARIS- BE konfirmoi angazhimin e vet për t’i dhënë Shqipërisë 62 milionë EURO për rimbursimin e buxhetit të saj, me qëllim të përballuar nevojat të refugjatëve. Rishikimi i fundit i kornizës nga Parlamenti Evropian tregon mundësinë e ndihmës për një rrugë për lëvrimin e një shume prej 5 milionë EURO-s në drejtim të Ministrisë së Bujqësisë. Pjesëmarrësit mirëpritën synimet e Komisionit për të vazhduar sa më shpejt, në kuadër të programit rajonal, një propozim zyrtar për Shqipërinë si situatën e preferuar tregtare me ndihmë të fqinjit në mbarë me të ngushta ekonomike. Në kuadër të Parisit, kjo përfshin mbështetjen publike, pranosh shtrirjen e afatit të vendosur të Shqipërisë në formën e borxhit si të jashtëm për periudhën 2 prill deri më 21 mars 2000, njoftoi të martën ministria franceze e Financave. Franca “përshëndet këtë vendim” dhe mendon se kjo përpjekje duhet të vazhdojë edhe pas 31 marsit 2000, në qoftë se situata financiare e këtij vendi e justifikon këtë”. Në njoftimin zyrtar në një komunikatë, Ky vendim u mor në “përputhje me propozimin e inaugurimit nga ministri francez i Financave, Dominique Strauss-Kahn” që sugjeroi më 16 prill partnerëve të tij të Klubit të Parisit një moratorium për dy vjet mbi borxhin e Shqipërisë, shton ministria. Kjo masë ka për qëllim të ndihmojë Shqipërinë që t’ia kushtojë të gjitha burimet financiare të disponueshme përballimit të fluksit të qindra mijëra refugjatëve kosovarë. Borxhi i jashtëm i Shqipërisë është 900 milionë. Shqipëria ka fituar më 1998 një rishkallëzim të borxhit të saj të jashtëm, me 50% anulim.
Dje Meidani në Paris
MEIDANI TAKON SHIRAKË
ZHOSPE: KRYEMINISTRI FRANCEZ TE PREMTEN VIEN NË TIRANË
. Presidenti Shirak e Meidani dje para gazetarëve (REUTERS). MEIDANI TAKON SHIRAKË ZHOSPE: KRYEMINISTRI FRANCEZ TE PREMTEN VIEN NË TIRANË. FAQE 3
BE: urgjent asociimi
. Nisin procedurat për marrëveshjen e re të Shqipërisë me BE-në. BRUKSEL- Duke folur rreth vizionit të Komisionit Evropian, dje gjatë dialogut Shqipëri-BE, ku mori pjesë ministri Milo, lidhur me nivelin e marrëdhënieve Shqipëri-BE, komisioneri i lartë i çështjeve të jashtme të BE-së Hans Van Den Bruk tha se është tejet i kënaqur me kooperimin që Komisioni Evropian ka gjetur qeverinë shqiptare. Jemi gati të bashkëpunojmë ngushtë me ju, tha Van den Bruk, prandaj mendojmë se nënshkrimi i një marrëveshjeje asociimi, do ta përfshinte Shqipërinë në të gjitha fushat e kooperimit me BE. Van den Bruk tha se hapa zyrtarishte procesit të asociimit, shënon marrjen e hapave të shpejta dhe konkrete në këtë drejtim. Pjesëmarrësit mirëpritën synimet e Komisionit Evropian për të rishqyrtuar urgjentisht ngritjen marrëdhënieve kontraktuale mes BE-së dhe Shqipërisë drejt Marrëveshjes së Asociimit që kuadër të Bashkëpunimit Rajonal dhe kontributit të BE-së për realizimin e një Pakti Stabiliteti.
RREZOHET NJË APASH
Pentagoni nis hetimet për ngjarjen
. RREZOHET NJË APASH. Në foto: Një helikopter Apash në aeroportin e Rinasit (REUTERS). Asnjë rezultat për pilotët. Evakuohen brenda 12 minutash. Një ditë më vonë ata janë rikthyer në detyrë. FAQE 16
SHBA mobilizon 33 000 rezervistë
. WASHINGTON - Presidenti amerikan, Bill Clinton, autorizoi mobilizimin e më shumë se 33 000 rezervistëve për të mbështetur ndërhyrjen e forcave të NATO-s në konfliktin në Kosovë, njoftoi ai në një komunikatë për bërë publike nga Shtëpia e Bardhë. Sipas komunikatës, 2 000 nga këta 33 102 rezervistë do të mobilizohen “menjëherë”, për të marrë pjesë në operacionet për furnizimin e avionëve të angazhuar në goditjet ajrore të kryera nga NATO-ja kundër objektivave serbe në Jugosllavi.
Gjeneralët ftoh[më?] në hekura? Ushtrakët e NATO-s fillojnë trajnimin “civil” në Shqipëri. Një muaj me ushqim për 350000 vetë. Programi botëror i ushqimit, kontratë me 7 OJQ. Kujdes në liqenin e Shkodrës. Pas vendimit të NATO-s për embargon e karburantit.
opinion
Shqipëria si faktori i dorës së parë në stabilitetin e Ballkanit - nga Musa Ulqini
Jemi pak për tu ndarë - Nga Arben Malaj
Bilanci i luftës - nga Hamdi Jup[e?]
Ideja e shuar në: Deri dje hëngërët ju, sot ... do hamë ne - nga Neshat Tozaj
. Shqipëria si faktori i dorës së parë në stabilitetin e Ballkanit - nga Musa Ulqini. Jemi pak për tu ndarë - Nga Arben Malaj. Bilanci i luftës - nga Hamdi Jup[e?]. Ideja e shuar në: Deri dje hëngërët ju, sot ... do hamë ne - nga Neshat Tozaj
profili
. Intervista juaj. Dërgoni në redaksi me telefon, fax tre pyetje për deputetin apo ministrin që doni. Ata do ju përgjigjen.