. Dy ministrat inspektuan dje trupat e ushtrisë dhe policisë.
Italianët falin 60 milionë për ujët e Tiranës
. Bovilla mbetet siguria e madhe për kryeqytetin.
Kosovarët do mbeten pa u larë?
Detergjentët jashtë sportës së emergjencës
.
PO VRASIN KRIMINELËT
Kryengritje e shpejtë e krimit
Ditet e fundit, siç keni parë, ka një fluks të veprave kriminale dhe sidomos të krimit të rrezës, ndaj të cilit është shumë sensibël i gjithë opinioni ynë. Në Durrës, në Shkodër, në Kukës e në Tropojë, për të mos përmendur rrethe të tjera, ka një kapërcim të menjëhershëm të nivelit të kriminalitetit, nga një gjendje që u duk sikur ishte nën kontroll në një gjendje që tregon se al po del jashtë aftësisë së policinë e strukturave të ndryshme të saj për ta bërë zap.
Si shpjegohet kjo?
Në përgjigje për të dhënë një përgjigje, duhet të merren me ardhjen që në këtë të fundit të marsit të fluksit të dhjetëra mijëra vetëve të dëbuar nga Kosova, policia u vu si kurrë më parë në gjendje gatishmërie të lartë. Kontributi i saj ishte i domosdoshëm që shteti ynë dhe strukturat e tij ta përballonin gjendjen e pazakontë në të cilën u gjendën. Policia u vu përpara një prove të vështirë. Dhe doli se kur policia është në role e vet, krimi dhe kriminelët futen nëpër vrima.
Por me kalimin e ditëve është vënë re fenomeni që struktura të caktuara të policisë sikur u mësuan me gjendjen e re, duke neglizhuar edhe në detyrë, sepse i vlerësuan ditët e jashtëzakonshme që po kalonim si popull si vend, si ditë krejtësisht të zakonshme. Kjo, mendojmë, ishte baza e një farë shkujdesjeje që u vu re. Nga ana tjetër, sprapsja e kriminalitetit, në vend që të analizohej me përgjegjësi, në ndonjë rast u kuptua thjesht e vetëm si meritë e policisë.
Pra nuk duhet të shfaqet e kësaj ngjarjeje krye të kriminalitetit! I kërkojmë dhe duam t’i gjejmë brenda punës dhe angazhimit të strukturave të ndryshme të policisë. Këtu nuk është fjala për të bërë vlerësime meskine dhe as për të vënë nota se katastrofë në fjalë apo lks komisarët a shef punon a nuk punon mirë. Kjo nuk është punë gazetë, por e organeve të policisë nga qëndra në bazë.
Por një gjë duhet thënë me forcë: asnjëherë policia nuk ka qenë më e paaftë se sa sot në më pak e me taktikë. Asnjëherë ajo nuk ka qenë kaq e mbështetur dhe e motivuar, kur praktikisht asak te tëra rruge në të gjithë vendin mbulohen nga kontingjentet të trupave të NATO-s që prej ditësh gjenden në Shqipëri.
Të bëjë zap krimin, kjo është në kërkesë krejtësisht e ligjshme dhe qytetarë e shtrojnë në shkallë më të lartë se kurrë përpara policisë, puna e së cilës nuk mund të ndjehet pushim as ditën e as natën. Polici dhe kriminelë janë të papajtueshëm deri në vdekje. Është ky shkaku që ky sektor delikat kërkon profesionalizëm, ndershmëri e devocion të lartë, kualitete këto që për fat të keq shpesh mungojnë apo neglizhohen në veprimtarinë e saj.
Tetë të mëdhenjtë presin Slobon
. Arrin në panim një forum: Diskutim në Kosovë i pranisë ndërkombëtare efikase dhe të sigurisë.
Klinton: Të mos ndërpresim bombardimet
BON.- Presidenti amerikan, Bill Klinton, cilësoi marrëveshjen e të tetën vendëve të G8 për zgjidhjen në Kosovë si “hap i rëndësishëm përpara”, duke theksuar nevojën për të vazhduar fuqimisht goditjet e NATO-s kundër Jugosllavisë. “Marrëveshja e G8 është një hap i rëndësishëm përpara dhe kjo është inkurajuese”, deklaroi presidenti Klinton, gjatë një konference të përbashkët për shtypin me kancelarin Gerhard Shrëder në përfundim të bisedimeve në Bon. “Mendoj se po zhvillohet një proces real paqeje, por nuk do të kemi asnjë shans për të arritur një zgjidhje të kënaqshme, nëse nuk ruajmë unitetin dhe vendosmërinë brenda Aleancës”, shtoi ai. “Nuk besoj se procesi do të jetë i gjatë, por nuk duhet të dekurajohemi ose të shpafim padurim. Duhet të ruajmë strategjinë që kemi dhe të vazhdojmë fuqishëm goditjet ajrore dhe poaq fuqishëm çdo iniciativë diplomatike, që lejon të arrijmë kushtet e nevojshme për paqen në Kosovë”, deklaroi Klinton. “Mendoj se do të gjendemi në një zgjidhje të funksionoje”, tha Klinton.
Presidenti amerikan theksoi se në mbështetje e Kombeve të Bashkuara në formë e një rezolutë të Këshillit të Sigurimit, do të jetë “shumë dobishme nëse ajo mbështet një plan që funksionon, që lejon kthimin e refugjatëve në siguri të plotë dhe të autonominë e tyre, tërheqjen e forcave serbe dhe praninë e një force sigurie shumëkombëshe me NATO-n si bërthamë e fortë”. Ai gjykoi se nëse Rusia është dakord për këtë pika në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, “Kina do të bëjë të njëjtën gjë”.
Deri tani Kina është treguar shumë kritike ndaj goditjeve të NATO-s kundër Jugosllavisë. Shrëder e quajti marrëveshjen e G8 si “progres thelbësor”. Por, ai theksoi gjithashtu, si dhe Klinton, se në këtë stad nuk ka “asnjë arsye për një ndryshim në strategjinë e NATO-s sidomos kur kjo strategji duket se funksionon, e kam fjalën si për elementin ushtarak dhe për atë politik me iniciativat që po merren”.
Presidenti Klinton në një takim dje me refugjatë kosovarë në Gjermani (REUTERS)
Nuk do bëjmë gjyq për mandatet e PD
. Flet Skender Gjinushi.
Kisha po rron brenda tragjedisë
. Flet kryepiskopi Anastas.
Akuzat ndaj qeverisë, efekt i mbylljes së rubinetave të përfitimeve